GJURMËT TË ÇOJNË NË...SIGURIM- (Don Ejëll Kovaçi)

FRITZ RADOVANI
GJURMËT TË ÇOJNË NË...SIGURIM
DON EJËLL KOVAÇI
(5 Prill 1920 – 10 Dhetor 1958)

“Një Zambakut të Bardhë...që sigurimi komunist...shtypi me thundra!”

Ja kushton Autori.
Melbourne, Nandor 2010.
KOHA KALON...

Nuk e kuptonim thanjen se, “Koha kalon e me te kalojmë edhe na...”, mbasi na dukej se hagrepët e sahatit kishin mbetë në një vend, të dy kishin ra tek nr. 6...Mbasi njerzit çoheshin në mengjez në oren 02.00 dhe vraponin me shishe në dorë në rradhat e qumështit, dhe vetëm atëherë, kur vlohej kilja e qumështit, na dukej se u krye detyra e madhe me fëmijë ...po kur vinte dreka prap hapej kapitulli i pafund i telasheve të darkës ...Monotonia na kishte pushtue të gjithve, mendja vetem rrinte tek grazhdi, si kafshve...se, secili mendonte vetëm “çka do të hamë..!?” Ecjet, shkuemjet në punë e kthimi në shtëpi, na kishin kthye në kenje të kota dhe të pakuptueshme, tue persëritë të njajten thanje me ata që përshëndeteshim sa herë na qitte rruga përballë njenitjetrit. Edhe pse kishte rasë që një fëtyrë për disa kohë zhdukej, as kjo nuk na binte në sy, aqsa, shpeshë mund të na e kujtonte “mungesen” vetëm ndonjë leter me shirita të zezë që vendosej ndër shtylla të rrugave kryesore apo të kryqzimeve të tyne... E, mbyllej fleta e asaj kohë, vetem tue kujtue ato buzqeshje apo shikime të ambla të mjesit apo të drekës, që sa vinin e na zhdukeshin me kohen pa lanë asnjë mbresë kujtimesh në trunin tonë të moçatun e të përçudnuem nga telashet e jetës... Fusha e Çelës u kishte mbetë shkodranve vetëm sa me u kujtue se kush asht tue vazhdue me kenë gjallë...Aty merreshin vesh edhe fejesat apo martesat, lindjet e vdekjet, ndonjë e re në veshje e shpesh, kah e vona ndihej nën za, se, “këto ditë” asht arrestue filani ase do të dalë në gjyq një grup rrezikzezësh...nga të cilët, njeni apo tjetri edhe mund të pushkatohen ...madje, gjyqi do ti bahej në teatrin e jezuitve e ma vonë u vazhdue në kinema “Republika” të qytetit...Unë ishe fëmijë kur një natë u dogj kinema “Rozafat”, ku kujtimet e atyne ma të moshuemve ishin të pafund për virrmat e prokurorve komunistë të viteve 1945 – 46, dhe për grupet e “shoqeve” partizane që brohorisnin nga lozhet e tyne me gjithë forcen e zanit “plumbin ballit” apo, për të burgosunit që delnin të lidhun përdore e pështyheshin në fëtyrë nga shumë vetë që asnjëherë nuk janë harrue turinjtë e tyne të mbledhun për me i hjedhë sa ma shumë pështymë ndonjë kleriku apo deputeti të lidhun me pranga dhe të vumë në rreshtin e Atyne Burrave, që kalonin tue ecë para Kafes së Madhe, e që mbas pak ditësh... do të shihej i rrëzuem përdhe ngjitë me murin e Vorreve të Rrëmajit... Ishin të gjithë Ata që mendoheshin nga partia komuniste si “armiqë të Popullit, kriminelë apo njerëz të malit” dhe, mbasi ishin grumbullue edhe “informatat dhe faktet” ndër “dosjet” e fryme me qindra faqe nga spijunët e sigurimit të shtetit komunist, tashti po i bahej e ditun edhe Popullit “veprimtaria e tyne armiqsore...” të cilën do ta paguejnë shtrenjtë. Deri në vitin 1950 pothuej ishin fshi nga faqja e dheut të gjithë ata që u mendonin si “armiq të betuar të pushtetit popullor”, tue fillue me qeveritarët e vjetër apo klerikët e “pabindur” të të gjitha besimeve të Popullit Shqiptar, fillue me Katolik, Bektashijë, Ortodoks e Muslimanë e deri tek diversantët që sillte Përendimi me i vra me doren e sigurimit komunist të Enver Hoxhës, i cili çdo minut rriste “vigjilencen” e tij, të kolltukut personal, partisë dhe shtetit, që rjepte përditë e përnatë... Në Malet e Veriut, mbas ardhjes së njëfarë krimineli të quejtun Ndreko Rino dhe të një gjaksori Xhemal Selimi, të pasuem nga qindra të tjerë halabakë nga malet e Mallakastres apo kënetat e Myzeqesë dhe të Vlonës, kuadrue ndër brigadat e ndjekjes, posa u prishën mardhanjet “miqësore” mes dy partive tona komuniste “nënë e bijë” të druzhe Titos dhe Enver Hoxhës, aty nga viti 1948 pothuej, u shue fare rezistenca e tyne antikomuniste, mbasi UDB – ja jugosllave me politiken e saj të njohtun të tradhëtisë arriti me vra shumë nga drejtuesit shqiptarë ndër male tue fillue nga Gjelosh Luli, Gjergj Vata etj. Ndërsa, në Mirditë e Pukë, ajo ka vazhdue deri në vitin 1954...kur, terroristi Mehmet Shehu zhvilloi aksionet e tij të shfarosjes së disa fshatrave që edhe i zhbini tue i qitë fare sa fise të pafajshme të Mirditës bashkë me trojet ku Ata jetonin në vorfni... Shifrat vazhdojnë me kenë të pabesueshme dhe të cungueme mbasi ato shifra që janë në statistikat e pasakta e që shpallen edhe nga Shoqata e të Persekutuemve politik të Tiranës, të gjithë papërjashtim vazhdojnë me shkrue po me ato “shifra” false, të cilat i dikton e thotë nën za edhe tashti “sufleri” i ministrisë së mbrendshme të qeverisë “demokratike”! Në fakt terrori i ushtruem nga partia komuniste shqiptare ndaj Popullit Shqiptar, i filluem që në vitët e luftës nacional – çlirimtare në krahinat e Shqipnisë Jugut, nën masken e luftës kundër Legalitetit dhe Ballit Kombëtar, i filluem që në Vlonë me Atdhetarët Lepenica, tue u përsëritë në të gjitha qytetet dhe fshatrat ku venin kambë “çlirimtarët” e vendit, kur merrnin vesh se gjermanët janë largue dhe i pasuem në Veri me terrorin kundër Maleve të Veriut, gjithmonë të panënshtrueme ndaj politikës shoveniste serbe apo jugosllave, ku një rol shumë të rendsishëm në formimin e Tyne Atdhetarë ka luejt Kleri Katolik Shqiptar, ka tregue fëtyren e vërtetë të komunistëve tonë të shitun tek jugosllavët me në krye xhelatin anadollak Enver Hoxha, të pasuem me masakren e Tivarit kundër vëllazenve kosovarë nga bedeli i serbëve Ramiz Alia. Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Rahman Perdhaku, Gjin Marku, Tuk Jakova, Qazim Kapisyzi, Sheuqet Peçi, Aranit Çela, etj. kriminela vijnë në qytetin e Shkodres, dhe “konfirmojnë” spaletat e tyne të gjeneralëve me veprat ma terroriste që ushtrojnë kundër Popullsisë së Veriut, tue dhanë kështu provat e tyne me brigadat e ndjekjes që nuk lanë gja pa ba, vetëm me sigurue partinë komuniste dhe “druzhe” Titon, për qendrimin e tyne kundër kujtdo që guxon me çue krye kundër pushtimit jugosllav të cilit, i shërbenin atëherë e sot komunistët shqiptarë. Shkodra aso kohe kishte katër sahata të vendosun në kompanjela të Kishave të qytetit, por me siguri tingujt e rrahjeve të çakiçave të tyne, vinin tue iu prishë nervat atyne që i shikonin nga poshtë ku ishin ata vetë me formimin shpirtnuer e kulturorë, kështu nuk do të vonojë dhe qyteti i lashtë Verior, edhe ai do të ecin si gjithë Populli Shqiptar paditë sesa asht ora nga mjesi e deri në darkë kur errej natë... Shpesh herë kishte rasë kur ndihej trokitje e ndonjë dere që shpërthehej nga sigurimi i shtetit, që mbasi prangonin ndonjë njeri fatzi, vazhdonin me kontrollet e tyne të pafund... e, vetëm ditën e nesërme në mengjez heret kur fillonin me u rreshtue njerëzit ndër rradhat e bukës apo të qumështit, merrej vesht nga gjithë ajo lagje se kush u përfshi në listën e pafund të “reaksionarëve” që, ma vonë do t’ iu vente emni marksist – leninst nga vetë Enver Hoxha “lufta e kllasave”. Kujtoj një rasë shumë prekës... Në darkë kur mërrita tek dera e oborrit përshndeta “natën e mirë” një vajzë e një djalë, motër e vëlla...i vëllai ishte shumë i ri...Ditën e nesërme posa u këtheva në drekë në shtëpi, Nana më tregoi se kishte ndigjue që në mengjez herët pa dalë drita..., se kishin interrnue familjen e Gj D, e cila mbeti sa vite ndër ferma e këneta nga Shqipnia e Jugut... Edhe sot vazhdoj me pasë dhimbje për shkatrrimin pa asnjë shkak të jetës dhe t’ardhmes së atij djali model në gjithë lagjen...e besoj se edhe sot që Nikolin Destanishta, asht në moshë të thyeme, këte përshtypje i ka lanë të gjithë atyne përsonave që e kanë njohtë qyshë fëmijë... Gjithë jeta i kaloi ndër punë të randa e të rëndomta se Baba i tij Gjoni, njihej si një nga Burrat Trima e Atdhetarë që kishte marrë malet për Liri... Po sa, nga këta episode kishte vazhdimisht në Shkodër?


KALUEN 5 VJET TERROR KOMUNIST...



