Martiri Dom Dedë Maçaj

DOM DEDË MAÇAJ
Njeri nga 38 Martiret
21 Tetor 1920—15 Mars 1947

Vizita e Papa Françeskut I’re me 21 shtator 2014, ku Tirana u be një Vatikan i vogël, u shëndrrua ne !!Një Ringjallje e papershkruar!!
Nje vellazerim Hyjnor, edhe toka e qielli u perqafuan te permalluar.
Me embelsi shiu ra, e lotet i lau,e dielli me butesi shkelqeu dhe i thau.
Martiret Shqiptare i dalin perpara Papa Françesku.Duket sikur thonin:
“Mire se te pruri i madhi Zot; -Oh sa e kemi prit kete dite te bekuar”
Ati i Shejt me makinen te zbuluar ne rruget e Kryeqytetit u prit me aqe dashuri e respekt nga besimtaret e shumet te gjitha feve e duke kalua per ne sheshin“Nana Tereze”mes asaj turme te madhe njerzish u entuziasmua sapo pa te vendosura anash rruges Figurat e 40 MARTIRVE.
Ne ate çast Papa beri shejen e kryqit i bekoi me doren e tija te ngritur larte Martiret.
Njeri nga ato figura ishte e Dom Ded Macajt.
Natyrisht qe sejcili i bije ne sy ajo figur e meshtarit Dom Dede Maçaj me fetyr aqe te bukur Engjullore.
Ata 40 Martire, kishin patur si obligimin binomin Ateme e Fe.
Sigurishte ata kolose meshtar qe me forcen e dijes, me shpirtin e hapur, drite e dituri, pa ba asnje faje, pa then asnje fjale.Sido qe te silleshin ata Martire te nderuar do ti zhdukshin, do burgoheshin, do vriteshin, sepese keta ishin reziku, ishin te diturit.
Natyrishte per komunizmin dituria ishte disfate kete te vertet e dishin mire prandaj komunistat ne sherbim te ati qellimi kishin vene te gjithe makinen shtypse te terrorit te kuq.
Dom Deda kje një meshtar i zellshëm dhe i përvuajtur, i dashur,i gatshëm per sherbim fetar ndaj besimtarve. Ishte ne moshen e re vetem 27 vjeç kure I’a nderpren jeten toksore…Por jo jeten e amshueshme ne lumni te Parrizit.
Sikurse eshte thene me pare Pap Gjon Pali i II’te e ka zgjedhur Dom Ded Maçaj me shenje ne listen e 40 Martirve. Ishte propozua prej Vatikanit per shejtrim, per qendrimin ne Zot ne Krishte e Atdhe,
Dhe ky eshte biri i Selces se Kelmendit dhe i malsise madhe Shkodres.
Eh,ky Engjulle toksor kishte linde nga fisi e Maçajve te mirnjohur ne Kelmend. Familja e tij paten leshua Bjeshket e kuqe dhe zbrite per nen Shkoder,per te ike prej dimrave te veshtire,ashtu si shume fise tjera te Kelenmdi ndertuan shtepiat. Ndersa edhe Maçajt te tjer u vendosen ne Velipoje. Ne Bualleke te Trushit. Ne Kakariqe. Ne mal te Jushit Madje Gjeto i Gjonit i Maçaj pati banua jo shume larg nga kulla e Legjendarit Prek Cali ne afer si te bishtit Juges.
Duhet thene se:
-mjaft prej ketyre shtepijave te mirnjohura Dimronin ne keto vise dhe sigurishte qe kohen tjeter te vitit e kalonin ne Kelmendin e tyre madhshtore e heroik.
Po cili eshte Dom Deda ??
-Sipas Çertifikates lindjes leshua me nr. Rendor 43/125 te vitit 1930. Ded Gjeto Gjoni i Maçaj…U lind në Malin e Jushit të Qarkut Shkodër me 21 tetor 1920. I biri i Gjeto Gjonit dhe i Tringë Lukës,
Ded Maçaj, apo siç thirrej ne rrethin shoqnore te atyre koheve Ded Gjeto Gjoni i cili Ishte me i vogli i 4 femijve te Gjeto, ku Deda pati fatin per te ken me i preveligjuari sepse koha ishte me e pershtatshem per mesim kur u hapen shkollat fetare apo kolegjet per te mesua udhen e meshtari.
