Nderim për At’ Klement Miraj / nga Lida Fabian Miraj


NDERIM PËR 
AT' KLEMENT MIRAJ

Nga Lida Fabian MIRAJ


At’ Klement Miraj lindi në një familje malësore të Malësisë së Madhe në vitin 1885. Sipas të dhënave rrënjët e kësaj familje kishin 2 degë: njera që në atë kohë ishte e njohur me mbiemrin Mirashaj dhe e transformuar më vonë në Miraj dhe tjetra e quajtur Radotinaj e transformuar më vonë në Tinaj. I ati At’ Klementit, Luc Prela, pati shumë femijë: Zefin, Pjetrin, Palin, Jakun, Ndrekën, Tomën, Franin, Miren dhe Shaqen. Frani, i cili më vonë do të quhej Klement, ishte femija i shtatë dhe më i vogli i djemve. Luc Prela bashkë me të shoqen, Roza, dhe me femijët gjatë dimrit zbritnin nga Malësia e Madhe e dimëronin në Ishull-Lezhë, për të veruar përsëri në bjeshkë gjatë stinës së nxehtë. Ne Malësi, sot e gjithe ditën, thuhet se të shtatë djemtë e Luc Prelës shquheshin për atdhetarë, njerëz të urtë dhe shumë inteligjentë. Mbi të gjithë ata spikaste Frani, dhe që në fëmijëri shfaqi një dëshirë të madhe për t’u shkolluar, por në ato kohë shkollimi ishte shumë i veshtirë, sidomos per një familje malesorësh, që në dimër zbriste në Lezhë dhe në verë ngjitej në Malësi.
Në fakt ishte qyteti i Lezhës ai që i krijoi Franit mundësine e shkollimit në Kolegjin e Françeskanëve. Aty, sipas kodit fetar, atij ju ndërrua emri nga Fran ne Klement. Emri i ri lidhej qartë me origjinën e tij nga Malësia e Kelmendit. Ne librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” At’ Zef Pllumi e quan disa herë At’ Kelmend e disa herë të tjera At’ Klement. At’ Klementi ndryshoi edhe mbiemrin e familjes nga Mirashaj në Miraj. At Klementi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera dhe në bazë të arritjeve të tij ai u dërgua në Shkodër për të vazhduar Shkollën e mesme. At’ Klementi ishte i etur për dije dhe duke patur rezultate të shkëlqyera të shkollës së mesme, ju krijua mundësia të shkonte për të studiuar Filozofi-Teologji në Universitetin në Graz të Austrisë. Atje edhe u diplomua si student honoris. Pas diplomimit, në vitin 1920, u kthye në Shkodër ku filloi apostolatën e vet. Duke qenë njeri i niveleve të larta kulturore, si edhe shumë i apasionuar në arkeologji, ai u emërua drejtor i Koleksionit Arkeologjik të Kolegjit të Franceskanëve, koleksion që At’ Shtjefen Gjeçovi, themeluesi i Arkeologjisë Shqiptare, kishte mbledhur me një dashuri e passion të veçantë. Aty punoi pak vite dhe më pas, me vendim të udhëheqjes së Kuvendit të Gjuhadolit, u dërgua që të shërbente në Kosovë si famullitar i Pejës. Atje ai ushtroi një veprimtari të madhe patriotike dhe fetare së bashku me At’ Shtjefën Gjeçovin. Si pasojë e kësaj veprimtarie, të dy bashkë u persekutuan, u burgosën dhe u torturuan nga serbët. Pasi dolën nga burgu, At’ Shtjefen Gjeçovi dhe At’ Klementi, u larguan nga Kosova. Pas kthimit nga Kosova, At’ Klementi, u emërua famullitar në Rubik, ku punoi për pak kohë dhe At’ Shtjefën Gjeçovi u rikthye në Kosovë, ku dhe e vranë në afërsi të Prizrenit, në vitin 1930.
Nё Arkivin Qёndror tё Shtetit në Tiranë ndërmjet shumё dokumentave gjёndet nje letёr, nё tё cilin thuhet se mё 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Ministёr pranё Ambasadёs Italiane nё Tiranё, disa kopje tё librit tё parё , “Albania Antica”, tё arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare pёrfshirё Rektorin e Jesuitёve dhe At’ Gjergj Fishtёn nё Shkodёr, At’ Shtjefёn Gjeçovin, i cili nё atё kohё ishte nё Kosovё, e tё tjerё. Njё nga kopjet e kёtij libri i ishte dёrguar edhe At’ Klement Miraj, famullitarit tё Rubikut, qё ishte edhe kurator i koleksionit arkeologjik tё Gjeçovit. Nё Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale qё At Klementi i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin “Albania Antica I” tё Ugolinit.
Nё librin e Ugolinit njё vend mjaft tё rёndёsishёm zinte edhe pёrshkrimi i Seksionit Arkeologjik pranё Muzeut Historiko-Gjeologjik tё Jezuitёve nё Shkodёr, i Koleksionit Arkeologjik tё familjes Vlora ekspozuar nё pallatin e tyre nё Vlorё, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, të mbledhur me kujdes nga At’ Shtjefёn Gjeçovi.
Më vonë At’ Klementi u transferua në Laç të Sebestes. Aty punoi dhe jetoi për shumë vite. Banorët e atjeshëm e donin dhe e respektonin famullitarin e tyre, sepse ai i qëndronte pranë dhe i donte të gjithë banorët e zonës dhe të fshatrave përreth: Laç, Zhej, Mamurras, etj. Ne Laç ai ndërtoi Kishën e re si edhe bëri riparime të shumta në Kishën e Shna-Ndout.
Gjatë kësaj kohe At’ Klementi, me një kapacitet të lartë, shkruante vazhdimisht në shtypin e kohës artikuj, që ruhen edhe sot e gjithë ditën, të botuara tek revista Hylli i Dritës, etj. Një nga këto artikuj është për të vërtetën e Kurbinit (1937). At’ Klementi ishte edhe mbledhës folklori, materiale të cilat ai gjithashtu i botoi në shtypin e kohës.
Në të pestin Provincial Shqiptar, me 17 Qershor 1938, At’ Klementi u zgjodh një nga 4 Definitorët e Provincës Françeskane, së bashku me Provincial At’ Çiprian Nika. Viti 1944 At’ Klementin e gjeti të emëruar famullitar në Bizë të Ishmit. Aty ai i qëndroi shumë afër banorëve, duke i ushqyer dashuri, paqe e vëllazërim, dashuri për njeri tjetrin, dhe kjo ide e tij ishte jo vetëm për të krishterët, por edhe për ata të besimit musliman.
Gjatë luftës, duke qenë gjermanisht folës, ai mundi të shpëtonte mbi njëzet burra të fshatit, të arrestuar dhe të dënuar me pushkatim nga pushtuesit gjermanë.
Veprimtaria e Fratit të mençur ishte e orientuar ne dy drejtime: per Fe dhe për Atdhe, që ishte parimi i të gjithë Françeskanëve në Shqipëri.