Deri në vitin 1951 edhe Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani, gja që do të sillte si pasojë edhe shkëputjen shpirtnore nga Europa, mbasi Kisha Katolike Shqiptare ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Mardhanjet me Anglinë e Shtetet e Bashkueme ishin ndërpre që në 1946. Italia dhe Franca ishin ma shumë të lidhuna me interesat e komunistëve sesa me prirjen që të ruenin lidhjet tona me Europën Përendimore, aqsa fëtyrën e vërtetë të tyne e kanë tregue në vitin 1961 – 62, kur Shqipnia u prish me Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1950, Kleri Katolik Shqiptar asht i vetmi në Shqipni që ka kundërshtue Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e Enver Hoxhës, simbas udhzimeve të qeverisë sovjetike të drejtueme nga diktatori Stalin. Besimet tjera janë pajtue me Statutet e tyne që i afronin edhe ma shumë me Lindjen. Nga Kisha Orthodokse Shqiptare, ishte i vetmi Peshkopi Kristofor Kissi, që kundërshtoi humbjen e Pavarsisë së Kishës Orthodokse, të shpallun nga Peshkopi Fan S. Noli, prandej, për këte Peshkopi Kissi, u pushkatue mbasi Ai nuk ishte dakord që Shqipnia me u shkëputë përfundimisht nga Europa. Por, duhet theksue se Peshkopi Kissi ishte shumë ma afer me Kishen Katolike Shqiptare se me Kishen Orthodokse Sllave Ruse dhe, pikërisht, ky fakt asht ai që Peshkopin Kissi e çoi në plumb! Burimet e sigurta për ngjarjet e atyne viteve koha pothuej i mori me vete. Deri vonë unë kam njohtë pak nga ata që ishin pjestarë vetë në zhvillimin e tyne, mbasi rrethi ishte shumë i kufizuem nga vetë Kleri Katolik, i cili kishte vue kusht për diskutimin e Projekt Statutit të Kishës Katolike, mos lejimin e pjesmarrësve që nuk ishin klerikë, tue u përjashtue kështu edhe ata që ishin xhakoj të njohtun e që kishin krye edhe vitet e katerta të seminareve të fretenve apo jezuitëve, por nuk ishin shugurue nga ndërpremja e mbylljes së seminareve në vitin 1946, nga vendimet arbitrare të marruna prej qeverisë komuniste. I vetmi laik që ka kenë pjesmarrës në dy mbledhjet e para të zhvillueme në fund të vitit 1949 dhe në fillimin e vitit 1950, i kerkuem nga vetë kleri për me ba të kjarta nenet e Projektit nga ana judike asht kenë Dr. Avokat Emid Tedeschini, i cili, ka kenë edhe mik i ngushtë i Don Kolec Prennushit, që ishte i ngarkuem nga vetë kleri për shqyrtimin nen për nen të atyne problemeve dogmatike, që për asnjë arësye nuk duhet ti binin ndesh direkt as indirekt asnjënit prej ligjve të Kishës Katolike. Mbledhjet janë zhvillue në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres, tue u zbatue me shumë rigorozitet rregullat e parashikueme nga kleri, të cilin aso kohe e drejtonte Ipeshkvi i Pultit, i vetmi i mbetun në Shqipni mbas zhdukjes së Prelatve të tjerë, tue përfshi me ta edhe Regjentin e Delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Frano Gjinin, ish Abat i Mirditës, pushkatue me 11 Mars 1948. Sherbimet e Famullitarit të Shkodres i kryente Don Ernesto Çoba. Nga Dr. Tedeschini di pak gjana, mbasi mbas vdekjes së Don Kolecit me 2 korrik 1950, as avokati nuk ka marrë pjesë ma në ato pak mbledhje që janë ba deri në vitin 1951, kur asht firmue Statuti. Se çka asht ba deri me 2 korrik 1950, dinte nga vetë goja e Don Kolecit, miku i Tij, Prof. Gasper Ugashi, që fatkeqsisht edhe Ky vdiq në vitin 1985 tue mos mujtë me lanë të shkruem asnjë rresht nga frika e kontrollit që mund ti bahej nga sigurimi i shtetit, prej lidhjes së Tij martesore me familjen e Pjetër Prennushit, që ishte edhe baba i Don Kolecit. Ndërsa, mbas vitit 1995, ma i sakti që kam bisedue me Te, asht kenë një nga protagonistët kryesor të atyne ngjarjeve At Konrrad Gjolaj OFM., që jo vetëm ka kenë prezent në dy mbledhjet e para deri në korrikun e 1950, po, edhe dinte edhe ngjarjet pasuese me imtësi e saktësi, të cilat Ai i ka shkrue në librin e Tij “Çinarët”, por, edhe ishte pikërisht një nga Ata pak klerikë të nderuem që nuk ka pranue me vue firmen e Tij në atë dokument që të tjerët kanë aprovue me 26 qershor 1951. Tjerë përsona që kanë shkrue e vazhdojnë me shkrue edhe sot, tue mos pasë kenë fare prezent në zhvillimin e atyne ngjarjeve, shpesh tue i transformue e pse jo, edhe tue i deformue me ndonjë qellim jo të mirë, ka me ardhë ajo kohë që ashtu si ka ardhë koha sot e paparaandrrueme kurr nga të gjithë komunistat e spijunët e sigurimit, që për 50 vjet as nuk e kanë mendue ndonjëherë se unë do të shoh në vitin 1998 “dosjen” e Babës tem, Kol Radovanit, i vdekun nga bombardimi i Tiranës në vitin 1943 dhe, që sigurimi komunist vazhdonte me plotsue të dhana për Te, deri në vitin 1981, me ngjarje e “shpifje” të cilat, i vlenin sigurimit për me zhvillue “luftën e kllasave” me trashigimtarët e Tij edhe mbas 35 vjetësh që, Ai vetë nuk jetonte ma. E, kështu, si mue mos harroni se i ka ngja shumë e shumë përsonave, tue përfshi edhe Ata Atdhetarë të Nderuem, për të cilët kanë shkrue spijunët e sigurimit, pseudoshkrimtarët servil, Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci e deri tek spijuni ordiner i sherbimeve komunale të Shkodres, “shkrimtari” Gjon Jaku... një nga analfabetët imoral që asht marrë me “projektin e shpifjeve” që i janë ba Martirit Kishës Katolike Don Dedë Malaj, të cilin, Çesk Shoshi, Asim Halili, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Ali Halili, Mark Dodani, Faik Kapllani, instruktori i partisë Luigj Shala me Hoxhen e Kuçit dhe Don Nikoll Troshanin... në vitin 1959 e çuen në pushkatim... At Gjolaj, françeskan i njohtun në Shkoder, me një kujtesë për t’u admirue shpjegonte me fakte zhvillimin dramatik të atyne ngjarjeve të vitëve 1950 që, ma vonë u bane shkak pushkatimi të klerikve që nuk ishin dakord me nënshkrimin e Statuti të paraqitun nga qeveria. Asht fakt se Don Kolec Prennushi nuk iu frigue vdekjes nga komunistët. Për këte fakt në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj, i pranishëm vetëm ndër dy mbledhjet e para të bame në Argjipeshkvinë e Shkodres, shkruen në faqe 125: “Don Koleci tha: Këta do të na kërcënojnë se do të mbyllim Kishat tueja, në kjoftë se nuk e aprovoni këte Projekt Statut, kështu si asht këtu. Ky Projekt nuk duhet aprovue prej nesh, se edhe mbas aprovimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i sigurt se do t’ na thonë se, do t’ ju vrasim, por asht ma mirë me e ba shka kanë ndër mend sot, se ma vonë. Le të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, se me firmue dhe, nesër, prap kanë me na mbytë, por na do të vdesim me faqe të zezë. E, nuk duhet me harrue se me këta, na jemi hupë se hupë. Komunistat kështu kanë ba ku kanë marrë pushtetin, në Rusi, Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që po i njohim se kush janë. Këta janë gjithkund njësoj..! Unë do të qendroj në këta mendime, fjalë tjetër s’ kam! …Zgjedhja e ipeshkvijve nga qeveria, asht shkatrrim i Kishës.” Ndërsa, për ata që shkruejnë pa baza për atë kohë dhe ngjarjet e atyne vitëve At Konrradi, thonte: “Shkruejn për Statutin e Kishës, ashtu si për Pjerin Kçirën, që gjoja ka kerkue prift, si me pas kenë aty me te, kur, asnjeni nga ata që shkruejn për këte punë jo, vetëm, nuk janë kenë të arrestuem në hetuesi me Pjerinin, po, njeni prej tyne aso kohe as nuk ka kenë fare në burg…”. Çeshtja thëmelore mbi të cilën bazohej ky kundërshtim i “Projekt Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik Shqiptar ishte siç, më ka shpjegue At Konrradi, nga argumentët e paraqituna prej Don Kolec Prennushit, se: “Kisha Katolike nuk mund të jetë kurr nacionale, ndonse, Ajo nuk asht kundër nacionalizmit. Ajo s’ pranon asnjëherë identifikimin e Fesë me Kombin. Në pamjen e tyne kristjane dhe teologjike ky identifikim asht i papranueshem dhe jashta kohe, sëpse, Feja do të shndrrohej në ideologji, që nuk asht tjetër veçse tjetërsim i Dogmave të Vërteta të Kishës sonë Katolike dhe Apostolike, Dogma të cilat, asnjëherë nuk janë kundër dashnisë që besimtarët Shqiptarë kanë për nacionalen e tyne.”.
Qendrimi i Tij u mbështet edhe nga Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi dhe At Konrrad Gjolaj, të cilët, me 26 qershor 1951, kur të gjithë Klerikët tjerë shkuen e nënshkruen Statutin e Kishës Katolike Shqiptare, emnat e nderuem të tre klerikve të sipërpërmendun nuk shkuen fare në mbledhje dhe, as ma vonë nuk pranuen me e nënshkrue atë Statut...
Në faqe 127, At Gjolaj shenon: “Fjala e Don Dedë Malaj ra si të binte rrfeja, kur nguli kambë që as mos të pranojmë me diskutue ma për shkëputje me Papën dhe emnime ipeshkvijsh nga Qeveria e Tiranës. Po të pranojmë këte, tha Don Deda, na kemi mbarue si mos ma keq. Kush mendon ndryshej le të flasë... Don Zef Bici, kërkoi që të mendojmë me gjetë një rrugë të mesme, pa i ra ndesh Qeverisë, mbasi rrezikojmë shumë. Don Ndoc Sahatçija shtoi se dyshon se çeshtja e Ipeshkvijve nuk duhet të jetë kërkue prej Shtetit, si e tha Don Koleci. Don Koleci, përsëriti leximin e tekstit, tue i ba të kjartë Don Ndocit se ti e kupton mirë, po kërkon me i dhanë rrugë tjetër diskutimit. Ndërhyni Don Jakë Gazulli, i cili mbështeti Don Kolecin, por i tha Don Ndocit dishka, që ky nuk e çili ma gojën. Në sa flitej, At Rrok Vata mbante shënime. Më bani përshtypje ky veprim, dhe i kërkova Imzot Shllakut nëse e ka ngarkue Ai, apo qeveria At Rrokun me mbajtë shenime shka flitët? Imzot Bernardini e shikoi rrebtë, dhe e urdhnoi mos me vazhdue. ....U përpilue një leter në katër kopje, e u firmue prej të gjithve: “Na nuk aprovojmë as Projekt as Statut, ku shkëputemi prej Vatikanit dhe ku shkelen Dogmat e Fesë dhe të Kishës Katolike.” Kjo iu drejtue Degës së Punëve të Mbrendshme Shkoder, Kryeministrisë Tiranë, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, dhe një Argjipeshkvija Shkoder. U ngarkuen me dorzue letrat: Don Zef Bici, At Filip Mazrreku, Don Mark Dushi dhe At Rrok Gurashi. Pritej përgjigja e kësaj letre që nuk erdhi asnjëherë.” Ma vonë më ka