Sapo kishte mbush 10 vjeç Deda dergohet ne muajn Tetor 1930 ne Sminarin Papnur ne Shkoder shkolla kishte edhe konviktin e Maleve tona.
Fatmiresishte Deda deri ne ate moshe ishte prane prinderve,pore edhe me kontakete e tjera familjare kje rrit ne nje mjedis fisnik e bujar, me vlerat e pa peseriteshme, te burreris, te trimris e heroizmit, qe malsoret e Kelmendi e percollen neper breza, historin e farktuar neper luftra shume shekullore,qe pate ato treva ne perbadhje beteja te pergjakshme me hordhit Otomane e Sllavo Mala-Zeze.
Nderkohe nga familje e bekuar e pateriote e Gjeto Gjonit…Deda u përcielle me shumë malle e lotë, e me dashuri të flaket prindrore, për ne Kolegjin Saverjan në Shkoder Në te gjithë nxensit e kolegjit Deda ishtë shembullor në mësime, ku mbaron me sukses e ne mnyre te shkelqyer programin mesimor.
Deda ishte goje embel, shume i zgjuar, i pervujte e jo krye larte e i pa mburrje.
Kolegji… Tu pa aftesit e tije ne Seminar Papnuer kje marre Deda ne mes te perzgjellurve nga vet Dom Alfonc Tracki te cilit i komunikohet se ka fitua te drejten me vijua studimet ne shkollen e larte për teologji e filozofi ne Propoganda Fida ne Romë.
Edhe ne Univversitetin Fida Rome nuke kaloi shum kohe qe Deda u dallua nder ata studiues filozof e teolog ne mes qindra Nxanseve nga te gjitha anet e botes, per afetsi tia intelektuale, morale e humane, ku edhe shquhet nje personalitet i shkelqyer qe nderohet e admirohet nga koleg dhe profeseor…Gjate atyre 7 viteve te studimit ne Rome e kishte pushtua malli per vellaun Rrokun e moter Prenen, per malet e fushat, per bjeshket e Kelmendi, per Kishat dhe kambanat e tyre, per njerezit e dashur, per Flamure kombetar per e Atdheun e dashtur
Duke e pa ne kete kanveshtrim Deda vertet ndihej krenare, e bashe per ato krenari te ligjeshme Ai mburrej para gjith kolegve e Pedagogve e Profesorve,per bukurit e madhshtin e vendit te Shqiponjave.
Pasi mabron studimet e larta Shugurohet meshtar me 19 mars 1944.
Dhe me date 20 Marse 1944 me nje gezim te papame Celebron meshen e pare.
Në ato vite të trazuara të përfundimit luftes dyte Botrore, Dom Deda i bën një kerkes të veçante Misionit shqiptar në Bari Itali ,për tu kthy ne Atdhe për të vazhdua rrugen e bariut shpirtnuer meshtar i Krishtit. Ne ate perjudhe Meshtari kishte marre edhe Sinjalet se ne shqipri poi turturonin i burgoseshin e pushkatonin Kleriket Katolik ne shqipri
Dhe te njejtin fat do psonte edhe vete Dom Deden ato lajmrimet qe kishte marre nga burime te ndryshme edhe nga Selia e shejte per tu pas ne konsiderat.Me gjithe atyre kundershtive e bisedimeve dilemash e hamendsimesh qe kjen bisedua ku vete edhe Pap i shejt Piu i XII’te
-Orjentonte qe ne ate gjendje te pasigurte me reprezalje kundra klerit katolik, te mos rezikoheshin me jete ata meshtar ne Shqipri .Duhej qe vendimet te jene te sigurta ku te ruhej jeta e meshtarve, per ndryshe jo vajteja ne ate situate dramatike
Por Dom Dede kishte vendos bashke me dy shoket e tija Dom Anton Muzaj dhe Dom Luigj Kolaj qe te ktheheshin ne vendin e tyre pikrishte ne Korrik te vitit 1945 u pershendeten me shoket e tyre ku paten mesua Teologji per 7 vjet dhe mbeten te paharrueshme, e sebashku tre shoket i thane pergjithmone lamtumire Italis, duke u nis me Avion per ne token Nene.