Biza, Laci, Shkodra e Kosova e kanë nderuar dhe e kanë respektuar At’ Klementin për shërbesën fetare, që ai ju bëri, për devotshmërinë e tij në detyrën misionare, për diturinë dhe për mirësinë e tij.
Por diktatura komuniste nuk mund ta linte të lirë Fratin e nderuar. Me vendim të Gjykatës Ushtarake, Durrës, nr. 62, date 24. 06. 1952, mbështetur në nenin 8 te ligjit nr. 372, At’ Klement Miraj u arrestua dhe dënua me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë.
Çfarë veprimtarie armiqësore kishte bërë frati i nderuar, At’ Klement Miraj, për t’u dënuar?
Natyrisht asnjë veprimtari të tillë, përveçse kishte shërbyer me devotshmëri e atdhetari. Natyrisht regjimi komunist nuk i falte priftërinjte katolikë dhe At’ Klementi, si një nga priftërinjtë e shërbimit katolik, u arrestua me një vendim Arbitrar të Gjykatës Ushtarake të Durrësit, Gjykata nxorri vendimin për ta dënuar në mungesë për agjitacion e propaganda, kur ai ishte në moshën 67 vjeçare. Prangat ju vunë në Bizë te Ishmit nga ish punonjësi i sigurimit te shtetit ne Durrës, R. Domi. Gjykata ushtarake e dënoi me 8 vjet burg. Ndën pranga Frati i nderuar u dërgua në burgun e Tiranës dhe pak më vonë u transferua në burgun e Burrelit ku edhe vdiq. E tmerrshme është që deri më sot ende nuk i është gjendur as varri.
Gjon Vlashi, me profesion avokat, i ka dëshmuar, në Janar të vitit 1994, babës tim shumë të nderuar, Fabjanit, se e ka njohur At’ Klementin në burgun e Burrelit, gjatë kohës kur kanë qenë të bashkëburgosur dhe sipas dëshmisë së tij, të lënë me shkrim, At’ Klementi ka vdekur me 21 Nëntor 1956.
At’ Klementi vdiq ose më saktë e vdiqën, kur ishte 71 vjec, 4 vjet pasi ishte arrestuar. Vdiq duke mos perballuar dot kushtet e burgut ose nga ndonjë rrethanë tjetër. Natyrisht që janë fare të panjohura dhe nuk dihet asgjë për rrethanat e vdekjes së tij. Ai vetë vdiq pa e kuptuar kurrë se përse u dënua dhe përse duhet të vuante në ditë të pleqërisë, kur gjithë jetën e tij ja kishte dedikuar njerëzve, kur kishte punuar vetëm me dashuri, devotshmëri e patriotizëm, për Fe dhe për Atdhe.
Burgu e vdekja e ndanë nga njerëzit, por ata asnjëherë nuk e harruan famullitarin e ndershëm, njeriun e mire dhe të kulturuar.
Më kujtohet, kur isha e vogël, në shtëpinë tonë vinin jo rrallë fshatarë nga Biza dhe zona përreth, për të takuar babën tim, e për t’i sjellë atij, si nipi i At’ Klementit, natyrisht me zë të ulët, përshëndetjet e bashkëfshatarëve në mirënjohje të priftit të tyre, të cilin ata nuk e harruan asnjëherë.
Nga familja e At’ Klementit kanë dale 4 Fretën Françeskane, 3 nga të cilët nuk janë më, dhe i katërti, At’ Gazmend Tinaj, është sot e gjithë ditën në Provincën Françeskane të Zojës Nunziatë, në Shqipëri.
At’ Mhill Miraj, ose Rrok Pjetri siç ishte quajtur në fëmijëri, Mjeshtër në Klerikat, në vitet 1938-1939, professor i matematikës në Liceun e Shkodrës, njeri i kulturës e dijes, u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, në 13 Janar të vitit 1948 bashkë me 10 Klerikë të tjerë dhe u torturua me mënyrat më çnjerëzore në burgjet e asaj kohe. At Zef Pllumbi në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, dëshmon për torturat e rezistencën e At’ Mhill Mirajt, në ato burgje të ferrit komunist.
Baba im, i ndjeri e shumë i nderuari, Fabian Miraj ose Tomë Zefi, siç ishte quajtur në fëmijëri, njeri shumë i kulturuar, specialist i shkëlqyer në fushën e ndërtimit e restaurimit të monumenteve të kulturës, ishte gjithnjë i palodhur në punë. Ai në fakt pasi kishte mbaruar Kolegjin e Françeskanëve në Shkodër kishte shkuar për studime në Itali. Ai ishte diplomuar për Teologji në Universitetin Antoniana në Romë. Në fund të vitit 1945, menjëhere pas diplomimit, u kthye në Shqipëri, kur ishte vetem 25 vjeç. Kthimi i tij lidhej jo vetëm me çlirimin e Shqipërise, por edhe me faktin që kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Sa herë e pyetnim na thoshte se u kthye nga dashuria e madhe për vendin, për prindërit e për të afërmit. Shqipërinë e gjeti ndryshe nga ç’e kishte menduar. Që në fillim u përball me kurthe, presione e kërcënime dhe, pasi u burgos për disa muaj, u detyrua që në vitin 1948 të ndërpriste veprimtarinë e shërbesës fetare dhe të largohej nga rrethi i Shkodrës, ku ai njihej si frat ose si njeri i shërbimit katolik. I ri dhe me vitalitet vendosi të regjistrohej vullnetar në ndërtimin e hekurudhës. Në kohën e punës në hekurudhë jeta e tij mori drejtim tjetër. Vendosi të mos ketë miq të afërt dhe të mos flasi me askënd për mendimet e tij ideologjike dhe politike. Nuk foli as me ne deri kur ndodhën ndryshimet demokratike, sepse mendonte se vetëm duke heshtur do të mbronte vehten, familjen dhe gjithë të afërmit.
Këtë vit mbushen 67 vjet nga vdekja ose martirizimi i At’ Klement Miraj dhe, me këtë rast, dëshiroj të nderoj edhe të ndjerët At’ Mhill Miraj, Fabian Miraj si edhe gjithë fisin tim të nderuar, jo vetëm ata malësore që jetojnë edhe sot në Kelmend, por edhe ata që kanë zbritur e jetojnë në Shkodër e Lezhë, Laç, Mamurras e kudo qofshin.
Një nderim shumë të veçantë për të gjithë Fretenit e Provincës Françeskane të Zojës Nunziatë në Shqipëri, të cilët me përkushtim vazhdojnë rrugën e At’ Gjergj Fishtës, At’ Shtjefën Gjeçovit, At’ Klement Miraj, At’ Zef Pllumit dhe të gjithë Fretënve të martirizuar në forma e mënyra të ndryshme nga ai regjim aq i egër, që për fat të keq zotëroi Shqipërinë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i At’ Klement Miraj. I përjetshëm qofte kujtimi i Fabian Miraj dhe At’ Mhill Miraj. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë Fretënve Françeskanë, që ja kushtuan jetën parimit të rëndësishëm: ‘Për Fe dhe për Atdhe’.