tregue At Konrradi edhe fjalët që Don Jaku i kishte thanë Don Ndoc Sahatçisë, ditën e fundit në mbledhje: “More Ndoc Sahatçija, që nuk je prift e kam ditë me kohë, po, sot po bindem se ti nuk je as katolik...” dhe, qeshej kur e kujtonte thanjen e Tij... Në vitin 1952 arratiset nga Shqipnia Don Zef Oroshi... Ikja e Tij jashta kufinit s’ kje e lehtë as edhe e shpejtë. Në vitin 1968 kur u zhvillue gjyqi i grupit të klerikve të Tiranës, Don Mark Hasi nuk pranoi se ka kenë spijun i sigurimit të shtetit dhe as i ndonjë shteti fqinjë, por me shumë zemrim zbuloi para gjyqit publik që po zhvillohej në Kishën e Motrave Stigmatine të quejtun aso kohe klubi “Rinia”, se, kur, sigurimi kerkoi me arrestue Don Zef Oroshin pa dalë në Jugosllavi, vuni në ndjekje të tij edhe dy klerikë të Tiranës, Don Zef Bicin e Don Mark Dushin, që nën petkun e tyne të klerikut, terroristi Mehmet Shehu, një nga fanatikët ma anadollakë komunistë kishte mendue me zbulue nga populli i atyne krahinave ku ishte i mëshefun dhe i strehuem Don Zef Oroshi. Vuna në dukje këte fakt që kam ndigjue me veshtë e mij mbasi sot në Arkivin e Shtetit në Tiranë, mund të lexohen pavështirësi edhe dy letra që Don Zef Bici dhe Don Mark Dushi, i drejtojnë në vitët 1952 – 54 Ministrisë së Mbrendshme për “bashkpunim” me ata organe. Këta fakte nuk duhen mëshefë, mbasi këto vepra u kryen kur asnjeni as tjetri nuk dinte çka asht hetuesia apo qelitë e sigurimit të shtetit, madje, ishte ajo kohë kur njeni edhe tjetri as nuk merrshin me mend se sigurimi i shtetit, ka me i shtryllë mirë e mirë si limonat e, mandej, ka me i ngja ashtu si shumë spijunve tjerë, që njëditë në mengjez heret...u ndodhën para plutoneve të pushkatimit, pranë gropave të viktimave të veta si spijuni Pjerin Kçira. Po, përsërisë edhe njëherë, se nuk jam aspak dakord me vue në kandarin e këtyne përsonave “asnjë” nga ata që kanë ba kjoftë edhe tri ditë hetime në sigurimin komunist, ku, njerzit kanë mërritë me pranue akuza të paimagjinueshme prej nesh që, nuk e kemi provue dajakun apo torturen deri në shpërbamjen e plotë si “njeri”, mbasi nuk duhet harrue se mbrenda rrobave të një oficeri të sigurimit ishte e ndryeme: Urrejtja klasore, urrejtja fetare, urrejtja krahinore, smira e kulturës, smira e edukatës familjare, ishte inferioriteti i njohtun i çobanit të dhenve ndaj një profesori apo kleriku universitar, ishte padija shekullore e një fshatari lab përballë një profesori deputet që edhe kishte luftue kundër fashizmit me pushkë në dorë, siç ishte i Ndjeri Prof. Kolë Prela apo Prof. Prenkë Kaçinari e Arshi Pipa...që vinin me një bagazhë kulture nga universitetet ma të njohtuna të Europës Përendimore... Ishte një “gjeneral” injorant si Enver Hoxha, që donte me zhdukë të gjithë oficerat që kishin mbarue Akademitë ushtarake ndër vende të njohtuna t’Europës por, që duheshin pushkatue se nuk u bane spijunët e tij...E, mos harroni se edhe kishte nga ata oficerë sigurimi që arrestonin një qytetar shkodranë, për me shkue në darkë dhe me i plaçkitë kostumin që kishte pasë të veshun paradreke apo butonat e arit, kur spijuni po i priste fletë – arrestin, siç kanë veprue vagabondët e sigurimit me të ndjerin Kolë Kurti, një të djelë të zezë tek Kafja e Madhe në Shkoder. Nuk po hyjmë fare ndër qellimet imorale të spijunve ordinerë apo tek shpifjet që i baheshin djalit një tregtarit, që për me e “shpetue” nga burgu duhej të jepte familja e viktimës një pagesë të majme, e kjo pagesë deri nga vitët 1952 – 54 shpesh ishte edhe me monella ari, apo dhurata me diamante e brilante të grave fatzeza që kerkonin me shpetue burrat apo djelmët e tyne nga thonjtë e këtyne bishave të pyllit... Bana një shkëputje, mbasi për fatin e keq këta njerëz u ndodhën edhe në gjiun e klerit katolik, të cilët, u ndanë si shapi nga sheqeri me rastin e diskutimit të Projektit të Statutit, dhe përfundimisht mbetën në ata pozita deri në vdekjen e tyne...Siç, thonte At Gjolaj: “Kush u thye u thye po, nuk u përkul, ndërsa, kush u përkul e pagoi ma shtrejtë se ai që u thye, mbasi vërtetë vonuen me e pague përkuljen...por, kur e paguen shkuene me krye si Ata që u thyen, po, këta shkuen me faqe të zezë...” Do të shpjegoj një fakt me të cilin u njohta në vitin 1996. Në vitin 1996 At Gjergj Vata, tashti i shuguruem në vitin 1955, më ka thirrë në kuvendin e jezuitve në Shkoder dhe, më tha: “Vërej, se, je në dijeni për nënshkrimin e Statutit të Kishës në vitin 1951, ke ba disa shkrime dhe gjithnjë len çeshtjet pa i shpjegue deri në fund... këte e ban se nuk i di ngjarjet plotësisht apo do mos me tregue si janë kenë?” Unë e dijshe me kohë qendrimin e klerikve të Tiranës, mbasi ata e kanë tregue këte qyshë në mbledhjet kur ishte gjallë Don Koleci, dhe në një rasë Ai kishte pasë mosmarrveshje të fortë me Don Zef Bicin, i cili, i ka thanë: “Ti Don Kolec, do që të mos nënshkruhet Statuti, për këte as nuk do me lanë me folë ata, që ndoshta mendojnë me e firmue!” Aty për aty Don Koleci, i asht përgjigjë: “Don Zef të njoh mirë, ti me veprat tueja je një gjarpen në gjiun e Klerit Katolik Shqiptar!”... dhe, për mos me vazhdue debati ka ndërhy Imzot Bernardin Shllaku dhe mbledhja asht mbyllë për me u vazhdue mbas disa ditësh, por mbledhja nuk asht ba as mbas disa ditësh sëpse Don Koleci, që ishte i ngarkuem për me studjue dhe me analizue nga ana teologjike Projekt Statutin, me 2 korrik 1950 vdiq papritmas nga zemra... Këte ngjarje aty nga viti 1958 ma ka konfirmue edhe dr. avokat Emid Tedeschini, i cili merrte pjesë deri atëherë. Edhe Dr. Tedeschini pranonte se protagonistët kryesor të nënshkrimit të Statutit ishin Don Zef Bici, Don Mark Dushi, At Rrok Gurashi, At David Pici, Don Ndoc Sahatçija, e ndonjë tjetër, të cilët, kishin pregatitë një leter pak kohë mbas vdekjes së Don Kolec Prennushit në korrikun e 1950 dhe, i kerkonin qeverisë komuniste që të organizonte një mbledhje sa ma parë, mbasi “tashti”... kleri asht gati me nënshkrue Statutin. Në atë kohë Avokat Tedeschini asht shkëputë përfundimisht nga kjo çeshtje, mbasi nuk donte me kenë në rrjedhen e papelqyeshme prej Tij, të ngjarjeve që parashikonte se po ngjasin në lidhje me klerin. At Gjergj Vata tregoi sesi e kishin thirrë një grup klerikësh në qelen e Tiranës, ku administronte Don Zef Bici kur ishte xhakue jezuit dhe ndodhej në Tiranë bashkë me Pjeter Topallin, në veren e vitit 1950. Aty ishin edhe Don Ndoc Sahatçija, At Rrok Gurashi, Don Mark Dushi dhe At David Pici, të cilët kerkonin prej Gjergjit me përfaqsue klerikët jezuit që pothuej nuk kishin mbetë asnjë, mbasi pak ishin ndër burgje me At Mëshkallën, ndërsa italianët ishin dëbue nga Shqipnia prej qeverisë komuniste kur mbyllën edhe seminarin e tyne me 6 mars 1946, dy ditë mbas pushkatimit At Giovani Faustit e At Daniel Dajanit jezuitë, dhe xhakonit Mark Çuni, tue lidhë me grupin e Tyne edhe At Gjon Shllakun OFM. frat, si organizator i Grupit Antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, të cilët u ekzekutuen me datën 4 Mars 1946, në Zallin e Kirit. Gjergji, tue mos kenë i shuguruem prift aso kohe nuk ka pranue me nënshkrue atë leter të pregatitun prej tyne. Gjergji këte pretekst e ngriti se nuk donte as Ai vetë që të nënshkruhej Statuti i pregatitun nga shteti . Sigurisht, ky qendrim At Gjergj Vatës i ka kushtue shumë shtrenjtë, mbasi ka kalue tri herë arrestime e hetuesi të vështira dhe asht lirue herën e fundit në vitin 1987 ndër të fundit klerikë. At Gjergji, lidhi me ngjarjet e Tiranës edhe pasojat që patne At Marin Sirdani, i cili, u arrestue në mars të 1950, sepse edhe At Marini, nuk ishte dakord me nënshkrimin e Statutit. Nuk duhet harrue se ishte edhe vëlla me Don Aleksander Sirdanin, dijetari i madh që sigurimi e mbyti në gropat e zeza të hetuesisë së Koplikut në vitin 1948... At Gaspër Suma arrestohet në prill të vitit 1950, dhe vdes në tortura. At Viktor Volaj, At Ferdinand Pali dhe Don Zef Gila, interrnohen në Tepelenë në maji të vitit 1950, mbasi paraqesin mendimet e veta në kundërshtim me disa nga nenet e Statutit, i cili, bie ndesh kryesisht në lidhje me zgjedhjen e ipeshkvijve, që simbas Statutit mendohej zgjedhja e tyne nga shteti shqiptar. Don Zef Gila, ishte një nga klerikët e veçuem për natyren dhe prirjen letrare të Tij nga Don Koleci, aqsa kur vinte për mbledhje në Shkoder, edhe Don Zefi vinte dhe “flente” në shtëpinë tonë, me Don Kolecin.., e vuna ndër thojza fjalën “flente”, se shpesh i xente ora 02.00 e mengjezit tue diskutue njeni me tjetrin çeshtjet e pafund të Statutit...
Me At Gjergjin u hap edhe biseda e arrestimit Don Ndre Lufit.
Në të paktit klerikë që ka ardhë me u pjekë për vdekjen e Don Kolecit, (mbasi pjesa ma e madhe kishin frikë me ardhë tue përjashtue Imzot Errnesto Çoben, që nuk asht shkëputë kurr nga familja ynë) ishte edhe Don Ndre Lufi...për të cilin mbas pak ditësh morëm vesht se ishte arrestue. Prift trim, por edhe i vendosun në fjalët e veprat e veta aqsa, kur ishte thirrë nga sigurimi mbas “padisë” bame nga Don Prekë Nikçi, Ky vazhdoi me qendrue në vendimin e vet. Arrestohet në gusht 1950 dhe mbasi kalon në duertë e Dul Rrjollit e Nevzat Haznedarit, dënohet 20 vjet burg... Bani 10 vjet, të cilat, i kaloi në kampet e shfarosjes dhe në burgun famkeq të Burrelit, ku Ai ka lanë respekt të veçantë si klerik që nuk asht përkulë asnjëherë përballë bishave të sigurimit komunist. Me datën 31 korrik 1951, “....u shpall nga Qeveria e Tiranës në gazetat kryesore se, Kleri Katolik ka aprovue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” të cilin, e ka aprovue edhe Kuvendi Popullor.... Në librin “Çinarët”, At Gjolaj shkruen: “Desht me më ra pika kur doli njëditë në gazetë, se u aprovue Statuti i Kishës Katolike Shqiptare. Në të vërtetë Qeveria bani lëshime të mëdha po, as unë, as Don Deda, nuk kishim besim tek ajo Qeveri, prandej edhe nuk e firmueme asnjeni. Nuk e kishte firmue as Don Ejëll Kovaçi...” (fq. 127)