Meshtar Deden e prisnin me shume malle e dashuri Baba Gjeto e Nena Tringe,vellai Rroke e motra Prene te mblidheshin perseri ne vatren e tyre te gezonin per meshtarin e fisit Maçaj.
Sapo mbrriti Dom Deda ne Shkoder tek Ipeshkve dhe Provinciali ne Katedralen, ose sikurse thirret nga te gjithe Kisha e Madhe caktohet meshtar ndimes famullitar ne Katedrale.
Gjate kohes qe sherben ne Katedrale, merr vesh se ne kishen e Sheldis nuk kishte famullitar qe prej nje viti, mbasi e kishte ekzekutua komunizmi Dom Ndre Zadejen.
Ne ate situate Dom Deda me deshiren e tija kerkon te shkoj ne Sheldi per te nderuar emrin dhe veprene e Dom Ndre Zadejes ku do ishte Famullitar..
Aty ne kishen e Sheldise. Dom Deda sherben qe prej Janarit 1946 deri me 13 Janar 1947 diten kur ne menye krejt te befasishme thirret pa prite e pa kujtua në Degen Ushtarake Shkoder dhe dergohët ushtar enkas me qellime diallzore për t’ia marre jeten në qytetin e Përmetit ne juge te Shqiperis.
Dom Deda i bindur se ishte nje kurthe i parpergaditur per ta eleminua ashtu sikurse po vepronin edhe me meshtar tjer.
Ai vendosi vehtes detyr edhe per kulturen qe zotronte qe te zbatoj urdherat me perpikmeri qe i jepeshin, Nderkohe dhe Komanda e Regjimentit e caktoi ne disa detyra sikurse ne Sekretari, ne zyre te propogandes, ne Sport ,me qellim qe te bente ndonje gabim, por me intelektine tija ushtar Deda nuk binte ne gracken e atyre njerzeve te paskrupull.
Dhe me te vertet ata komuniste Isinkenuan nje skenar tragjike, me panike per gjoja Agjitacion e propogande kundra pushtetit.
Ajo komande ushtarake manipuloi disa ushtare komuniste e spiune te pa cipe qe per fate keq pati me origjin edhe nga veriu i shqiprise.
Ne ato rrethana te sajuara ku sipas ligjite te erret te atehershem ne baze te kodit penal denoheshin per propogane me pushkatim
Fatekeqesishte per turpin e atije rregjimi me date 10 mars 1947 arrestohet Dom Maçaj…Ne nje kohe qe duheshin edhe tre dite me mbush 2 muja i mobilizuar ushtar.
Ne prani te repartit iu bë akuza publike, Agjent i Vatikanit dhe me 10 Mars 1947 I vihe prangat ne duar e dergohet neper ato budrume te errta duke ju ba me turtura te jashtezakonshme, Por as rrahjet, as kercenimin me vdekje qe e priste, as deshmitaret e rreme, qe ndonjeri edhe nuk deshi te depunonte, nuk e mposhten malsorin e Kelmendit Ded Maçaj per ti pranuar ato qe nuk i kishte ber,madje as nuk i kishte imagjinuar.
Ai Meshtar ne zemer mbante Krishtin,ruante mendje e vet te pastert, e donte Atdheun jo urrejtje,kishte mesimet e Ungjillit, me gjithe shpirt kultivonte pervanin e hyjnore te Zotit.
Diten e 5 qe ishte dhe vazhdimi i turturave nga me shtazarake,kur Struktura e Komandes u binden se Dom Deden nuk mundet ta benin qe te pranoj akuzat e tyre te çpifura e te shembtuara. Vendosen te nxjerret para Gjygjit ushtarak.
Kishin sajua nje trupe Gjykatesh qe kjen shkollua ne kurset e Analfabetit Partizan neper male ku mungonte krejtesishe kultura e dija ligjore, Ashtu ne pranin e qindar ushtarve te mbledhe veçmas per ta denigrua e mepastaje ekzekutua Dom Deden. Ata Gjykates e prokurore thane se:
-Para tyre kishin nje armik te popullit i betuar,kishin nje agjent i Vatikanit, nje Armik te komunizmit i derguar i posaçem i Pape Rromes per panik e disfatizem ne popull e shqipri,nje agjent i Anglo-Amerikanve.