Ali Xhunga dhe kriminelët komunistë në Shkodër/ Dëshmon Ana Daja

 


ANA DAJA 
DËSHMI E GJALLË E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT NË SHKODËR 
 
Lexoni dhe rënqethuni. Asnjë kriminel nuk u dënua. Ali Xhunga dhe tërë kopeja e kriminelëve të diktaturës: Ana Daja, ish gjimnaziste 18 vjeçare tregon: hetuesi 🔻Ali Xhunga më futi një copë leckë në gojë, duart m’i lidhi mbrapa dhe më shtriu në çimento…”

 
Zonja Ana Daja gjatë bisedës për vitet e rinisë së saj,  rikujton historitë e saja, të dhimbshme, plot vuajtje, me shumë tortura, me një kujtesë të mrekullueshme. Tregon çdo gja, çdo detaj dhe emrat e bashkëvuajtësve, por edhe të atyre që e torturuan. E lindur në Shkodër në vitin 1928, në një familje punëtorësh, babai punonte teneqexhi-llamarinist dhe ata kishin një gjendja ekonomike disi të mirë. Ajo vazhdoi shkollën fillore e gjimnazin, në shkollën shtetërore në Institutin “Donika Kastrioti”. Në vitin 1944, ajo ishte në vitin e pestë të shkollës, mësimi ishte i mbyllur, pasi u bë vetëm tre muajt e verës. Në vitin 1946, ajo kaloi në gjimnazin shtetëror “28 Nëntori” të qytetit të Shkodrës.


                     *      *      * 
 
PYETJE: Znj. Ana, si e kujtoni Shkodrën në vitet 1945-46 e në vazhdim? 

ANA DAJA: Isha vet e dyta në pjacën e qytetit tonë, kisha dalur me ble një copë për fustan. Unë kisha distinktivin e “Bijave të Zonjës”, ndërsa shoqja ime, Marije Prendushi, atë të “Veprimit Katolik”. Në këtë kohë po kalonte grupi i ‘Grave Komuniste”, që bërtisnin: – “Plumbin ballit e litarin fashistëve dhe reaksionarëve”. 

PYETJE: Çfarë ndodhi me ju në fundin e vitit 1945? 


ANA DAJA: Në këtë moment, del nga turma Marije Ndoja, e cila erdhi të më hiqte me forcë distinktivin. Unë i’u kundërvura dhe s´e lashë në asnjë mënyrë, të ma merrte atë. Të nesërmen në shkollë na nxorën në karikaturë, duke na tallur me fjalë fyese. Në vitin shkollor 1946, u bënë shumë sabotime nga antikomunistët. Unë dhe Ernest Përdoda, shpërndanim trakte. Më përjashtuan tre dite nga shkolla, se kisha grisur gazetën e shkollës, ku më tallnin me fjalë fyese. Në atë periudhë vdiq Dom Gaspër Thaçi – Argjipeshkvi i Shkodrës, unë mora pjesë në funeralin e tij. Gjatë funeralit, makina e policisë, kishte bllokuar rrugën, për të mos kaluar karrocat që shoqëronin funeralin, por rinia, që kishin lanë mësimin, e mbartën karrocën me arkivolin dhe e çuan përpjetë, pa pasur nevojë për kuajt dhe vazhduan funeralin. Në atë kohë në sallën e gjimnazit B.R.A.SH.-it (“Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare”), organizonte konferenca kundër fesë dhe ato i kryesonte Satber Jubani. Unë gjithmonë i kam kundërshtuar, dilja në mbrojtje të njerëzve të fesë dhe të besimit fetar. Një here u bë një mbledhje e madhe, në palestrën e gjimnazit dhe vjen përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Spiro Pano, për veprimtarinë antikomuniste, që u zhvillonte në gjimnaz. Na përjashtuan nga shkollat e të gjithë Shqipërisë, mua, Faik Lulin, Njazi Barbullushin, Sandër Gerën, etj. 

PYETJE: Ç’ndodhi tjetër me ju në 26 qershorin e vitit 1947? 