VITËT PO ECNIN SI DONIN “ATA” ..!


Asht ba shprehi në të folun dhe në të shkrueme tek disa edhe sot se: “Kleri Katolik apo inteligjenca katolike me të vërtetë ka vuejtë nga pushteti komunist i Enver Hoxhës!..” Kjo shprehje që qarkullon për fat të keq edhe ndër mjaft nga ata që ishin bashkvuejtës me ta edhe në hetuesi, burgje apo kampe shfarosje. Ky asht një “komplement” që i bahet krejt asaj periudhë kur komunistët fanatikë shqiptarë me pikpamje anadollake të kryesuem nga Enver Hoxha dhe klani i tij bashkë me trashigimtarët e sotëm, i kanë sherbye dhe i shërbejnë edhe tashti shovenistëve serb dhe klikave të tyne deri tek padroni i madh i Bashkimit Sovjetik, që kanë kenë gjithënjë okupator të Tokave tona dhe i Popullit Shqiptar, që nga viti 1944, kur Enver Hoxha me paturpësi deklaron zyrtarisht se: “Populli dhe qeveria shqiptare nuk kanë asnjë mosmarrveshje me shokun Tito... edhe përsa i përket çeshtjeve territoriale, duke përfshirë edhe Kosovën.”
Unë nuk do të përsëris materialet që kam botue në lidhje me atë periudhë të zezë historike të Shtetit dhe Popullit Shqiptarë që, nga viti 1941 kur u thëmelue Partia Komuniste Shqiptare nga emisarët jugosllav të “druzhe” Titos, dhe as të vëndosjes së diktaturës komuniste sllave nga sherbëtorët e sajë në sigurimin e shtetit shqiptarë, që kanë zbatue çdo ide, mendim, projekt, apo “pllan” të atyne okupatorëve, në çdo qeli apo birucë të diktaturës e dhunës së ushtrueme ndaj Atdhetarëve, Klerit Katolik apo inteligjencës katolike, por do të shtoj se Atdhetarët e vërtetë Shqiptarë dhe inteligjenca përparimtare e Popullit Shqiptar e prëgatitun kudo në universitetet e Europës Përendimore, asht trajtue dhe trajtohen edhe sot me pasardhësit e tyne, ashtu si kanë trajtue gjithënjë popullin katolik dhe krahinat e Veriut, tue përfshi edhe të gjitha Trojet Shqiptare që nuk janë pajtue asnjëherë me okupacionin sllav ndër Ata Troje. Pa hy në komente të gjata, Genocidin komunist të Enver Hoxhës dhe sherbëtorit tij “safi” anadollak Ramiz Alisë, unë do ta paraqes në pak rreshta me emnat e Atyne që u përfshinë në këte vepër kriminale që nga 1944 dhe deri në vitin 1950, ku, janë pushkatue, mbytë në hetuesi, kampe shfarosje dhe burgje vetëm nga Kleri Katolik Shqiptar: Imz. Frano Gjini, Imz.Gjergj Volaj, Imz. Nikoll Tusha, Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda, Imz. Vinçenc Prennushi, Imz. Gjergj Haberi, At Lorenc Mitroviq, Don Lazër Shantoja, At Leonard Tagaj, Don Ndre Zadeja, Don Mark Xhani, At Giovani Fausti, At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Zef Maksen, Don Alfons Tracki, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Anton Zogaj, Don Nikoll Gazulli, At Bernardin Llupi, Don Luigj Pici, At Bernardin Palaj, At Serafin Koda, Don Dedë Plani, Papa Pandi (Korçë), Papa Josif Papamihali, At Lekë Luli, Don Dedë Maçaj, Don Luigj Prendushi, Don Pjeter Çuni, Don Aleksander Sirdani, Don Anton Muzaj, Don Mark Bicaj, Don Vlash Muçaj, Don Nikoll Shelqeti, Don Ejëll Deda, Don Jakë Bushati, Don Nikoll Laskaj, Don Kolec Prennushi. I kësaj periudhë asht edhe Seminaristi Mark Çuni dhe Fratel Gjon Pantalia. Nuk vuna numur rendorë, mbasi edhe i 44-ti asht numur 1, n’Elter të Martirve të Fesë e t’Atdheut! Janë arrestue dhe kanë vuajtë në kampet e shfarosjës komuniste edhe 59 Klerikë Katolik të tjerë. Këto shifra i përkasin vitit 1944 – 1950. Në vitin 1950, qeveria komuniste e Tiranës, ban përpjekjën e dytë për shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani. Këte herë asht Don Kolec Prennushi, Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi, Don Jakë Gazulli, At Marin Sirdani, At Konrrad Gjolaj, Don Ndre Lufi dhe të tjerë, që kundërshtojnë “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, i cili, u aprovue vetëm në vitin 1951. Të gjitha “legjendat” apo përrallat që janë shkrue nga komunistët apo falsifikatorët tjerë të historisë së vërtetë të Klerit Katolik, ku kanë ba përpjekje të vazhdueshme dhe vazhdojnë edhe sot me “bedelat” e vet për me reabilitue agjentët e sigurimit të shtetit dhe veglat besnike deri në zhdukjen e tyne përsonalisht nga Enver Hoxha, tue fillue nga Tuk Jakova, Pjerin Kçira, Bardhok Biba etj., asnjëherë asnjëni, jo vetëm, nuk kanë pasë lidhje me Klerin Katolik apo inteligjencën katolike, por janë kenë dhe kanë vazhdue me kenë deri sa kanë ngordhë dora e djathë e sigurimit të tij dhe e të gjitha poshtersive të mendueme prej tij, prandej, edhe fundi i tyne asht ai që kanë kerkue vetë e që kanë gjetë të gjithë papërjashtim ata që i kanë sherbye Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut që nga Koçi Xoxe, Nako Spiro e me rradhë...tue i urue, madje, edhe ditlindjën si gjeneral Gjin Marku nga burgu i Burrelit. Sigurimi i shtetit për me sigurue rrugen e nënshkrimit të Statutit pa probleme nga të papritunat që mund të ngjasin, filloi me kercnue me arrestime dhe interrnime të disa klerikve që dyshoheshin se mund të sillnin telashe për mos me firmue Statutin e paraqitun prej tyne. Don Nikoll Gjinaj u arrestue një javë para se të firmohej Statuti dhe, mungon firma e Tij, ndonse në hetuesi deklaron se nuk do ta firmonte po të ishte jashtë. Kjo thanje i kushtoi aq shumë, sa në vitin 1987, dy muej para lirimit nga burgu vdiq në kampe shfarosje... Don Nikoll Sheldija nuk shkon as Ky në mbledhje për shkak të gjendjes së randë shndetsore, gja që solli në Marsin e 1952 vdekjen e Tij...edhe Ky nuk firmoi Statutin, as kur ia derguen në shtëpi. Për këte veper “armiqsore” me që ishte varrosë në Kishen Monumentale të Vaut të Dejës, kur anadollaku Fadil Ymeri i vuni dinamitin asaj Kishë dhe e holli në erë në 1967, shkatrroi edhe vorrin e Don Nikollit, i cili humbi... Don Marjan Arta asht ndër Martirët e Mëdhaj që propagandoi mos firmimin e Statutit, për këte sigurimi i friguem se mos pengon të tjerët me firmue, e arreston me datën 26 mars 1951 dhe si gjithnjë përpilon akuza false dhe, e dënon me 15 vjet burg e punë të detyrueme. Mbas lirimit nga burgu, një mik i Tij, i besimit Musliman në Vlonë, e mbajti Don Marjanin në shtëpi derisa vdiq në vitin 1986. Ky qendrim i Atij Burri vlonjat duhet njohtë dhe respektue, mbasi po në Vlonë, në vitin 1967 nuk u mbyll as kuvendi i Motrave Stigmatine, e kjo vepër e Popullit Vlonës pason shumë të tjera...që ndokush do me i harrue kur në gjithë anët e Shqipnisë, Motrat u nxoren jashta kuvendeve që në vitin 1946 dhe u shkatrruen me thëmel edhe shkollat e Tyne. Imzot Bernardin Shllaku, me datën 26 qershor 1951 mblodhi gjithë klerin dhe tue kenë i pafuqishem ndaj presionit të qeverisë dhe kryesisht ndaj makinacioneve të Mehmet Shehut, me anën e disa klerikve me qender në Tiranë, por që në mbledhje për diskutimin e Statutit, mbas arrestimit të At Marin Sirdanit në marsin e vitit 1950 dhe vdekjes së papritun të Don Kolec Prennushit po në korrikun e 1950, ata kishin marrë edhe “frenat” për drejtimin e atyne mbledhjeve, ku tashma rezistenca e kundershtarve po thuej ishte thye, sigurisht me disa përjashtime. Imzot Shllaku porositi: “Për shka kam pa me sy, për aq pak sa më mbajtën në sigurim, eni nën mrrelen teme, dhe bani kështu si tham unë...firmosni Statutin” (fq. 128 “Çinarët”). Për At Justin Rroten, Don Ejëll Kovaçin e ndonjë tjetër ka firmue Don Gjon Kovaçi, kështu, dokumenti ka 64 firma. Mungojnë aty edhe firmat e atyne klerikve që pak kohë ma përpara u arrestuen ose u interrnuen, tue mos përjashtue edhe të gjithë ata që ishin ndër burgje apo kampe pune të shfarosjes komuniste prej kohësh. Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj dhe Don Ejëll Kovaçi janë konsiderue si kundërshtarë të nënshkrimit të Statutit që në ditën e parë të firmosjes nga pjesa e tjetër e klerit me datën 26 qershor 1951. Publikimi i firmosjes së Statutit u ba vetëm mbas dekretit për aprovimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, nga Presidiumi i Kuvendi Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, në Tiranë, me datën 30 korrik 1951, dekretligji nr. 743, i nënshkruem nga Kryetari Dr. Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli (d.v.). Gazeta “Zeri i Popullit” ishte e para që botoi njoftimin dhe vuni në fletët e saja tekstin e plotë të Statuti, ku nuk mungonin as komentet e gazetarve për këte “fitore” të arritun nga partia komuniste e kryesisht nga antikatoliku i “betuar” E. Hoxha me pasuesit e tij anadollakë. I vetmi kundërshtim i klerit deri në fund ka kenë “aprovimi i ipeshkvijve të rij nga Vatikani”, ndonse qeveria ra dakord me këte pikë, po gjithmonë letrat dhe propozimet e klerit katolik shqiptar, duheshin kalue nën kontrollin e një zyres që ishte e ngarkueme për atë qellim, në selinë e kryeministrisë së qeverisë shqiptare. Ndoshta, kjo fije e hollë si fija e flokut mund t’ ishte e vetmja “lidhje” e klerit tonë me Vatikanin. Shteti premtoi edhe disa privilegje tjera si, botimet e revistave e librave fetar, hapje seminaresh për klerikë, fonde për ndertime dhe për riparime objektesh të kultit, rishqyrtim të disa dosjeve të klerikëve që ishin të arrestuem dhe të dënuem prej disa vitesh dhe korespondencën “e lirë” me Vatikanin por, të kontrollueme nga shteti për probleme kyçe. Asnjë nga premtimet e saj qeveria nuk i ka mbajtë. Ajo pak ditë mbas shpalljes në gazetë ka dergue edhe letra me adresen e shkrueme sipër “Kisha Katolike Autoçefale Shkoder”, gjoja një “gabim” i bamë nga një nëpunës i zyres kryeministrisë, i quejtun Koço, që mbas ankimit të bamë nga Imzot Shllaku, nuk asht përsëritë ma. Ky “gabim” u ba me qellim që shteti me i hapë rrugën edhe “gabimeve” tjera që do të pasonin veprimet e mavonëshme, si bie fjala, ndryshimet e emnave që propozoheshin për ipeshkvijë, organizatorët e dioçezeve etj. Sigurisht këto veprime patne edhe reagimet e disa klerikve që nuk u pajtuen me qeverinë, por rezultatet kjene katastrofike mbasi në të gjitha çeshtjet komunistët mbetën të pandryshueshem ndaj parimeve të tyne që mbështeteshin mbi diktaturën e proletariatit, e cila për parim kryesor kishte dhunën dhe terrorin e vazhdueshëm dhe të pandërpremë. Pak kohë mbas aprovimit të statutit ppat shkue në Burrel për me pa reagimin e disa klerikëve të burgosun që në 1946 – 47 vetë Hilmi Seiti me një gjeneral të ministrisë së mbrendshme, dhe u takue me At Donat Kurtin At Pjeter Mëshkallën dhe At Frano Kirin, të tre me dënime me shumë vite. Si duket Hilmia mendoi se koha e gjatë e burgut e ka ba punën e vet dhe, i pyeti se ç’ mendim kishin ata në lidhje me aprovimin e Statutit edhe nga ana e Tyne, tue ju dhanë me kuptue për mundësi “dalje” nga ai burg i njohtun sigurisht, para kohe... At Donati iu përgjgjë i pari: “Statutin e Kishës ne na e ka lanë Krishti dhe me Ate na do të vazhdojmë. Këte që keni ba ju, vazhdoni me ata që e keni ba...”. Mbas Tij, vazhdoi At Pjetër Mëshkalla: “Nuk kam shka i shtoj as mungoj fjalës At Donatit!”, ndërsa, At Frano Kiri i tha: “Besoj e morët përgjigjën nga këta që folën para meje” Hilmia i nervozuem nga përgjgjet e Tyne dhe deshtimi i “vizitës” së tij, para Atyne kolosve të Klerit Katolik, kapi përkrahu shokun e vet gjeneral dhe iku tue turfullue..: “As mos mejtoni se do të dilni ndonjëherë nga ky vend, ...këtu, keni për të ngordhur...” Por, ngjau krejt ndryshej...Të tre dolën nga ai vend, madje, edhe me faqe të bardhë kur vetë Hilmia kishte “ngordhë” me faqe të zezë... Ndër të gjitha burgjet dhe kampet e shfarosjes u patën shpërnda spijunët e regjun të Enver Hoxhës, me mujtë me marrë të pakten “një firmë” të një kleriku katolik, që mund të firmonte Statutin për me u lirue para kohe, por asnjë nuk ka pranue me vue firmën e vet në atë dokument. Edhe Ata që plotsuen dënimin, kur i ofruen mundësinë me krye sherbime mbasi të firmoni Statutin, kanë vazhdue me thanë Meshë ndër jerevia dhe kësolla drrase, ashtu si At Donat Kurti në një barakë në Zallin e Kirit, i cili thonte: “Jam shumë i kënaqun, se jetoi pranë shokve të mijë”, mbasi baraka e Tij ishte mbi Zallin ku preheshin pjesa ma e madhe e të gjithë Atyne Atdhetarëve, që vdiqën për Fe, Atdhe e Shqipni Europjane! Besoj, nuk e harrojnë dhomën ku thonte Meshë Martiri At Pjetër Mëshkalla, ata që kanë shkue në banesen e Tij në Ballabane...një dhomë e ultë e një shtëpije të vjetër, e shpërthyeme në të katër anët, e gjysma e asaj dyshemje pa drrasa, por me dhe...Aty, njeriu e ndinte vetën në një nga ata “pallate”, që bota sot i rreklamon ndër ma luksozet! Ishte prania e Tij... Ky ishte qendrimi i vërtetë i Klerit Katolik para bishave komuniste si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Hulusi Hako, Hilmi Seiti, Dilaver Sadiku apo ndonjë katil tjetër, që shkonte “vizitor” i derguem nga anadollaku i njohtun antikatolik e antishqiptar Enver Hoxha! Me 8 e 9 korrik 1952, organizohët nga qeveria komuniste në Tiranë, “Konferenca e Paqës” në Pallatin e Kuturës “Ali Kelmendi”. Ajo kje një tribunë e vërtetë e veglave të sigurimit të shtetit, ku klerikët e të gjitha besimeve papërjashtim nuk lanë gja pa thanë për Papën dhe Vatikanin. Pat pak nga ata që kanë pranue me ba kompromis me komunista, por jo shumë larg nga kjo kohë, papritmas u ndodhën “njëditë” para plutonëve të pushkatimit, të akuzuem si “spijun”, po as ata vetë që nga torturat e sigurimit e pranuen veprimtarinë e spijunazhit, nuk e ditën se spijunët e kujt ishin kur u ndodhën para grykave të automatikve! Pikërisht, mbas nënshkrimit të “Statutit” kur mendohej se vdekja e Stalinit në 1953, mori me vetë edhe terrorin komunist dhe frikën, shohim nga dokumentacioni i ruejtun në arkivat e vetë sigurimit të shtetit, se lufta merr formën e zhdukjes me burgime, kampe e interrnime të gjata. Masat politike të shtetit janë pasue gjithnjë me “pllanet” ekonomike. Kisha nuk kishte ma asnjë pronë, tokat u kooperativizuan. Shtëpijat i dhurohën oficerave të sigurimit, prona të cilat i gëzojnë edhe sot. Fshatari “kooperativist” nuk kishte të drejtë me mbajtë as pula... Sovjetikët, tashma padron të kampit socialist, “demaskojnë” Stalinin, po në kursin e politikës social – ekonomike nuk ka ndryshime të theksueme, me përjashtim të “luftës së kllasave”, e cila fillon me përfshi në gomnën e sajë edhe “shokët e armëve”, ata komunistë që tashma e kanë krye funksionin demagogjik të Partisë.
Reklami i pranisë “katolikut” vetëm për emen Tuk Jakova në sferat e larta të Partisë, griset dhe zhdukët përgjithmonë nga Komiteti Qendror i PPSh...
Bahën disa meshtarë të rinjë, që në prëgatitjen filozofike të tyne kanë përfundue kurse dhe shkolla të ideologjisë marksiste – leniniste, sigurisht, të “moderueme”, mbasi në tekstët e shkollave shtetnore marksizmi nuk përfshinë ma “haptas” diktaturën stalinjane. Kurset teologjike nuk ekzistojnë dhe as nuk bahët fjalë për shkolla fetare. Pregatitja e tyne bahët privatisht nga klerikë të vjetër. Por, duhët theksue se edhe nga Këta Meshtarë dolën Martirë, si: Don Mikel Beltoja e Don Marin Shkurti, që u torturuan dhe u pushkatuan, tue thirrë: “Rrnoftë Kisha Katolike Shqiptare, rrnoftë Krishti Mbret”. Shteti komunist gjenë shkak me arrestue Don Simon Jubanin, por në të njajtën kohë helmatisë dhe zhdukë vëllaun e tij Don Lazrin, edhe Ai klerik i Nderuem...e, kështu, vepron me klerikun e nderuem Don Matish Lisna, të cilin e mbyti në moshën 34 vjeçare, vetëm se fjala e Tij nga predikatoria arriti me joshë dhe me afrue pranë Kishës së Madhe, qindra e mijra të rijë t’etshem me mësue të vërteten e Ungjillit. Njëkohsisht me veprimet e tyne të mëshfta e djallëzore, sigurimi zbulon edhe fëtyren e vet të vërtetë terroriste, të cilën, e tregon simbas rastit dhe momentit politik që i dikton si gjithnjë byroja politike e PPSh. Në vitin 1956, sigurimi komunist arreston At Rrok Gurashin, i përfoluni për “proceset false të futjes së armëve në Kishën Françeskane dhe Partinë Demokristjane”. Janë plot 57 faqe të shkrueme para shefit Seksionit Katolik (i vetmi në kampin komunist), në degën e punëve të mbrendshme të Shkodres, me katilin e pacipë Xheudet Miloti, fanatik i specializuem me torturue intelektualët e Klerin Katolik. Ky proces që vazhdon deri në 1000 faqe, asht me të vërtetë një dokument i platformës së Ministrisë së Mbrendshme, dhe shpjegon me saktësi detaje të terrorit që do të sjellin vitët që pasojnë për Klerin Katolik. Janë parashikue imtësisht akuzat false për çdo klerik dhe grupe klerikësh, deri tek masakra kundrejt Martirit Imz. Ernesto Çoba, në vitin 1980. Do të theksoj se asnjë nga këta veprime nuk janë ba jo, vetëm, pa dijenin e komitetit qendror të PPSh, por të gjitha këto vepra terroriste që pasojnë çdo minut njenatjetrën, janë ide nga fantazia e çmendia kriminale e mendjes çthurun të gjaksorit katil Enver Hoxha. Të gjithë çka i kanë sherbye atij tue fillue prej bushtres plakë Nexhmijes e skiles serbe, trashigimtarit të fronit flliqun të partisë Ramiz Alisë, të gjithë papërjashtim janë “bashkfajtorë” e kriminelë të pashoq në krejtë Lindjen Europjane...ku, komunizmi asht instruktue nga bolshevikët stalinistë, mosdënimi i të cilit, sot ka sjellë edhe “dyshime” në të gjitha ata vende për mbarvajtjen e demokracisë. Të gjithë Martirët e Fesë që do të shënoj këtu, përfshihën në shpifjet e trillimet e këtij procesi, autori zyrtar i të cilit sot bredhë sa në një shtet në tjetrin, madje, edhe i mirëpritun nga “shokët” e tij europjan...dhe, besoj i kujtohen edhe emnat e shkruem aty, tue fillue nga Imz. E. Çoba, Don Rrok Frisku, Don Anton Doçi, Don Ejëll Kovaçi, Don Dedë Malaj, Don Nikoll Gjini, At Karlo Serreqi, At Gegë Luma, Don Mark Hasi, Don Lec Sahatçija, At Marjan Prela, At Leonard Shajaku etj., dhe, tue mos përjashtue edhe vetë autorin e këtyne recitimeve dhe trillimeve, shpifsin At Rrok Gurashi.

A NGOPEJ KATILI ANADOLLAK...
ME GJAK E KRIME..?