Fakete e me siperme thote Prokurori e gjykata e vertetojne kete veprimtari, dhe per pasoj te gjykohe e denohet me vdekje me pushkatim…
…Ku flasin dokumentat e me poshte …
Dokumenti nga rregjistri Themeltar me nr. rendor 199… 

PROÇES - VERBAL

Sot me date…… diten e caktuar per Gjykim trupi Gjykues formuar prej:
-Kapiten i II-te Shaban Idrizi zv Kryetar.
Kapiten i II-te Jorgo Gumeni Antar.
Aspirant Loni Gusho Antar.
Tu qen present Prokurori i Gjykimit Kapiten i II-te Vangjel Kocani.
Me asistencen e Sekretarit Kapter i II-te Ziver Çamit.

V E ND O S I
Ne çeshtjen penale,te rregjistrit me numer themeltar 199
te vitit 1947;
i pandehuri Dede Gjeto Maçaj,
i biri ii Gjetos dhe i Tringes vjeç 27 nga Mali Jushit dhe banues ne Sheldi prefektur e Shkodres ka mbarua 18 vjet shkolle per Prifte, duke studiua ne Teologji dhe shkolle te Larte ne Rom. Eshte me gjendje ekonomike te varfer. …Ne baze te ligjit nr. 382 mbi dispozitat e pergjitheshme Ded Gjeto Maçaj denohet me v d e k j e me pushkatim


DESHMI E MINISTRISE DREJTESISE

Per te quajturin Ded Gjonaj.i biri i Gjetos dhe i Tringes.
I lindur me 20 Tetor 1920 Qarku Shkoder.
i arrestuar me date 10.3,1947
Ne baze te vendimit nr.55 dat.15.3.1947 Gjykata Ushtarake Gjirokaster e ka deklaruar fajtor per krimin ..Agjitacion e propogande..dhe ne baze…te nenit 17 paragrafi 13 te ligjit Nr.41 date 14 .1. te vitit 1945. Te ligjit 382 i miratuar ne vitin 1946 ..Denohet me vdekje dhe konfiskim te pasurise te lujteshme e te pa lujteshme persa i takon pjeses tija.
Eshte ekzekutuar me date 28.3.1947
Kjo deshmi u leshua nga Ministria e Mbrendeshme me Nr. protokolli 3159. me date 14 .12.1995
Por…megjithese kje gjygje i paligjeshm per nga menyra si u gjykua…Sepse
1.Ai gjykim nuk pati mbrojteje,
2. Vendimi nuk u caktua denimi i formes prer.
3.Gjykim pa te drejte ankimimi.
5.Ku nuk i caktohet as data e pushkatimit.
Tragjikishte vendimi ekzekutohet po ate dite me 15 marse te vitit 1947.
Mizorishte ate momente e Dom Deden e moren ashtu te lidhur me paranga, e larguan ne nje distance vetem 50 metra nga ushtaret e shumet. Dhe e vendosen buze murit prane Bregut te Vjoses.
Papritmas ate minut Dedë Maçaj i drejtohet turmes me një za vibrues duke bertit…
"Shpall para Zotit, përpara juve të dashur ushtar, qe po vritem për shkak të urrejtjes ndaj Besimit Katolik. E them kete,pa urrejtje për ata të cilet pas pakë do me vrasin"
Pastaj ai ngriti syte nga Qiella ashtu eci pak hapa drejt platonit murit, si për tu tregua ekzekutorve se nuk kishte frige nga vdekja.
Fytyra e tija rrezatonte një bukuri mbinatyrore.
Për habin e të gjithve Ai u ul ngadal në gjunjë,lutej në heshtje...Ati yne…çoj dy duart per her te fundit drejt qellit e thirri sa mundi…
Rrofte Krishti Mbret!  Rrnofte Shqypnia.!
Sapo skuadra e pushkatimit te vdekjes drejtoj armet per ekzekutim
Urdheri u dha per zjarr, ku bresheria e pare e plumbave nuk e shtriu per toke Dom Deden, por u perjetua çasti me besua se Zoti po e merrte shpirtin e tija ne Parrize.