ANA DAJA: Në pasditen e 26 qershorit 1947, trokitën në derë, Dylaq Lekiqi me dy policë, të cilët erdhën të më arrestojnë, por me pretekstin se gjoja donin të më merrnin në pyetje. Tek shtëpia e Çurçive, ishte Dega e Punëve të Brendshme dhe aty më futën në një dhomë e më lanë në çimento, ku dhe kalova gjithë natën. Kryetari i Degës së Shkodrës, ishte Zoi Themeli. Nga dritarja e dhomës, pas mesnatës, kam parë Padër Mati Prendushin, me një fanellë gjysëm të shqyer e mbathje të gjata të lidhur me duar mbrapa, në një pemë, mbasi e kishin torturuar. Filloi një shi i madh dhe atë e lanë të lidhur. Natën e dytë, më futën nën shkallë, në një birucë të vogël. Më thotë Dul Rrjolli: Tash ta kemi gjetur vendin e përshtatshëm. Në atë birucë kishte minj dhe insekte. Ishte një tmerr. Më futën në hetuesi ku gjeneral Zoi Themeli e Fadil Kapisyzi, më thanë: – “Ke organizuar nxënësit e gjimnazit, kundër pushtetit popullor”. Unë i’u përgjigja: Ne jemi pak vajza tashti, sapo jemi bashkuar me gjimnazin dhe s’pata kur me u njohë me to. Mandej unë kam kohë, që e kam braktisur shkollën, nuk e kam frekuentuar më gjimnazin. Pa mbaruar ende fjalën, ata më thanë: “Ke organizuar funeralin e At Gaspër Thaçit”. Unë u thashë se ato tre ditë, kam qenë e përjashtuar nga shkolla. Pas kësaj, Zoi Themeli më ra me grusht në fytyrë dhe gishti i vogël i tij më hyri në sy, më dha dhe një shqelm dhe më rrëzoi për tokë. Mandej më çuan në dhomën e izolimit. Më 15 korrik 1947, u ri konstruktua Dega e Punëve te Brendshme, e cila ishte shtruar me çimento dhe mbi atë çimento të lagur, u shtruan dyshekët. Çdo gjë ishte e lagur, e patharë, aty gdhenda në mur datën 15.07.1947. Birucat ishin pa dritë, pa ajër. Dy herë në 24 orë, na lejonin me kryer nevojat vetjake, ujë na jepnin vetëm një herë në ditë. Një javë më lanë mbi çimento. Më solli familja rrogosta. Muret e dritaret ishin të mbuluara me jorganë, që të mos dëgjoheshin zërat e të torturuarave. Një ditë, hetuesi Fadil Kapisyzi më tha: – “Të tregohesh e gatshme për të treguar krimet që ke bërë kundër Pushtetit Popullor, ndryshe, do të të bëjmë provë korrentin elektrik”. Unë s´fola, s´dhashë asnjë përgjigje. Atëherë hetuesi Fadil Kapisyzi, më vuri korrentin në të dy veshët. Ishte një tronditje e tmerrshme. Pas kësaj, ai më tha: “Ke dashur me vra Dulaqin”. Si kam dasht me e vra…?! As kam dashur, as më ka shkuar ndër mend që ta vras. Me çfarë ta vras? S’kam ndonjë mjet, iu përgjigja unë. Në pyetje me merrnin gjithmonë në mbrëmje. Një natë, polici Ismail, që ishte i ri, si egërsirë, injorant, i mungonte gishti i madh i dorës së djathtë, më thotë: – “Ngrihuni” dhe më dërguan në një dhomë tjetër, ku sa kam hyrë brenda, më ra të fikët. Banaku dhe dyshemeja ishte e mbuluar me gjak të mpiksur. Erdh P. K. (përgjegjësi i burgut); ai grisi proçes- verbalin e kapiten Kapisyzit dhe më tha: “Tash e tutje ke me pasur punë me mua”. Ai më pyeti: “Ti ke organizuar funeralin”? Unë i thashë se kam qenë tre ditë me pushim. Ai vazhdoi duke më thënë: “Na trego emrat e nxënësve të shkollës. Duhet ta pranosh akuzën”? Por unë i thashë se s´i njihja ata. 

PYETJE: Ç´të bëri më pas Pjerin Kçira? 