Ma parë se me kalue në tjera fakte për katilin mizor e anadollak “shokun” Enver Hoxha, mendoj me ba një skjarim të fjalës së shpallun nga ai vet, se: “jam anadollak!”, pra, jo, e vume me qellim të keq ose e krijueme apo e sajueme nga të tjerët, në emnin e tij..., emen i cili, siç, thotë Populli: “Mos kjoftë përmendë ma..!”
Ai asht i pari “drejtues” i shtetit shqiptar që mbas vitit 1912, i ka qendrue besnik parimeve të Haxhi Qamilit, të cilin e kemi edhe sot në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuem nga Akademia e Shkencave në Tiranë në vitin 1985...nën kujdesin e Ramiz Alisë...edhe ky, mbasardhës i denjë i Haxhi Qamilit dhe Haxhi Lleshit... Me rasën e festës së 28 Nandorit 1912, që po përkujtohej në Vlonë, në vitin 1962, me paturpësinë ma të madhe në banketin e madh të shtruem për nderë të Luftarve të Lirisë dhe të Pavarsisë në Vlonë, ku kishte gjallë ende edhe nga Luftarët Trima të Malësisë së Veriut, si zonja e nderueme e Malësisë së Hotit Norë Kolja, e reja Dedë Gjo’Lulit, e cila më ka tregue vetë Ajo, kur po punonim portretin e Saj në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, pak ditë mbasi ishte kthye nga Vlona, se “i madhi” atje kishte thanë tue kenë në krye të sofres se “ne jemi vëllezër gjaku me turqit”, shprehje e cila u pasue edhe nga trashigimtarët e fronit tij deri tek “demokratët”, kur burrnisht dhe pa ndrojtje zotni Mark Bregu nga Shkodra, u dha këtyne anadollakve përgjigjen e meritueme në shtyp... Asht e vertetë se turqit edhe kanë dhunue gra e vajza shqiptare, asht e vërtetë se kanë lanë edhe trashigmtarë këtu, por me dhunë e me mjete tjera të njohtuna, aqsa fëmijët e tyne e kishin për turp me tregue se janë bij apo bija anadollakësh...Asht e vërtetë se edhe Enver Hoxha asht djali i bylykbashit të Gjinokastres, dhe jo i burrit të nanës së tij, por si duket në 1908 kur e ka lindë e ama, bylykbashi paska kenë turk anadollit e, kjo gja, vërtetohet nga vetë Enver Hoxha, që “vëllezërit e vet” i ka turq nga Anadolli, ashtu si Ramiz Alia etj...që e kanë për “nder” me kenë në krye të shtetit shqiptar, si pasues të turqve anadollakë...me “vëllazen dhe motra” në Turqi e gjithkah deri në Bosnje, përveç se Shqiptarë, jo! Bana këte shpjegim mbasi në Shqipni, ky “epitet” i vumë nga vetë anadollakët që e kanë pasë për “nder” se ishin turq shpesh edhe keq kuptohet me dashje, mbasi tue fillue nga Hoxhallarët e Nderuem të Shkodres, Repishti, Ali Kraja, Derguti, Najpi, e deri tek Hafiz Ibrahim Dalliu që ka deklarue në gjyqin e Tij, në Tiranë në vitin 1946, se: “nga Turqia ne kemi marrë besimin, po, për tjera s’ka ç’na duhet Anadolli...se ne jemi në Europë...” të gjithë papërjashtim, janë kenë Shqiptarë, kanë punue dhe luftue për Përparimin Europjan të Shqipnisë dhe kanë trashigue me gjakun e tyne edhe ndër pasardhës, vetitë dhe traditat veta të njohtuna Atdhetare Shqiptare...tue fillue që nga viti 1912, 1924 e deri sot. Keqkuptimi i përket vetem atyne muslimanve që e kanë për turp me quejt vetën Shqiptarë, kur as nga gjaku as nga traditat nuk kanë asgja të përbashkët me të gjithë ne, që e kemi për nderë që jemi ndër shekuj mbasardhës të Gjergj Kastriotit dhe, të të gjithë Atyne Atdhetarëve që me Gjakun e Tyne kanë la Token Shqiptare për Liri e Drejtësi... Në këte shpjegim nuk përfshihet asnjë nga ata musliman që nga padija e tyne kulturore kanë ngatrrue besimin me kombësinë, tue quejtë vetën “jemi turq” se i perkasin besimit të shumicës popullsisë turke e, nga këta ka mjaft edhe sot në Trojet Shqiptare, ku vazhdojnë mos me pasë as shkolla as tekste të historisë së vërtetë të Shqipnisë...dhe, janë pikërisht edhe ata “universitete” ku kanë studjue “presidentat” tonë...me të gjithë qeveritarët anadollakë, që na i ka lanë trashigim “shoku” Tito... Të ishin të tillë vetem për emen gjysma e së keqes, po për fatin e keq të tonin, këta anadollakë sot nuk janë të tillë vetëm se i përkasin besimit musliman, (se, besimin këta nuk e njohin) por janë pasues të pandreqshëm të trashigimisë së gjakut, zakoneve, veseve dhe fanatizmit të pushtuesve dhe robnuesve turq të Anadollit. I tillë ishte Enver Hoxha me të gjithë pasuesit e tij...Prandej edhe emisaret jugosllav Dushan Mugosha e Miladin Popoviq e zgjodhën këte “monster” si drejtues të partisë komuniste shqiptare, mbasi qellimi kryesor i atyne shovenistëve jugosllav të udhëhequn nga Josif Broz Tito, ishte shpartallimi i Atdhetarëve e intelektualëve Shqiptarë të paisun me kulturë Europjane Përendimore, zhdukja e çoroditja të gjitha vetive e virtuteve Atdhetare ndër Malet e Veriut, ku “vdekja për Fe e Atdhe ishte si me le” dhe, aplikimi i Genocidit tyne kundër Klerit Katolik Shqiptar, që ishte edukatori dhe frymzuesi i ndjesive Shqiptare e Atdhetare... Prandej, lufta e Enver Hoxhes kundër Atdhetarëve, Klerit Katolik dhe popullsisë së Shqipnisë Veriut, asht kenë e pandërpreme asnjëherë, po ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë vetëm ndryshime “maskash”... nga sigurimi i shtetit që realizonte planet djallzore të tyne me veprat e veta. I kishte kalue koha agjitacionit e propagandës kundër pushtetit. Neni që përfshinte këta “fajtorë” nuk i çonte ma në plumb! Edhe agjitacionit për mos me hy në kooperativë i kishte dalë tafti aqsa, nuk mund të pranohej se ka ndonjë prift budallë që i thotë fshatarit “mos hyni në kooperativë!” se, diheshin pasojat për kedo. Nuk mund të besohej se amerikanët e anglezët do të zbarkojnë!! Nuk delte ma kush ndër male e shpella me luftue komunizmin, kur shumica e tyne pothuej ishin vra tradhëtisht pa sjellë asnjë rezultat! Burgjet tona vazhdonin me kenë plot e përplot me “armiqtë e popullit”, që ma shumë vdisnin aty nga lodhja, sëmundjet dhe urija, sesa liroheshin kur plotësonin dënimet e randa e të pafund... Ndër kampet e të interrnuemve nuk kishte asnjë “lëvizje” gja, që, ua kishte fshi përgjithmonë Atyne familjeve shpresën se ndonjëherë mund të rikthehën ndër votrat apo kullat e shkretnueme të vetat. Edhe Mirdita e Puka e njohtun “antikomuniste” po qitej fare nga raprezaljet e sigurimit të shtetit që drejtohej nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, që me veprat e tyne terroriste kishin arritë me zhdukë nga faqja e dheut edhe fshatra të tana tue u vra burra, gra, pleq e fëmijë dhe, tue i dhanë flakën fshatrave të Atyne krahinave, tue lanë në atë vend vetëm mure të rrenueme e të braktisuna, kafshë t’ egra t’urituna që kriminelave të pabesë i përngjanin me vetën e tyne, prandej edhe nuk i vrisnin. Atëherë, mendja e çthurun duhet të mendonte tjera variante për luftën kundër Klerit Katolik, që kishte mbetë tashma e vetmja “opozitë” e ditun që nuk pranonte shkëputjen përfundimtare të Shqipnisë nga Europa, por trillimet e sigurimit duhet të ishin të “besueshme” edhe nga populli. Kur shumica e klerikve të mbetun gjallë deri në vitin 1952 kishin mujtë me rezistue kundër furisë shfrenueme të sigurimit kundër Tyne, ishte tue u përdorë ende shpifja dhe dhuna e atyne organeve me thye me të gjitha mjetet edhe “fortifikatat” Europjane, të ngujueme në qelat e Tyne që edhe ata ishin tashma të vorfnueme dhe të mbetuna gjysma e tyne pa Meshtarë, mbasi duhet ditë se deri në vitin 1950 nga afro 200 klerikë katolik që kishte gjithë Shqipnia në 1944, ma shumë se gjysma e Tyne ishin pushkatue bashkë me Ata që mbijetonin ndër kampe shfarosje. A ishte i knaqun katili Enver Hoxha me 64 firma të dhunueme të Klerit Katolik, kur dihej se edhe ma shumë se 35 vetë prej tyne kishin firmue Statutin e Kishës nga frika se jo, nga bindja e tyne? Sigurimi i shtetit nuk e kishte krye “si duhet” detyren e vet që i kishte ngarkue partia!

PA STALININ... POR, ME STALININ...


Tashma, asht e njohtun nga të gjithë “miqësia vëllazërore” që na kishim me Bashkimin e “lavdishem” Sovjetik dhe Stalinin e “math”, se kjo ishte “përkrahë” edhe nga klerikët e besimeve të ndryshme në ditët e “gëzueshme” të konferencës së “paqës” në Tiranë, organizue nga qeveria komuniste dhe partia e punës me sigurimin e shtetit...në vitin 1952!
Edhe pse Titos ia kishim plotsue dëshirat, ai nuk mbet i knaqun dhe në dukje i prishi mardhanjet me ne, ndonse sigurimi dhe UDB – ja, kur ishte rasti banin “këmbime” simbas nevojës së qeverive tona motra. Shqipnia ishte edhe ajo një “republikë popullore” jo në nivelin e shteteve tjera të Europës Lindore, por “aty afër”, mbasi këte e pat shpreh pasardhësi i tij Nikita S. Hrushovi, kur erdhi në Tiranë, në 1959 dhe, tha në aeroportin e Rinasit, se: “Këtu, mund të flitet me kapelë në kokë...se ju, jeni popull musliman ...” E, udhëheqsit tonë u “gajasën së qeshuri”. Edhe pse ishim mbrenda “kampit socialit” të shfarosjes, na nuk kishim fare ide se shka bahet ndër vendet tjera me Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Edhe komunikimet tona ishin ma shumë tregtare dhe me disa bursa studimi që, edhe ata e dinin se studentët që mund të shkonin me studjue atje, shumica ishin agjenta të sigurimit të shtetit ose bijtë e tyne. Flitej, se vetëm në R. D. Gjermane, ishte disi ndryshej gjendja ekonomike mbasi ndonjë student kishte tregue se atje ka pa ndër dyqane disa lloje djathi tue u tregtue...dhe, se “arratisjet” vazhdojnë papushim... Propaganda komuniste kishte përfshi çdo skutë në Shqipni, ku çdo ditë shtypja plandoste edhe mijra e mijra fshatarë në vorfninë e skamin e kooperativës bujqësore, që nuk siguronte as bukën thatë për anëtaret e saj dhe, që kishin fillue me trokitë ndër dyertë e qytetarve për me ble bukë. Po, me çka me e pague atë bukë kur ai vetë i shkreti nuk merrte ma shumë se 30 lekë (të vjetra) në ditë...tue punue nga 14 orë në kooperativë? Kështu filloi edhe arratisja e tyne masive...ose ma mirë me thanë shpartallimi i Malësive tona në të gjitha drejtimet...sëpse, Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo ishte “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar! Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malësorët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane! Ishte pikërisht ajo ide shoveniste sllave për të cilën ata kanë punue ndër shekuj, gja e cila, tue u përkrah edhe nga vetë Europa, solli ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, që ajo vepër antishqiptare u realizue nga tradhëtarët e Atdheut Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët vazhdojnë me kenë edhe sot me “dekorata” të kësaj tradhëtije të madhe në gjokset e kalbuna të tyne, tue fillue nga dekorata e dhanun nga komunisti Tito, me 1 korrik 1946 Enver Hoxhës, “hero i popujve të jugosllavisë” vetem, se shiti Tokat Shqiptare tue përfshi edhe Kosoven. A ka turp ma të madh sot për Shqiptarët, Presidentin e Shqipnisë, Kryeministrin e saj dhe Kuvendin Popullor, që vazhdon të drejtohet ende nga një “Haxhi Llesh” me fustan modern...nga Shkodra që vazhdojnë me ua lanë ata llamarina, tue i lanë me drejtue shtetin ende trashigimtarët e tyne spijun e “demokratë”..? Me 5 mars 1953, “shyqyr” Stalini vdiq, por gëzimin e madh të mbarë Popullit Shqiptar e pagoi shumë randë studenti i Nderuem i gjimnazit Shkodres Leonard Ljarja, që tue mos mujtë “me kja” qeshi...e, ajo e qeshun, i kushtoi sa vuejtje e tortura në hetuesi e kampe shfarosje që i ka vazhdue me punët e randa në të gjithë jeten, ndonse Leonardi ishte një nga Ata Heroi, që sot Ai duhet të njihej nga gjithë Europa Demokratike! Mbas kësaj ngjarje të madhe filloi në gjithë Europen plasaritja e krejt sistemit komunist, që nga Gjermania e Polonia, e ma vonë në 1956 në Hungari me ngjarjet e Budapestit, të pasueme nga Çekosllovakia në 1958, kur në dy vendet e fundit mbi kryeqytetet e tyne heroike marrshuen pa pikë mëshire tanket sovjetike...pasue me sa vrasje e internime të pafund në akujt e ngricat e Siberisë sovjetike, qendra botnore e shfarosjes... Edhe në Shqipni filloi një “lëvizje” që u shue shpejt nga sigurimi i shtetit nga studentët e Liceut Artistik në Tiranë, shkodranët Nik Pavaci, Ndrekë Bazhdari dhe Karlo Çefa, të cilët vuejten sa vite të rinisë së tyne ndër burgje e kampe pune... Në vitët 1957 – 58 edhe na si majmunat e “kampit” socialist, e dënueme kultin e Stalinit...madje, zbutëm edhe qendrimin ndaj fqinjve, tue mos vue gojë në politiken e Titos, mikut të vjeter të komunistëve tonë! Disa monumente të atij tirani kishin pushtue sheshet tona ndër ma kryesoret tue fillue nga Sheshi i Skenderbeut në Tiranë,...në Shkoder...etj. ku populli i atyne qyteteve priste çdo ditë “ramjen e tij”...me fitue Lirinë.