Tu e pa ate merkulli para Rregjimenti, disa zera thërritën nga rreshtat e ushtarve ;
- Ai është i pa fajshëm.
- Kursenja jetën"!
Por menjëher kjo thirrje për falje u mbyt nga ulurima e ushtarve komunist: "Plumbin ballit...plumbin ballit"!
Ne ate diten te zeze te ekzekutimit prej lukunise se diktatures komuniste, meshtarit Ded Maçajt ishte me uniform ushtar...Por ne shpirte e tije qelibar, kje ushtar i Krishtit.
Detyrimishte mbas breshris dyte te plumbave Meshtari ashtu i lame ne gjake ra per dhe…Ai gjak i shejt i pagzuem e I shuguruem ne Jezusin, Dom Deda e bajti Kryqin e kalvarit tija ne emer te KRISHTIT.
Komisari i Regjimentit nje kapadaji e injorant e i pa shkolle,nxjerre me gjithe inad Pistoleten e tije leshon dy plumba Dom Dedes ne krye…Ashtu kthehet ai gjakpires Komisar nga ushtaret dhe bertet duke pohua se tani kemi nje armik me pake.
Oh, çkobe, !!
O ç’faqezi !? Ai Oficer si Kryexhelat i Enverit… Mostrat te urryer komuniste…
E Popullli do leshonte namen e tija per ata gjakpirsa kanibal
”U humbet fara Komunistave edhe 50 breza pas tyre”
Kush jeton me Krishtin nuk vdes kurre.
Kush e jep jeten per fe
Ai ate dite ka le
Po afrohen gadi 70 vjete
Ne Qille te lart jehona buçet
Dom Deda me Engjuit therret
Lavdi ne perjetesi Krishtit Mbret.
Selia e shejte e shpalli Martire
Dom Dede Maçajt me shpirte te dlire
Malsorin e denje i Kelmendit legjendar
Per amshim rrin prane Jezusit ne Altar.
...Vargjet e mija Gj T.
Ne perfundim te keti shkrimi lexuesi ndoshta ka me thane perse keto fakete te shkrueme kaqe te zgjanueme si deshmia, apo vendimi gjygjesor e te tjera ??
Pergjegja eshte e kjarte, se per kete Martir te shejet, jane shkrua disa tregime te cilat nuk kan edhe aqe vertetsi,mbasi jan kontraditore njera me tjetren duke hamensua apo aludua jo me dekumenta,
Prandaj Gjergj Nike Gjonaj nipi i Dom Dedes duke marre persiper nje barre te veshtir ka hulumtua me shume mundime duke nxjerre ne pah kete figure me ato permasa pa deformime qe jane ne kete shkrim
Gjate keti shkrimit me ka emocionua shume puna e palodheshme e pamohueshme qe Gjergji apo siç thrritet ne rrethin shoqnor Gjushi, i cili eshte orvate me dite e me muaj neper zyrat burokratike
ne perjudhen pas viteve 1990 me nxjerre ekzaktesisht me akte gjygji, me letra e deshmi Gjykate per figuren e duke udhtua mbi 13 here nga Velipoja per ne qytetin e Permetit me qellim qe te munde gjente varrin e Dom Dedes dhe deshiren e madhe te rivarroste eshtenat e Dajes vet, por koha shume e larget gadit 70 vjte e nuke u gjenden asnje gjuremet se ku ishte Varrose,sigurishte edhe nga shkatrrimet qe kishte psua vendi i repartit ushtarak, pore edhe ndertimet ma vone.
Keshtu qe Gjushi ne pamundsi per te gjet varrin, ka marre me vetem ne zemer Eshtrat e dhimbjen pa kufi, duke i lane vend Dajes ta varros ne zemren e tija, me imazhet e shpirtit, Dhe me besimin e shpresen se Dom Deda eshte nje Engjull i shejt ne qielle pran Hyijt.
Materiali
1.Nga Libri Martiret e Kishes Katolike ne Shqipri.
2. Gjergj Nik Gjonaj i cili ka sigurua matriale fotokopje
-a. nga Ministriai e drejtesise.
-b. nga deshmi tjera dekumentare
-c. nga biseda gojore.
*
Gjeto Turmalaj New-York. Dimer. 2015.