ANA DAJA: Ai më ka lidhur në murin mbas dere, m´i lidhi duart me tel, m´i ngriti lart dhe telin e hodhi mbrapa. S´kisha mundësi me lëvizë. Sa herë u hapte dera, më ndeshte e përplasej mbi mua, që isha e lidhur. Në këtë gjendje më mbajtën pesë ditë e pesë netë, pa hëngër e pa pi. Më çuan përsëri në birucë ku më vunë përsëri korrentin. Nga data 1 deri më 15 tetor 1947, më kanë lanë në këmbë, me fytyrë nga muri, pa lëvizur. Kur u rrëzoja, roja më hidhte kovën e ujit të ftohtë, për të më ngritur përsëri në këmbë. Kështu si unë në korridor, ishin dhe Dom Anton Muzaj (ai që zëvendësoi Monsinjor Thaçin) të cilin e kishin vendosur në shkallën që zbriste në katin e parë, koka i takonte pak përmbi dyshemenë e korridorit, ku ishim ne. Ndërsa Padër Frano Kirin, e kishin lidhur në hekura. Sa herë kalonte roja, aq herë e godiste me shqelma (i ngrati Padër Frano – thotë me lot ndër sy Zonja Ana). Ushqimin shpesh herë s´na e jepnin, ia hidhnin qenit. Në vendin ku më kishin lidhur, ndodheshin banjot, ku i sillnin të burgosurit me kry nevojat personale. Shpeshherë të burgosur të ndryshëm, kur u jepej mundësia, më ndihmonin. Isuf beg Sokoli, kur kalonte për në banjo, më solli një herë një gotë kos, ma dha me e pi dhe e fshehu shpejt. Po kështu, mundoheshin me më ndihmuar Zef Zorba, Brahim Sokoli, por mungesa e ujit ishte një tmerr. Një i burgosur i dhomës teme (se ne femrat na kanë lanë në dhoma bashkë me të burgosurit meshkuj), Dodë Zef Tuku, me sillte ujë, ma linte në nevojtore, që të mos e shihte polici. Në mbrëmje, kur polici më liroi duart, që të kryeja nevojat personale, kam pirë ujin me një frymë. Më kanë lidhur me zinxhirë duart dhe këmbët. Më ishin ënjtur këmbët, plasaritur dhe qelbëzuar. Mjeku nuk pranoi të më mjekonte, se desh të më dërgonte në spital. Por s´më dërguan atje. Infermierja vetëm më çau plagën dhe i hodhi jod. Më dërguan në dhomë ku ishin dy burra. Osman Haxhiu (shumë i moshuar) dhe Dom Zef Tuku. Natën këmbët e mia ishin ngjitur në çarçafët, temperatura ime shkoi 40˚C, s´më banë asnjë mjekim. Në këtë moment, më çuan në katin e parë, ku ishte dhoma e torturave, aty më priste Pjerin Kçira dhe Ali Xhunga, ku më morën në pyetje, duke më thënë: “Na trego se si i ke organizuar grupet”? Unë iu përgjigja duke u thën se s´kam bërë asgjë. Pas kësaj më vendosën telat e korrentit në të dy veshët dhe më lidhën duart. Disa herë kam nxjerrë gjak nga hundët dhe goja, në moment më ikte kujtesa, kisha zanë gjuhën me dhëmbë. Me futën në gojë një copë leckë, që të mos dëgjoheshin britmat e mia. Më ulën në çimento, më vendosën korrentin dhe në këto momente, shanin me fjalorin më të ndyrë. Ali Xhunga, sa herë që s´pranoja akuzën, aq herë më godiste me shkelma në shollën e këmbës, që më trondiste të gjithë trupin. Më lodhën aq shumë, sa s´kam qenë në gjendje të eci dhe dy policë me ngjitën në katin lart, për krahësh. Shokët e dhomës kanë qarë, kur më panë në atë gjendje. Përveç torturave të shumta hera-herës, me ndërprisnin ujin, ushqimin dhe thonin: – S´të kanë sjellë gjë familja? Një herë, shoferi Ahmet Sufi, më lidhi duart e këmbët me zinxhirët që përdorin për rimorkim makinash. S´kisha si lëvizja. Kështu më la të gjithë mbasditen. Kur më morën në pyetje, u thashë: – S´jam në gjendje me qëndru në karrige, sepse shoferi juaj më ka lidhur me zinxhirë hekuri. (Ata gjoja luanin rolin e të paditurit, ndërsa shoferi më thoshte: – Kam qenë i urdhëruar). Në dhjetor të vitit 1947, më dërguan tek ish-burgu i Gestapos (ish-shkollë), aty gjej një vajzë mirditore, Marije Frisku, mbesa e Dom Rrok Friskut. Mbas shumë kohësh jam takuar me të, në burgun e madh të Shkodrës. Mbas një periudhe më dërguan tek burgu i Françeskanëve, tek dhoma ngjitur me kompanjelin, pranë kambanës. Roja Hekurani, na kontrollonte ushqimet, por ai ishte i sëmurë me tuberkuloz dhe na i pështynte gjellët. Dyert e dhomës ishin të ngjyrosura më bojë. Aty kam lexuar tre poezi të Padër Donat Kurtit, i lexova, i mësova përmendësh dhe i kam ruajtur. Shpesh komunikonim me njëri-tjetrin me dy trokitje në mur. E më thotë: – Jam Pjetri prej Vjerdhe, kam në dhomë Dom Anton Muzaj, ai qëndronte në këmbë dhe ishte sëmurë. Ai thoshte: – S´jam në gjendje për gjyq. Duan që të mohoj fenë e Krishtin. Për fe e atdhe, un s´pranoj ndryshe. Gjyqi u bë me 12 janar 1948. Grupi i të rinjve: Ana Daja, Liza Pali, Viktor Kujxhija..! Një gjyq kukullash, fallco, s´u mur vesht ç´thonin. Vetëm u lexuan emrat e studentëve…; u bënë duartrokitje nga njerëzit e sallës dhe u dha dënimi…! Mua më dënuan katër vjet burg. Nuk mora vesh se për çfarë më dënuan! 

PYETJE: Për periudhën që ishit në burg, ç’mund të na thoni? 

ANA DAJA: Në burg na mbanin të mbyllura në qeli dhe na linin të ajroseshim një orë paradite e një orë mbas dite. Në burg punonim, bënim thurje me lesh, punim trikosh, çorapesh, i dorëzonim çdo natë punën e bërë gjatë ditës. Në vitin 1949, filluan me marrë të burgosur nga burgu i madh e i çonin në Degën e Punëve të Brendshme. Një ditë më morën dhe mua, më mbuluan me batanije, më lanë në një dhomë ku futën dy burra, atyre u thanë: – Mbasi jeni nevojtarë do t’ju gjejmë punë dhe keni me patur privilegje, vetëm firmosni këtu në deklaratë. Ata (hetuesit) më thanë:- Dhe sa muaj burg të kanë mbetur? Unë u përgjigja se më kanë mbetur edhe 17 muaj. Pas kësaj, hetuesi më tha: “Po firmose në këtë deklaratë, mund të bëjmë që të lirohesh sa më parë, me anë të amnistisë dhe nuk ban jo 17 muaj, por as 17 orë”. Unë u thashë se nuk pranoj në asnjë mënyrë, nuk vej firmë në deklaratë, s´pranoj të bashkëpunoj me ju. Ne, femrat e burgut nuk na kanë dërguar në kampet e punës, por merreshim me pastrimin e ambienteve të policisë. Mbasi e plotësova dënimin e plotë, katër vjet, dola nga burgu. Por më priste burgu i jashtëm, ai i izolimit dhe i survejimit. 

PYETJE: Për shoqet e tua bashkëvuajtëse, ç’mund të na thoni, si i kujtoni ato? 


ANA DAJA: Në burg kisha: 

Adile Hasan Boletini – gruaja e nënkolonel Adem Boletinit (i vrarë në atentat), të cilën e dënuan 5 vjet, për mos denoncim të Jup Kazazit (ishte burri i motrës së saj, që u vetëvra, për të mos i’u dorëzuar komunistëve). Po kështu, Agime Pipa, një vajzë e përkryer në të gjitha pikëpamjet. Shumë e edukuar, e heshtur, e mençur, intelektualja e parë e Shkodrës tonë. E dënuan katër vjet dhe e bëri të plotë dënimin. Kujtoj Vitore Kuka, vajzë e mirë, arsimtare në Breg të Bunës. Kishte vëlla Zef Kukën, anëtar i Ballit Kombëtar – Shkodër, i pushkatuar nga komunistët. U akuzua për agjitacion e propagandë. E dënuan 5 vjet, të cilat i bëri të plota. Kujtoj:
 
Terezina Palin,- një vajzë e zgjuar, burrneshë. Arrestimi i saj u bë në Tiranë, për veprimtari politike agjitacion e propagandë, dajat e saj Dedë Thani, Mark Thani, Pal Thani, vdiqën në tortura nga ato që iu bënë në Sigurimin e Shkodrës. Terezina e Liza Pali, mbesat e tij, e kanë ndigjuar dajën Pal, tuj e torturuar. Sa të vështirë e kanë patur këto vajza…! Terezinën e dënuan 5 vjet, që i bëri të plota. Ndërsa, e motra, Liza Pali, u dënua tre vjet për agjitacion e propagandë. 
 