KOMUNIZMI PA GJAK KLERIKËSH... NGORDHË!


Mungesa e gjyqeve politike kundër Klerit Katolik në Shqipni aty nga vitët 1952 e deri kah vitët 1957, filloi me krijue në popull idenë e njëfarë ndryshimi të kursit diktatorial të komunizmit edhe tek na, si në vendet tjera të Europës Lindore. Ata bane ndryshime në mjaft udhëheqje të shumë vendeve “socialiste”, por të gjitha tashti ishin në një vathë të përbashkët nën kolonizatorin sovjetik rus që quhej Traktati i Varshavës.
Një vend aty formalisht e kishte edhe Shqipnia “socialiste”... Në Bashkimin Sovjetik, mbas diktatorit Stalin, ardhja e Nikita Hrushovit, jepte pamjen e ardhjes një “reformatori” në krye të krejt kampit komunist, gja që ngjallte shpresat edhe tek na për ndryshime e zbutje! Heqja e monumenteve te Stalinit, jo vetëm ndër shtetet e Europës Lindore, por edhe në Moskë, nxjerrja e Stalinit nga maozoleumi mu në Sheshin e Kuq të Moskës dhe varrosja e tij pranë carit Ivani i Tmershëm në murin e Kremlinit, na dukej se po jetojmë në një epokë krejt tjetër... kjo ishte një anderr e paimagjinueshme nga të gjithë ata që kishin provue se çka do me thanë diktaturë komuniste staliniste! Me këta ndryshime a mund të pajtohej diktatori Enver Hoxha? Me pranue ky ata ndryshime që po banin të tjerët, a i mbushej këtij rradakja, se njëditë... edhe mundet me humbë postin e bashkë me te edhe kolltukun përsonal, për të cilin ky vriste edhe djalin e vet..? Platforma e sigurimit të shtetit ishte gati që në vitin 1956, kur kje në hetuesi At Rrok Gurashi. Disa klerikë katolik kishin fillue me “harrue” nga “ku janë?” nga privilegjet që u dha shteti atyne mbas nënshkrimit të Statutit ...disa të tjerë patën fillue me shkue edhe në plazh të Durrësit... Në Shkoder po prëgatitej me u festue edhe 100 vjetori i Kishës Kathedrale me të vërtetë me madhështi...Nga njena Kishë në tjetren veç kur shihej populli jashta dyerve tue ndigjue predikatarët në të katër anët e vendit, qytet e fshat tue u dyndë ndër ceremoni fetare, martesa, kungime e krezmime...deri, edhe disa komunista që as nuk i shkonte kujt mendja se besonin në Zotin...Vdes ndonjë prift plak, por Imzot Errnesto Çoba “urt’e butë” me atë natyren e Tij filloi me shugurue disa meshtarë të ri... Në periudhën e Revolucionit hungarez, kardinali Minzenti kur në Budapest patne hy tanket sovjetike dhe kur ambasada jugosllave nxori jashtë nga godina e saj dhe ia dorzoi sovjetikve Imbre Nagin, që kje një nga drejtuesit kryesor Trima të atij Revolucioni heroik dhe u pushkatue... Kardinali, pat deklarue në radio: “Po rashë në duertë e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot...” At Anton Luli në kujtimet e Tija të burgut shkruen se nga urija e madhe, njerzit në qelitë e sigurimit kanë mërritë me hangër nevojën që kryenin ndër biruca... At Frano Kiri më ka tregue me gojen e Tij, se një polic i mirë e lejoi me pi urinen që kishte mbetë në rrasat e nevojtores...” Ragip Meta më ka shpjegue se kur ishte i dënuem me vdekje dhe hapej dera e dhomës, u çonte i pari me shkue me u pushkatue për me shpetue nga vuejtjet...E sa nga këta episode ka Shqipnia? Po, cili Shqiptar më beson sot mue, se kam pa me sytë e mi ndër disa dosje të Arkivit të Ministrisë së Mbrendshme në vitin 1998, dhe nuk i kam besue syve për çka po shihshe të shkrueme...e kam rilexue dhe kam shkue prap të nesërmen me verifikue “vetvetën”, mbasi kushdo me ma pasë thanë nuk do ta kishe besue se disa Atdhetarë, që duhen kujtue me respekt për qendrimin e tyne antikomunist kanë mërritë nga torturat e sigurimit tue kenë mbi stomin e gropës ku do të rrotullohej mbas breshnisë automatikve, kur i asht kerkue fjala e fundit e tyne kanë thanë: “Rroftë shoku Enver Hoxha..!” Atëherë, çfarë duhet të mendojmë na që nuk i kemi provue ato tortura e masakra mbi trupat tonë, kur disa nga ma të shquemit Atdhetarë kanë pësue deformime të tilla në trunin e Tyne, pikërisht, kur çdo shpresë ase premtim për faljen e jetës ishte shue, veç pritej plumbi i pushkëve e automatikve mbi gjokset e tyne... Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Zoji Themeli, Hilmi Seiti, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Nevzat Haznedari, Hamdi Ulqinaku, Zija Dibra, Çesk Shoshi, Asim Halili, Idriz Seiti, Kasem Troshani, Fadil Kraja (oficer), Shyqyri Çoku, Gjon Prennushi, Aranit Çela, Misto Bllaci, Namik Qemali, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Dhimiter Shkodrani, El-ham Xhika, spijunët Gjon Jaku, Loro Beltoja e deri tek rojet e dyerve të birucave e të burgjeve apo të kampeve të shfarosjes të interrnimeve rrethue me tela me gjemba, të gjithë ishin me një formim dhe me të njajtat vese antinjerzore, që shpërthenin me mllef kur të pranguem përballë kishin një Klerik Katolik! Mund të mendohet se këto bisha që nuk mund të jetonin pa pi gjak klerikësh të pajtoheshin me ata “ndryshime” që po ngjanin në vendet tjera të Europës Lindore, që as nuk mund të krahasohet diktatura komuniste e tyne me ate që bante tek ne sigurimi i shtetit i Enver Hoxhës? Sikur të ngjante kjo, komunizmi do të ishte në grahmat e fundit, ai do të vdiste që në vitin 1953, njëheresh me Stalinin... Po kjo nuk mund të ngjante se diktatura ishte e pashoqe edhe pa Stalinin. Kishte ardhë koha e zbatimit të projekteve të reja të komitetit qendror të PPSh, që ishin sajue në ministrinë e mbrendshme nga ma xhelatët që njeh historia të provueme nga seksioni katolik i degës së mbrendshme të Shkodres, prej terroristëve Hilmi Seiti, Xheudet Miloti dhe të aprovueme nga planifikimi i këtyne veprave nga forumet ma të larta të partisë dhe qeverisë shqiptare, sigurisht nën kujdesin e sovjetikëve. Platforma e procesit të At Rrok Gurashit, i cili ridënohet në 1956 si “tradhëtar i organeve të sigurimit”, tue vazhdue me kenë i tillë derisa ka vdekë, fillon me një proces krejtsisht të paimagjinueshëm aqsa dhe të pabesueshem nga gjithë Shqiptarët që njohin veprat terroriste e barbare të sigurimit, që nga krijimi i tij nga emisarët e UDB – së jugosllave, dhe që vazhdonin me u instruktue nga KGB – ja sovjetike e Beries...ku, posa po vazhdonte specializimin atje edhe spijuni jugosllav Ramiz Alia. Nuk mund të fillohej me “agjentura” titiste, se nuk përkonte në kohë me “zbutjen e politikes sovjetike kundrejt jugosllavëve, mbasi vetë Tito, para pak kohe kishte kalue pushimet në Krime me Hrushovin...”, as nuk mund të rifillonte hapja e proceseve me “agjenturat e Vatikanit”, mbasi duhej ndërthurë ngjarja me ambasadat Përendimore, gja që do të kishte konsumue para kohe zhdukjen e Imzot Errnesto Çobës, të Don Dedë Malaj e At Gjolaj. Nuk mund të krijoheshin lidhje me ambasaden franceze, mbasi do të mbetej pa u pushkatue Don Shtjefen Kurti... Nëse, do të rifillonte “historia” e konsumueme e “Partisë demokristjane”, ishte ba aq bajate sa askush nuk do të tregonte interes për ngjarje imagjinare. Nuk mund të çvendosej Veriu me krijue lidhjet e Klerit Katolik me një nga shtetet që nuk mund të besohej as nga vetë komunistët, me Greqinë. Ndër male pothuej nuk kishte fare diversanta, mbasi ishte shue fare çdo shpresë për me vazhdue rezistencën antikomuniste atje... që, i kushtoi aq shumë gjak e sakrifica Popullit Shqiptar pa asnjë rezultat. Mbas vdekjes së Imzot Bernardin Shllakut në nandor të 1956, dhe largimit nga Argjipeshkvia e Shkodres, e dy nëpunësve Ndoc Nogës e Gjon Shllakut, sekretari i Argjipeshkvisë Don Mark Hasi, nuk ka besue kurrma se komunistët nuk janë tue u prëgatitë për veprime tjera kriminale kundër Klerit Katolik dhe më ka porositë përsonalisht mue, që mos me shkue as për vizita kortezie tek Don Marku, mbasi rrezikohej që njerëzit e sigurimit përrreth do të më implikonin me shpifje e gjana të pakenuna. Imzot Errnesto Çoba për me më ruejtë nga rreziku, nuk më ka ngarkue fare me punue piktura katekizmi në shtyllat e Kishës së Madhe. Papritmas vdes Don Matish Lisna, pak kohë mbas shugurimit të Don Simon Jubanit Meshtar në vitin 1958...i helmatisun. Në ditët e para të Nandorit 1958, kur ishim tue rregullue vorret në Rrëmaji, më tregon Don Mark Hasi, se ato ditë asht ba një arrestim që nuk pritej... Një nga jezuitët e mbetun gjallë nga masakrimi në hetuesi të Koplikut, në vitin 1948. Çudia e madhe ishte si shpetoi pa iu mbetë në dorë e, ndoshta, kjo kje arësyeja që nuk e mbajtën shumë atëherë. Në një bisedë i ka shpreh Don Markut, se po të më mbanin edhe dy ditë ma shumë, “me siguri sot ishe i tretun në plehun e Zallit të Kirit.” Torturohej shumë se, Ai nuk pranonte me akuzue asnjë njeri. Forca e karakterit dhe e Burrnisë tek Ai nuk mateshin me shndetin dhe as me pamjen e Tij... Ndër klerikët besnikë të Don Mark Hasit ishte edhe shoku i Tij i vjetër, që në seminarin e jezuitve Don Pjetër Gruda. Vetëm njëherë e kam takue tek Don Marku, po e njihshe se banonte në rrugën Gurakuqi. Kur Don Marku më tregoi për arrestimin e At Berishës, më tha se, i kishte tregue Don Pjetri, disa ditë ma parë se, “dikujt ia kanë vue synin ndër ne...po se kujt nuk e di...mbasi Hilmia asht dhelpën e pabesë dhe nuk i besova kur po pinim kafe në Kafe të Madhe, që më porositi gjoja se po më tregonte “sekret” se një klerik imoral do të arrestohet...po, me siguri, ky nuk mundet me kenë At Berisha...Ndoshta më ka provokue se mos unë po tregoj interes për emnin e priftit. Unë i thashë se po bani mirë që po hiqni një imoral nëse asht i tillë, mbasi edhe Vatikani “i izolon” kur ata japin shkangull. Mos keni fillue nëpërmjet rusve me u afrue me Papën? Ai qeshi, dhe i kishte përsëritë ‘ke për të dëgjuar..!” Don Pjeter Gruda ishte frigue fort kur kishte ndigjue këte gja nga Hilmi Seiti, po me siguri kjo ishte një djallëzi i Hilmisë, që tue dashtë me krijue dyshime për Don Pjetrin, se gjoja asht spijun i yni dhe se do të fliste ndër miqë se do të arrestohet një prift, kishte mendue se Don Pjetri do të binte në kurthën e poshtersive të tij. Mprehtësia dhe aftësia me ruejtë Burrninë tek Don Pjeter Gruda ishin të jashtzakonshme dhe, këte e tregoi koha që erdhi ma vonë, kur Don Pjetri me vetmohim zgjolli pa Ju tutë syni rrugën e Martirizimit ashtu si shokët e Tij...


DOSJA E NJË PRIFTI 38 VJEÇAR... NR. 2229.