Gjyste Lazrin, nga Fishta (zonë e Zadrimës) të cilën e akuzuan se kishte ndihmuar të arratisurit, ishte gruaja e Vasë Tomës, i vrarë nga komunistët. E kapën Gjysten, e zhveshën, e torturuan për të treguar lidhjet e burrit të saj. Ajo s’pranoi, ishte shtatzënë. Lindi vajzën në burg. Vajzës i’a vunë emrin Vasilika, por ia morën, e dërguan në Befotrof, e aty i vdiq. E kam lanë në burg. 
 
Dila Zef Doda, - nga fshati Hajmel, ishte mirditore. I’a kishin pushkatuar burrin, kunatin dhe ia kishin djegur shtëpinë. Ishte vajza e Bajraktarit të Mirditës, i kishin bërë kulakë. E kishin dënuar 12 vjet. Fëmijët e saj ia rriti e edukoi e ëma.  

Bardha Krosaj,- një vajzë e shkolluar, e mirë. Ishte nga Kaçinari, Mirditë. Kjo lajmëronte të arratisurit, që mos të dukeshin në atë zonë, se ishte e mbushur me partizanë dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit. Korrieri i ka dhënë letrën, por ai është plagosur nga Forcat e Ndjekjes. Ata i kanë verbuar sytë dhe ia kanë marrë letrën, që e kishte të fshehur në kraharor. Bardha në letër kishte shkruajtur: Zona është e mbushur me njerëzit e Ndjekjes, mos u afroni, se kanë ardhur këlyshët e Stalinit…! Me këtë letër, ka ardhur Aranit Çela dhe hyni në dhomë e pyeti: – “Cila është ajo që ka shkruajtur këlyshët e Stalinit”? – Unë, – iu përgjigj Bardha. Bardha ishte 19 vjeçe, kur e kishin torturuar në Rrëshen, ka ardhur si kufomë në burg. Familjarët nuk e dinin se ku ishte. Bardha ishte shumë e sëmurë me temperatura e lartë, të vjella, e i filloi sëmundja e tuberkulozit. Kishin urdhëruar të mos i jepej asnjë kurë mjekimi. Ashtu të sëmurë e sollën në dhomën tonë të vogël, ku banonin 14 gra e vajza. I shërbenim e ushqenim nga ushqimet tona (që na i sillte familja). Në momentet e fundit të jetës, e veshëm me pallton e bukur, që kishte kujtim dhe ashtu e morën gardianët e burgut. Vdiq ajo vajzë e re dhe e varrosën tek Varret Katolike të Rrmajit në Shkodër. 
 
Marije Friskun, - mbesa e Rrok Friskut, e dënuar 3 vjet. E burgosën me axhën e saj (vdiq në burg). Kemi pasur dhe një tjetër, Nasibe quhej, s´ia mbaj mend mbiemrin. Ajo ishte nga Tropoja dhe pothuaj nuk fliste fare, ishte shumë e heshtur. 
 
Drita Kosturin, - një vajzë e re, që u bë komuniste në moshën 15 vjeçe, por më pas u bë një antikomuniste. I kaloi jeta në burg dhe internime. U familjarizuam, por ishim të rezervuara nga frika e spiunëve, që shpesh ndodheshin edhe aty ku s´e mendoje. Drita Kosturin e kishin lanë në një dhomë me Hafiz Dërgutin e Gjon Serreqin dhe ajo tregonte se sa herë lutej hoxha në ritualin e faljes, aq herë ulej e ngrihej Gjoni, se ishin të lidhur të dy bashkë. 

PYETJE: Zonja Ana, ç’mund të na tregosh tjetër për burgun e Shkodrës? 


ANA DAJA: Në burgun e Shkodrës, Terezina Pali, tregonte se Padër Çiprian Nikën, e kanë dëgjuar duke bërtitur, kur i kanë djegur këmbën me hekur të skuqur dhe i kanë hedhur kripë. Padër Ciril Canin, e kanë rrahur me shkop, saqë ecte me shumë vështirësi, sa me kryer nevojat personale. Profesor Qemal Draçinin e Pal Thanin, (akademist) i kanë rrahur dhe helmuar, e kanë vdekur aty në hetuesi. Myzafer Pipën, avokat, dy këmbët e tij janë djegur me rrëshirën e pishës. E kanë mbytur, sa ai s´ka qenë në gjendje me ecë. E ka vra Elez Mesi. Kolec Dedën (tregtar i njohur), e kanë hedhur nga dritarja, duke thënë që ka vrarë veten (në fakt dritaret i mbanin gjithmonë të mbyllura). Dr. Spanjollin – e kanë helmuar dhe trupin e hodhën në Zallin e Kirit, ndërsa Sigurimi thoshte sikur gjoja ai e ka pirë vetë helmin! Pjetër Zef Saraçin, e dënuan në birucë, vetëm pse tha një shprehje për të qeshur, për humor. E zhveshën, e lidhën këmbë e duar dhe i hidhnin kovat me ujë të ftohtë…! Zoterinjtë Xhevat Dani e Pjetër Saraçi, i shihnim shpesh duke pastruar oborrin me fshesë dhe shumë punë të tjera. 

PYETJE: Ç´ndodhi me ju mbasi dolët nga burgu, si rrodhi jeta juaj? 


ANA DAJA: Unë punova punëtore gjithë jetën në peno-beton. Krijova familje, rrita fëmijë, djalë e vajzë, tashti jam gjyshe. PYETJE: Zonja Ana, në fund të kësaj interviste, ju uroj shëndet e jetë në udhën e pleqërisë. ANA DAJA: Ju falenderoj unë ju zonja Fatbardha, që keni ndërmarrë këtë nisiativë dhe po nxirrini në pah, krimet e atij regjimi, në mënyrë që t’i dinë brezat që do vijnë dhe këto të mos përsëriten ma.

 FATBARDHA MULLETI / poshtë shënim: Vetëm pak kohë pas kësaj interviste me znj. Ana Daja, duket se pleqëria e bëri të sajën, pasi në vitin 2006, ajo u sëmur. E lodhur dhe e drobitur nga ato që kishte kaluar e duruar në qelitë e hetuesisë e burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ajo mbylli sytë me 18 korrik 2007. Jeta e saj është shembulli i gjallë i jetës nën diktaturën komuniste, ndoshta unik në të gjitha vendet e Lindjes Komuniste. 

Nga Fatbardha Mulleti - Saraçi Memoria Al.

Martiri Dom Dedë Maçaj ekzekutuar në moshën 27 vjeçare

DOM DEDË MAÇAJ
Njeri nga 38 Martiret
21 Tetor 1920—15 Mars 1947


Dom Deda kje një meshtar i zellshëm dhe i përvuajtur, i dashur,i gatshëm per sherbim fetar ndaj besimtarve. Ishte ne moshen e re vetem 27 vjeç kure I’a nderpren jeten toksore…Por jo jeten e amshueshme ne lumni te Parrizit.
Sikurse eshte thene me pare Pap Gjon Pali i II’te e ka zgjedhur Dom Ded Maçaj me shenje ne listen e 40 Martirve. Ishte propozua prej Vatikanit per shejtrim, per qendrimin ne Zot ne Krishte e Atdhe,
Dhe ky eshte biri i Selces se Kelmendit dhe i malsise madhe Shkodres.
Eh,ky Engjulle toksor kishte linde nga fisi e Maçajve te mirnjohur ne Kelmend. Familja e tij paten leshua Bjeshket e kuqe dhe zbrite per nen Shkoder,per te ike prej dimrave te veshtire,ashtu si shume fise tjera te Kelenmdi ndertuan shtepiat. Ndersa edhe Maçajt te tjer u vendosen ne Velipoje. Ne Bualleke te Trushit. Ne Kakariqe. Ne mal te Jushit Madje Gjeto i Gjonit i Maçaj pati banua jo shume larg nga kulla e Legjendarit Prek Cali ne afer si te bishtit Juges.
Duhet thene se:
-mjaft prej ketyre shtepijave te mirnjohura imronind ne keto vise dhe sigurishte qe kohen tjeter te vitit e kalonin ne Kelmendin e tyre madhshtore e heroik.
Po cili eshte Dom Deda ??
-Sipas Çertifikates lindjes leshua me nr. Rendor 43/125 te vitit 1930. Ded Gjeto Gjoni i Maçaj…U lind në Malin e Jushit të Qarkut Shkodër me 21 tetor 1920. I biri i Gjeto Gjonit dhe i Tringë Lukës,
Ded Maçaj, apo siç thirrej ne rrethin shoqnore te atyre koheve Ded Gjeto Gjoni i cili ishte me i vogli i 4 femijve te Gjeto Gjonit, ku Deda pati fatin per te ken me i preveligjuari sepse koha ishte me e pershtatshem per mesim kur u hapen shkollat fetare apo kolegjet per te mesua udhen e meshtari.
Sapo kishte mbush 10 vjeç Deda dergohet ne muajn Tetor 1930 ne Seminarin Papnur ne Shkoder shkolla kishte edhe konviktin e "Malet tona".
FatmiresishDeda deri ne ate moshe ishte prane prinderve, por edhe me kontakete e tjera familjare kje rrit ne nje mjedis fisnik e bujar, me vlerat e pa peseriteshme, te burreris, te trimërisë e heroizmit, qe malsoret e Kelmendi e përcollen nëpër breza, historin e farktuar neper luftra shume shekullore,qe pate ato treva ne perbadhje beteja te pergjakshme me hordhit Otomane e Serbo-Malazeze.
Nderkohe nga familje e bekuar e patriote e Gjeto Gjonit…Deda u përcielle me shumë malle e lotë, e me dashuri të flaket prindrore, për ne Kolegjin Saverjan në Shkoder Në te gjithë nxensit e kolegjit Deda ishtë shembullor në mësime, ku mbaron me sukses e ne mnyre te shkelqyer programin mesimor.
Deda ishte goje embel, shume i zgjuar, i pervujte e jo krye larte e i pa mburrje.
Kolegji… Tu pa aftesit e tije ne Seminar Papnuer kje marre Deda ne mes te perzgjellurve nga vet Dom Alfonc Tracki te cilit i komunikohet se ka fitua te drejten me vijua studimet ne shkollen e larte për teologji e filozofi ne Propoganda Fida ne Romë.
Edhe ne Univversitetin Fida Rome nuke kaloi shum kohe qe Deda u dallua nder ata studiues filozof e teolog ne mes qindra Nxanseve nga te gjitha anet e botes, per afetsi tia intelektuale, morale e humane, ku edhe shquhet nje personalitet i shkelqyer qe nderohet e admirohet nga koleg dhe profeseor…Gjate atyre 7 viteve te studimit ne Rome e kishte pushtua malli per vellaun Rrokun e moter Prenen, per malet e fushat, per bjeshket e Kelmendi, per Kishat dhe kambanat e tyre, per njerezit e dashur, per Flamure kombetar per e Atdheun e dashtur
Duke e pa ne kete kanveshtrim Deda vertet ndihej krenare, e bashe per ato krenari te ligjeshme Ai mburrej para gjith kolegve e Pedagogve e Profesorve,per bukurit e madhshtin e vendit te Shqiponjave.
Pasi mabron studimet e larta Shugurohet meshtar me 19 mars 1944.
Dhe me date 20 Marse 1944 me nje gezim te papame Celebron meshen e pare.
Në ato vite të trazuara të përfundimit luftes dyte Botrore, Dom Deda i bën një kerkes të veçante Misionit shqiptar në Bari Itali ,për tu kthy ne Atdhe për të vazhdua rrugen e bariut shpirtnuer meshtar i Krishtit. Ne ate perjudhe Meshtari kishte marre edhe Sinjalet se ne shqipri poi turturonin i burgoseshin e pushkatonin Kleriket Katolik ne shqipri
Dhe te njejtin fat do psonte edhe vete Dom Deden ato lajmrimet qe kishte marre nga burime te ndryshme edhe nga Selia e shejte per tu pas ne konsiderat.Me gjithe atyre kundershtive e bisedimeve dilemash e hamendsimesh qe kjen bisedua ku vete edhe Pap i shejt Piu i XII’te