Qelëz Pukë...1958. Asht një fshat që komunistët në vitin 1958 kanë mendue si e si me e shnderue, me ia marrë fëtyrën atyne fshatarve të vorfën për nga pasunia ndër kooperativat e tipit stalinist të kolkozeve sovjetike por, që kurr nuk u mposhtën për nga burrnia dhe bujaria, një pasuni e çmueshme e Tyne dhe e paprekshme nga sigurimi komunist i Enver Hoxhës! Toka e vjeter e Atyne Burrave të Pukës, që kanë mujtë me pasue Fisin e Madh të Mirakajve, asht një Tokë e Bekueme nga vetë Dora e Zotit, mbasi po t’ishin të mallkuem, me sa qindra vetë janë vra, interrnue e masakrue nga komunistët në ato krahina, apo vetëm në Fisin e Mirakajve ...sot, Shqipnia nga Ai fis i Nderuem nuk do të kishte asnjë trashigimtarë të Tyne që vazhdon me ruejtë në Gjakun e vet traditat e të Parëve... Edhe Meshtari i ri Don Ejëll Kovaçi, asht një i njohtun i Tyne, madje, edhe i “lidhun” me kohë, me Ata të Atij Fisi, që kanë marrë malet. Kështu sigurimi mendonte me zhdukë edhe Meshtarin e ri... Ky motivacion asht fillimi i Kalvarit për Don Ejëllin. Don Ejëlli asht nga Hajmeli i Zadrimës, u le me 5 Prill 1920 nga prindët Pjeter e Shaqe Kovaçi. Ishte edhe Ky i brezit të vitit 1946, kur u mbyllën seminaret në Shkoder, ku kishte përfundue studimet teologjike me vazhden e Atyne klerikëve të cilët pjesa ma e madhe u shfarosen, se guxuen me u Shugurue Ushtarë të Krishtit, kur në pushtet ishin ata që kishin deklarue se ne jemi bashkpunëtorët e dreqit... Posa asht Shugurue, asht emnue në Koman. E marrin ushtar dhe mbasi kthehet nga ushtria emnohet në Qelëz të Pukës. Kishte guxue me deklarue se “Kisha Katolike Shqiptare po u shkëput nga Vatikani, tue pranue kerkesat e qeverisë automatikisht bahet Orthodokse, prandej edhe Statuti i qeverisë nuk mund të aprovohet nga Kleri Katolik Shqiptar.” (dosja 2229, viti 1998 Tiranë) Arrestohet në 1949 dhe lirohet me shpresë nga shteti komunist se ka “ndrrue” mendim... e, do të firmojë edhe Ky me të tjerët e asaj kohë. Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon fare dokumentin e aprovimit të Statutit. Në vitin 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit...” tue, i premtue se do të lirohet nëse do të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ato male Pal Bibë Mirakaj...dhe, e dënojnë me 5 vjet burg. Këtu në Australi kam njohtë një nga anëtarët e atij grup ku ishte edhe Pal Bibë Mirakaj, në malet e Pukës 92 vjeçarin Pjeter Gjoni. E kam pyetë për ndonjë lidhje me klerikët katolik të atyne krahinave dhe në fund i kam zanë në gojë edhe emnin e Don Ejëll Kovaçit. Më ka thanë se, as pjestarët e familjes së Palit nuk i ka takue kurrë, mbasi nuk kemi guxue me iu afrue kullave e banesave të tyne, se ditë e natë ata ishin të rrethueme e të ruejtuna nga ndjekja (apo sigurimi), ndersa, për klerikë as nuk bahet fjalë, mbasi ata ishin edhe ma të ruejtun se familjarët e atyne që ishin ndër male. Të vetmit njerëz vendali me të cilët janë takue janë kenë çobajt e bagëtive që njiheshin me familjet e tyne se prej atyne, të arratisunit blenin kafshë ose bylmet e miell me pare ari në dorë... Emnin e Don Ejëll Kovaçit, as nuk e kishte ndigjue kurrë, as s’ asht zanë në gojë ndonjëherë nga Pali, Pashuku e të tjerë përsona që janë kenë në mal me Pjetrin, që asht largue ndër të fundit të arratisun nga malet e Pukës. Unë tregova një bisedë me Pjetrin, mbasi edhe sot Ky Burrë, asht ndër ma të nderuemit që asht largue i dënuem me vdekje nga Shqipnia... Me datën 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, të cilit këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres. Ai ka pregatitë edhe akuzen për të cilën e ka arrestue, tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark...Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim... Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola....” (po aty, Dosja 2229 Arkivi i Min Mbrend.) Ndër 600 faqe proces të bame nën kujdesin e vetë terroristit dhe vegles besnike të Enver Hoxhës, gjeneral Hilmi Seitit, vazhdon torturat ma të mnershme aqsa, bie në sy menjëherë sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue edhe një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer dhe mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet...Një rasë të tillë e di unë, nga goja e njenës nga vajzat shkodrane që asht përdhunue nga xhelati Ahmet Suji... Kjo vepër terroriste e sigurimit e kryeme me kafshët e veta ka çue në plumb kushedi sa Burra të Nderuem, që nuk kanë mujtë me pranue dhunimin e vajzave të tyne por, kanë firmue çka i asht kërkue dhe kanë mbyllë kapitullin e jetës, tue u konsiderue “të dobët, pa karakter ose edhe të poshter që i janë shpifë dikujt”...vetëm mos me pa me sytë e Tyne atë akt poshtersije, që sigurimi donte me krye në praninë e viktimës... Para një fakti të tillë e vuni edhe krimineli Hilmi Seiti, Priftin e pafaj...tue e detyrue me pranue edhe akuzat morale që i kishte mendue në zyret e ministrisë së mbrendshme, me të cilat donte me fitue edhe spaletat e gjeneral “kolonelit” si spijun i sprovuem i Enver Hoxhës, ndër ma të besueshmit “dikur” kur, me Stefan Destanin, drejtorin e arkës së kursimit në Shkoder, hynin e delnin në Jugosllavi nëpërmjet lumit Buna, për me akordue të gjitha veprimet e poshtra për “mbarvajtjen” e marrveshjeve të sigurimit shqiptar me UDB – në jugosllave... Pikërisht, në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohtuna shumë prej këtyne fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit të vet me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, posa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyret e tyne, ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë: “ Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove...”. Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, 25 vjet heqje lirije...


PO SOT, KU NA ÇOJNË GJURMËT..?!



Deri këtu jemi në mbrendinë e Dosjes Nr. 2229 që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, të cilën unë e kam pa në vitin 1998. Shkrimtaruci Ilo Bodeci, ish spijun i sigurimit të shtetit dhe, që emni i tij asht i njohtun edhe nga Mirdita, në vitin 1969, dy vjet mbas shpalljes së luftës pamëshirshme kundër Fesë, më shemtimin e shekullit “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, që drejtohej nga pasuesi i Enver Hoxhës skilja e njohtun Ramiz Alia, Ilo nxori në qarkullim një liber shumë “të njohtun” nga rreth 12.000 lexues shqiptarë, mbasi kaq ishte tirazhi i tij, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”, me autor vetë Ilon. Për këte vepër që me siguri asht “lexue” edhe nga ideatori i atij libri Enver Hoxha, nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë fenë”...Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa e sa të tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse...” Vërtetë një “çudi”..! E, pra edhe “kumbonët”e Kishave tona kanë kenë ndalue disa vite para 1967... Fakti asht se Ilo Bodeci, ngjarjen e shkruen në përputhje të plotë me dosjen 2229 dhe gjyqin e zhvilluem për atë çeshtje... kështu, shkruen studjuesi Prof. Simon Pepa, i cili për mue asht i besueshëm, mbasi unë, me thanë të drejten, as nuk kam marrë mundimin me lexue librin e Ilos, mbasi kam ndigjue gjyqin e Don Ejëllit që nga dita e parë.
Sigurisht, Ilo, nëse ka kenë në sallen e gjyqit “i ftuar” me spijunët tjerë, do të kujtojnë edhe Fëtyrat e të akuzuemve, flas për Don Ejëllin dhe Motren Angjelina, që me siguri i ka mbetë Fëtyra e Saj ende sot në mendje, kur Ajo arriti me ia përplasë për surrat shpifjet e trillimet e poshtra terroristit Hilmi Seiti, në sallën e gjyqit...gja, që, “nuk e kuptoj” pse mungon sot edhe në shenimet e Dosjes së cungueme të Tyne nr. 2229, që ruhet nga Arkivi i Ministrisë prej nga varej edhe vetë shkrimtaruci Ilo...Në liber nuk di nëse agjenti Ilo ka shpjegue të pakten në vija të përgjithshme ngjarjen tragjike të datës 10 dhetor 1958, kur në koridorin e sigurimit u ndigjue një gjamë e mënershme brimet e Don Ejëllit, që pat tronditë të gjithë të arrestuemit ndër ata qeli kur Priftin 38 vjeçar, xhelatët e moren me e me e pushkatue...
Autori i librit asaj piskamë duhet ti kishte dhanë një shpjegim!! Sigurisht, ai shpjegim nuk do ti interesonte sigurimit, por duhej ba për hirë të së vërtetës, ashtu si e bani Motra Trimneshë e Priftit, mu në sallen e gjyqit ku ndodheshin edhe autorët tjerë të sajimit ngjarjes. Studimi i dosjeve të Arkivit të Ministrisë Mbrendshme apo edhe atij të Shtetit në Tiranë, asht një punë shumë e vështirë, shumë e me përgjegjësi, shumë e lodhshme nga ana psiqike edhe fizike... mbasi do të përballosh një “stres” deri në vuejtje të mbrendshme shpirtnore, nëse në dosjen që ke në dorë ke të bash me ndonjë njeri të tandin, të njohtun apo që ke pasë rasën me ndigjue për “pafajsinë” e Tij...kur ngjarjet edhe vazhdojnë me ditë e muej të tana ndër ato labirinte të pafund vuejtjesh, e kjo gja nuk mund të kalohet thjeshtë sikur në leximin e një rromani... Besoj se ndonjë lexues i këtij “libreti” që kam shkrue, ose studjues, nëse ka pasë rasën me kalue ndër duertë e tija ndonjë dosje, besoj do të rikujtojnë në kujtesën e vet, vështirsinë e frymëmarrjes kur kanë mërrijtë tek akti i fundit final i gjithë vuejtjeve, torturave, dhunimeve, shpifjeve, rrahjeve, paaftësisë me qindrue Burrë, ballafaqimeve apo sajimeve të pakenuna, të Atyne fatzezve, që me doren e Tyne edhe kanë shenue aty: “E nënshkruej këte proces verbal pa ma të voglin shterngim...dhe një shkarravinë... e quejtun “firmë” asht ajo që e mbyllë përfundimisht jetën e “një kenjes njerzore” me “fjalën e fundit” para plutonit të ekzekutimit...ku, prokurori ka shenue datën, oren e mërritjes në vendin e caktuem dhe saktësisht thanjen e Tij, mbasi nuk mund të ndryshonte as “dialektin” e viktimës, sëpse ai dokument kerkohej direkt me u pa nga Enver Hoxha, i cili shpesh shenon me dorën e vet: “Të pushkatohet. Njoftoni dëshiren e tij të fundit...gjen. kol. Enver Hoxha” dhe, në fund data e nënshkrimit të tij. “Fjala e fundit” pra asht i vetmi dokument i vërtetë dhe i saktë i gjithë dosjes së të pushkatuemit...Këte unë e kam verifikue pothuej në të gjitha aktet e ruejtuna në Arkiv...Ai asht dokumenti bazë mbi të cilin duhet të mbështeten studjuesit tonë, mbasi aty asht “Rrëfimi, Pendimi, Pendesa e Falja...” Aty dhe vetëm Aty, Kenja Njerzore fillon hapat e Para me shkue drejtë rrugës së panjohtun me u takue me Krijuesin e Vet, aty cilido kjoftë, nuk ka ma asnjë lidhje as me fisin, të afermit apo armiqtë që ka përballë, dhe kjo që tham unë, vërtetohet tek dokumentat e klerikve që Besojnë pa asnjë mëdyshje jeten e Pavdekshme drejtë së ciles po shkojnë. Ky asht një fakt që provohet vetëm nga “Fjala e fundit” ku, të gjithë papërjashtim thonë: “Jam i pafajshëm, po, i fali ata që më kanë dënue dhe ata,.. që do të shtijnë mbi trupat tonë!” Kjo asht vdekja ma heroike dhe Burrnore, ndonse komunistët asnjëherë nuk kanë me mujtë me e rrokë këte frazë në menden e tyne të çapërdisun nga ateizmi materialist...apo shpirti i mbytun në llomin e krimit, ku vetëm kanë shkue tue u thithë përmbrenda, po kurrë me dalë! Nuk kanë me mujtë kurrë me kuptue faktin se “ateistët komunistë”, kur mbyllin sytë, ata vdesin përgjithmonë...sëpse janë kufoma të pajetë që nga ai moment që janë pushtue nga idetë marksiste e leninste, nga tesërat e PPSh...apo enveriane! Kjo asht edhe arësyeja që punojnë në fshehtësi të plotë, nga frika e së vëretës, prandej edhe gjyqet e tyne u zhvillonin ndër dhomat e errta e padritë, me të “ftuar”mbasi Drita e së Vërtetes i vërbonte. Ndërsa Ata Martirë, që sot shumë vetë nga këta xhelat i kujtojnë të vdekun, pse njëditë i kanë vra me dorën e vet, madje edhe i janë afrue dhe i kanë ra edhe mbas kokës së gjakosun...me i shkapernda trutë e Tyne përtokë, shumë prej vrasësve katilë ende as sot nuk kujtohen se Ata, prap vazhdojnë me jetue...sëpse Ata Heronjë, që në momentin e pushkatimit bahen të Pavdekshëm...Mbasi drejtimi Shpirtnuer i Tyne ecën nga Drita! Këtu qendron misteri! Atëherë, tue iu referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun, për cilën arësye aty sot mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel...vrasës ordiner...e imoral..?” Kush e zhduku këte dokument nga dosja? Pse nuk dimë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij...? Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?! Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”. Mos ndoshta Enver Hoxha e ka të “palosun” ndër “veprat” e veta? Sikur, lexuesi i dosjes të shihte këte rresht të thanun nga goja e Tij në momentin e fundit, cila do t’ ishte vlera e 600 faqeve të shkrueme nga Hilmi Seiti e shokët e tij..? Po, vlera e librave që spijunët si Ilo me shokë “Gjurmat na çojnë në qelë” ku, do të qendronte atëherë..? Edhe kjo ka shpjegimin e vet... Pavdeksia e të Pafajshmit...fillon me të vërtetën... Unë besoj vetëm tek e vërteta! Aty më çojnë gjithnjë... gjurmët e Don Ejëll Kovaçit!


“GJURMËT E TIJ”... MBAS VDEKJES...


Don Ejëll Kovaçin nuk e kam njohtë kurr! As Motren e Tij...
Mbas dënimit të tij me vdekje, u fol se “një firmë” që nuk kishte pranue me nënshkrue në dokumentin e Statutit të Kishës Katolike e kishte çue në pushkatim. Mosha 38 vjeçare e Tij ishte mjaft prekse... Koha shumë njerëz i kalbë! Ashtu, mbas tri vjetësh në vitin 1961 kalbi edhe vetë autorin e procesit të tij, bashkë me spaletat e gjeneralit! Pushka e futun në gojen e Priftit e çoi “me nderime” në vorrin e vdekjes së tij të turpëshme dhe të përjetshme, bashkë me urimin prej zemre të mbi 50.000 familjeve të Veriut: “Dreqi ia pastë marrë shpirtin atij katil!” Nuk merret askush me vdekjen e Hilmi Seitit, mbasi të gjithë mendojnë njësoj sot në Shkoder: “I bani hysmetin dhe i ndjeu lezetin...” Shumë të tjerë edhe të tretun ndër zallishta apo skuta pa asnjë Shenjë tek koka janë që vazhdojnë me jetue... Toka që i ka mbulue nuk ka mujtë me i kalbë...nuk i tretë kurrë, ndonse, për 50 vjet u punue për me fshi nga kujtesa Emnat e Tyne, e Aty secili ka të shkrueme mbi stomin e atij dheu të lamë me gjakun e Tyne të kulluem fjalët e At Anton Harapit para pushkatimit: “Lumninë e jep vdekja, kunoren ia ven vorri!” Vallë, ku u pushkatue Meshtari i salvuem Don Ejëll Kovaçi? Mu në qender të qytetit të Shkodres, në kinema “Republika”, ku Motra e vet Angjelina, i vuni mbi “vorr” kunoren e Pafajsisë..! Aty, bani “Rrëfimin e fundit” me At Leonard Shajakun, i cili, nuk pranoi me folë fare...mbasi edhe Ai i tregoi kriminelëve se: “Duhet ta dini se Kisha nuk njeh asnjë Meshtar që ka kallxue Rrëfimin, prandej mos e kërkoni këte, se nuk do ta gjeni as ju tek unë!”.... Aty e vojoi At Marjan Prela me fjalët e Krishtit..dhe u interrnue. Aty e pasoi edhe Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj mbas një viti...tue ndjekë rrugen e vetflijimit, por jo “shkëputjen nga Vatikani e Papa. Asnjëni Asnjëherë!”...deri në momentin e fundit me 11 Maji 1959, që edhe Don Deda nuk ka në dosjen e Tij “Fjalen e fundit” si Don Ejëlli. Ata që do ta dishmojnë të vërtetën jetojnë, vuejnë... por, njëditë do të gjejnë momentin me ba të ditun Atë të vërtetë ashtu si dikur... 2000 vjet ma parë paraardhësit e Martirëve Tonë...Apostujt e Krishtit, që na kanë lanë të shkrueme fjalët e Tija: “Kerkoni se keni me gjetë!”. Kishe ndigjue nga një mik i emi, se mbasi doli Motra e priftit nga burgu, kur po fejohej me Tefen, që banonte në rrugen e Gurazezve pranë meje, Tefa ishte interesue për të vërtetën e burgosjes së Angjelinës sidhe, për zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë. Për me u sigurue, kishte pyet një njeri të vetin, oficerin e sigurimit të shtetit në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë, një nga ma të njohtunit për masakrimin e klerikëve, Çesk Shoshin. Çesku në vitin 1958 ishte në kooperativen e Dajçit të Bregut të Bunës dhe merrej me pregatitjen e skenarit tjetër të sigurimit, për vrasjen e Don Dedë Malaj...prandej, edhe ishte në dijeni për gjyqin e Don Ejëllit. Çesk Shoshi i ka thanë Tefës: “Sa për çka asht thanë në gjyqin e Don Ejëllit, ti preju mbas meje dhe martoju qyshë nesër me Angjelinën Motren e Tij, mbasi të gjitha janë kenë trillime të Hilmisë, vetëm e vetëm me vra Don Ejëllin me një akuzë që me e urrejtë populli i Pukës...” Po, populli i Pukës, Qelëzes dhe Hajmelit, vendlindjes së Don Ejëllit, çka do të thonë sot për atë turp që Enver Hoxha sajoi me sigurimin me ua lanë në derë... me Bariun shpirtnuer?

Lé të flasë 90 vjeçari Gjergj Zef Pashuku (Zadeja) që sot rron në Hajmel...

“Ishe anëtar i atij gjyqi, po nuk na pyeti kush as për osh as për balosh! Ishte caktue prej naltë me u vra Prifti”. Besoj asht e mjaftueshme kjo per me kuptue montimin e gjyqit!

Gjurmët e pashlyeme të Don Ejëllit, aty nga viti 1993, më çuen tek At Dioniz Maka...Françeskan i vjetër që i kishte kalue të 80- tat.
Para vitit 1991 pothuej nuk kam pasë rasen me u njohtë afer me At Dionizin, ndonse kur kam pasë ndigjue emnin e Tij, gjithmonë e kujtojshe për mirë. Ai respekt i ruejtun prej meje më ka shtye që në vitin 1993 me u takue me Te, mbasi më interesonte mendimi i Tij në lidhje me atë ngjarje aq shumë të përfolun në Shkoder në vitin 1958, kur u zhvillue gjyqi i priftit Don Ejëll Kovaçi, sepse At Dionizi ishte ndër të paktit klerikë që vazhdonte me shetitë dhe me sherbye prap mbas vitit 1991, ndër ata fshatra të Pukës ku asht zhvillue ngjarja e veshun nga sigurimi i shtetit për veladonin e paster të Don Ejëllit. Sigurisht, kishe bindje se At Dionizi e ka gjurmue të vërtetën e asaj ngjarje të sajueme nga komunistë dhe po aq tragjike sa veprat e tyne kriminale. Në vitin 1993 jam takue me Te dhe mbasi u hap biseda e gjyqit Don Ejëllit, At Dionizi më ka shpjegue rrethanat historike dhe sesi asht pregatitë nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë, skenar i ngjarjes në bashpunim me terroristin Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme në Shkoder në vitin 1958. Ishte koha kur kleri kishte nënshkrue Statutin e Kishës që në vitin 1951. Ndër të paktit klerikë që nuk e ka nënshkrue atë Statut, ishte edhe Don Ejëll Kovaçi me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, që edhe Ata pasojnë shumë shpejt Don Ejëllin. Ato ditë ka ardhë nga Tirana në Shkoder koloneli i ministrisë Mehdi Bylbyli dhe bashkë me Hilmi Seitin kanë shkue në Pukë, dhe prej atje kolonel Bylbyli ka shkue dhe asht lidhë me Markun, kryetarin e këshillit popullor apo operativ sigurimi, gjoja me ndjekë disa të arratisun të cilët, kur ishin bashkë pranë bregut të lumit, aty kolonel Bylbyli e ka vra Markun dhe prej atje e ka çue tek çela e priftit, kohë në të cilen Don Ejëlli nuk ishte fare aty.
Kjo ngjarje e zhvillueme naten u ba objekt i gjyqit që naten e “bante” ditë e të kunderten. Hetimet e zhvillueme në Shkoder nën kujdesin e Hilmi Seitit, sollën dramen e Priftit, i cili, pa pikë faji, u pushkatue tue u njollosë nga sigurimi i shtetit me akuzat ma të pabesueshmet prej Popullit të Shkodres, të cilat i denoncoi aty në prani të Hilmi Seitit motra trime e Don Ejëllit, Angjelina.
Angjelina tregoi sesi Hilmia gjatë hetimeve firmat e Don Ejëllit në proces ia ka marrë me revolver në gojë...: “O firmo, ose të holla trutë në erë...”. E ky episod i atij gjyqi bani që Angjelina fitoi mbi shpifjet e kurdisuna kunder Priftit, Vëllaut të Saj të pafaj që u pushkatue.
At Dionizi, për disa kohë kishte shkue ndër shtëpijat ku sigurimi dhe Hilmi Seiti aso kohe kishin ba presion me publikue ngjarjen e sajueme prej tyne si të vërtetë, madje, At Dionizi kishte takue dhe familjar të Markut, të cilët, i kanë tregue emnin e kolonel Mehdi Bylbylit, që e ka vra Markun atë natë kur ishte me te tue shkue bregut të lumit. Një fshatar i kishte tregue mënyren sesi kufomen e Markut e kanë bajtë e çue tek qela, por At Dionizi atë fshatarë nuk e tregonte, mbasi ai ishte pendue për shpifjet ndaj Don Ejëllit, dhe të vërtetën ai ia kishte tregue në Rrëfim. Po kështu ka ngja edhe me At Leonard Shajakun në sallen e gjyqit po per këte çeshtje. Ata dinin shumë ma tepër se flasin, por nuk mund të publikojnë shumë të vërteta që i kanë sekrete Rrëfimi. Asht pikërisht ajo kohë kur Hilmi Seiti, tue pa deshtimin e vet dhe të sigurimit të shtetit e PPSh që drejtonte sigurimin përballë klerikve katolikë, që vetsakrifikohen heroikisht, po nuk flasin për këta sekrete të Rrëfimit, kanë interrnue edhe françeskanin At Marjan Prela, një tjeter figurë e një Meshtari Atdhetar, edhe Ky figurë shumë e njohtun në Shkoder. Në vitin 1996 kam bisedue gjatë për këte temë të Rrëfimit, që asht ndër Mbrekullitë e Krishtënimit Botnor me At Konrrad Gjolaj, i cili dinte edhe Ai një ndër shumë vrasje të kurdisuna dhe të kryeme nga spijunët që jugosllavët kishin rrekrutue që në vitët e fundit të Luftës së Dytë Botnore, të ndodhun ndër male të Veriut të Shqipnisë. Ky vrasës për një grusht pare të flliqta, kishte ardhë me u Rrëfye me At Konrradin, që atëherë ishte në Kuvendin e Françeskanëve në Shkoder. Edhe kur fliste për te, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçem e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot. Me beso, thonte At Konrradi, ishte e para herë që mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete...mbasi po mos t’ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi”...sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fleten e zezë të kriminelave të saj... Po, në vitin 1996, Imzot Mikel Koliqi më ka thirrë njëditë dhe më ka tregue një porosi që në Rrëfimin e Fundit të jetës së Tij, ia ka thanë në vitin 1981 Don Mark Hasi, tue i cilësue që po doli nga burgu Don Mikeli, “me ma thanë vetëm mue dhe askujt tjetër”...Tregonte, se posa Don Marku përfundoi fjalët e Tij që i tha për mue...mbylli sytë dhe vdiq! Sakramendi i Rrëfimit asht një temë tjeter e veçantë ku sakrificat e klerikëve përballë atyne torturave të mnershme që ka ushtrue sigurimi i shtetit mbi trupat e priftënve, ishin pa rezultat, mbasi në 46 vjet të sistemit komunist në Shqipni, ASNJË klerik nuk ka nxjerrë një sekret Rrëfimi, madje, kjo nuk ka ngja as edhe prej atyne pak klerikve që edhe i kanë sherbye sigurimit. Ata kanë pranue me “shpifë” por jo, me nxjerrë sekretin kjoftë edhe të një rasti, gja që ka e ngritë edhe ma naltë vlerën e të gjithë Klerit përballë genocidit të pashembullt komunist të Enver Hoxhës. At Dionizi kishte një memorie të shëndoshtë e shumë të saktë. Shpjegimi i At Dionizit në saktësimin e ngjarjes së Qelzës, të krijueme nga vetë sigurimi i shtetit komunist, gjithmonë i drejtuem nga Enver Hoxha, ka një vlerë që asht aq e madhe jo, vetëm, për nxjerrjen e Pafajsisë së Martirit Don Ejëll Kovaçi, por edhe për kuptimin e së vërtetës sesi asht luftue dhe punue për 50 vjet, me njollosë me të gjitha llojet e shpifjeve, intrigave, poshtërsinave e makinacioneve Kishen Katolike Shqiptare. Kur kam pyet At Mëshkallën për këte ngjarje, më ka thanë: -“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijë vjeçare të Krishtit...Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Engjullin e ndonjë tjetër, nuk duhët me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956...e, sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.” (F.R. “At P.Mëshkalla SJ, fq. 32, 2007).


DERI KUR, TUE NGRANË..“TURP E BUKË”..?


52 vjet, Meshtari Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi i vramë Pafaj... Veladoni i Tij i njollosun me shpifje dhe i mbuluem me llom! Deri kur, o Vëllazen e Motra, tue ngranë “turp e bukë”..? Kush nuk thotë publikisht të vërtetën për Don Ejëll Kovaçin, Vazhdon me hangër në grazhd: “Turp e bukë”... me vetdije! Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriut që pranon se asht Shqiptar! Kudo kjoftë e, kushdo... kjoftë!
Kjo pyetje i drejtohet çdo qeveritari, prej ma të naltit, Presidentit e deri tek ma i largëti nga zyra e tij...kudo kjoftë në sherbim të shtetit tonë!
Kjo pyetje i drejtohet të gjitha komuniteteve Fetare që mund të përfaqsojnë kjoftë edhe një besimtar të tyne Shqiptar! Kjo pyetje i drejtohet çdo Shqiptari me Fe e pafe, që ka një Atdhe!
Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriu, që sot e vret ndërgjegja sado pak ndaj vrasjes së të Pafajshmit Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi...
Kjo pyetje i drejtohet kujdo që holli një “gurë”... kundër Tij... Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne që janë të veshun me petkun e Tij, por “të njollosun” pafaj...e që vazhdojnë me heshtë...
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Shqiptarve, që vazhdojnë me jetue pa “shlye” shpifjet e bame kundër Tij, kudo kjofshin ata!
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Fshatarëve të Hajmelit e të Qelëzes së Pukës, që dinë pafajsinë e Priftit të vet, dhe...nuk “flasin” me zanin e Drejtësisë për viktimen e vrame të Gjakut Tyne!
Kjo pyetje i drejtohet cilitdo Shqiptar, që Enver Hoxha i dhunoi...
“Motren e Tij” të prangueme... Atyne Shqiptarve, që Vajzat, Gratë e arrestueme, t’ izolueme, t’ interrnueme apo të dëbueme, i kanë njohtë “Motra të vërteta” të Truellit Shqiptarë, kudo kjofshin Ato... Shqiptarë!
Pajtimi Kombëtar, nuk arrihet kurrë pa Paqë e Drejtësi!
Viktimat e Pafajshme nuk kalben pa u shpallë “E Vërteta” E Vërteta qé ku asht e shkrueme! Don Ejëll Kovaçit dhe Motres së Tij Angjelina, Nga Tribuna e Drejtësisë Shqiptare: Këtheni nderën e marrun! Melbourne, Nandor 2010.

Leteratura:

At Konrrad Gjolaj OFM., “Çinarët” Shkoder, 1996.
“Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944–1990” Tiranë 1993.

Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, (Dosja 2229).

At Gjergj Vata SJ., “Kujtime” (dorëshkrim, 1996.) Shkoder.

Fritz Radovani – de Angjeliis, “Një Monument nën dhé”,
Zagreb, 2004.
Fritz Radovani – de Angjeliis, “At Pjetër Mëshkalla SJ.”
Botim i dytë. Zagreb, 2007.
Gazeta “Zëri i Popullit” Korrik 1951, Nandor 1958, Maj1959.

Melbourne, Nandor 2010.