-Orjentonte qe ne ate gjendje te pasigurte me reprezalje kundra klerit katolik, te mos rezikoheshin me jete ata meshtar ne Shqipri .Duhej qe vendimet te jene te sigurta ku te ruhej jeta e meshtarve, per ndryshe jo vajteja ne ate situate dramatike
Por Dom Dede kishte vendos bashke me dy shoket e tija Dom Anton Muzaj dhe Dom Luigj Kolaj qe te ktheheshin ne vendin e tyre pikrishte ne Korrik te vitit 1945 u pershendeten me shoket e tyre ku paten mesua Teologji per 7 vjet dhe mbeten te paharrueshme, e sebashku tre shoket i thane pergjithmone lamtumire Italis, duke u nis me Avion per ne token Nene.
Meshtar Deden e prisnin me shume malle e dashuri Baba Gjeto e Nena Tringe,vellai Rroke e motra Prene te mblidheshin perseri ne vatren e tyre te gezonin per meshtarin e fisit Maçaj.
Sapo mbrriti Dom Deda ne Shkoder tek Ipeshkve dhe Provinciali ne Katedralen, ose sikurse thirret nga te gjithe Kisha e Madhe caktohet meshtar ndimes famullitar ne Katedrale.
Gjate kohes qe sherben ne Katedrale, merr vesh se ne kishen e Sheldis nuk kishte famullitar qe prej nje viti, mbasi e kishte ekzekutua komunizmi Dom Ndre Zadejen.
Ne ate situate Dom Deda me deshiren e tija kerkon te shkoj ne Sheldi per te nderuar emrin dhe vepren e Dom Ndre Zadejes ku do ishte Famullitar.
Aty ne kishen e Sheldise. Dom Deda sherben qe prej Janarit 1946 deri me 13 Janar 1947 diten kur ne menye krejt te befasishme thirret pa prite e pa kujtua në Degen Ushtarake Shkoder dhe dergohët ushtar enkas me qellime diallzore për t’ia marre jeten në qytetin e Përmetit ne juge te Shqiperis.
Dom Deda i bindur se ishte nje kurthe i parpergaditur per ta eleminua ashtu sikurse po vepronin edhe me meshtar tjer.
Ai vendosi vehtes detyr edhe per kulturen qe zotronte qe te zbatoj urdherat me perpikmeri qe i jepeshin, Nderkohe dhe Komanda e Regjimentit e caktoi ne disa detyra sikurse ne Sekretari, ne zyre te propogandes, ne Sport ,me qellim qe te bente ndonje gabim, por me intelektine tija ushtar Deda nuk binte ne gracken e atyre njerzeve te paskrupull.
Dhe me te vertet ata komuniste Isinkenuan nje skenar tragjike, me panike per gjoja Agjitacion e propogande kundra pushtetit.
Ajo komande ushtarake manipuloi disa ushtare komuniste e spiune te pa cipe qe per fate keq pati me origjin edhe nga veriu i Shqipërisë.
Ne ato rrethana te sajuara ku sipas ligjite te erret te atehershem ne baze te kodit penal denoheshin per propogane me pushkatim
Fatekeqesishte per turpin e atije rregjimi me date 10 mars 1947 arrestohet Dom Maçaj…Ne nje kohe qe duheshin edhe tre dite me mbush 2 muja i mobilizuar ushtar.
Ne prani te repartit iu bë akuza publike, Agjent i Vatikanit dhe me 10 Mars 1947 I vihe prangat ne duar e dergohet neper ato budrume te errta duke ju ba me turtura te jashtezakonshme, Por as rrahjet, as kercenimin me vdekje qe e priste, as deshmitaret e rreme, qe ndonjeri edhe nuk deshi te depunonte, nuk e mposhten malsorin e Kelmendit Ded Maçaj per ti pranuar ato qe nuk i kishte ber,madje as nuk i kishte imagjinuar.
Ai Meshtar ne zemer mbante Krishtin,ruante mendje e vet te pastert, e donte Atdheun jo urrejtje,kishte mesimet e Ungjillit, me gjithe shpirt kultivonte pervanin e hyjnore te Zotit.
Diten e 5 qe ishte dhe vazhdimi i turturave nga me shtazarake,kur Struktura e Komandes u binden se Dom Deden nuk mundet ta benin qe te pranoj akuzat e tyre te çpifura e te shembtuara. Vendosen te nxjerret para Gjygjit ushtarak.
Kishin sajua nje trupe Gjykatesh qe kjen shkollua ne kurset e Analfabetit Partizan neper male ku mungonte krejtesishe kultura e dija ligjore, Ashtu ne pranin e qindar ushtarve te mbledhe veçmas per ta denigrua e mepastaje ekzekutua Dom Deden. Ata Gjykates e prokurore thane se:
-Para tyre kishin nje armik te popullit i betuar,kishin nje agjent i Vatikanit, nje Armik te komunizmit i derguar i posaçem i Pape Rromes per panik e disfatizem ne popull e shqipri,nje agjent i Anglo-Amerikanve.
Fakete e me siperme thote Prokurori e gjykata e vertetojne kete veprimtari, dhe per pasoj te gjykohe e denohet me vdekje me pushkatim…
…Ku flasin dokumentat e me poshte …
Dokumenti nga rregjistri Themeltar me nr. rendor 199… 

PROÇES - VERBAL

Sot me date…… diten e caktuar per Gjykim trupi Gjykues formuar prej:
-Kapiten i II-te Shaban Idrizi zv Kryetar.
Kapiten i II-te Jorgo Gumeni Antar.
Aspirant Loni Gusho Antar.
Tu qen present Prokurori i Gjykimit Kapiten i II-te Vangjel Kocani.
Me asistencen e Sekretarit Kapter i II-te Ziver Çamit.

V E ND O S I
Ne çeshtjen penale,te rregjistrit me numer themeltar 199
te vitit 1947;
i pandehuri Dede Gjeto Maçaj,
i biri i Gjetos dhe i Tringes vjeç 27 nga Mali Jushit dhe banues ne Sheldi prefektur e Shkodres ka mbarua 18 vjet shkolle per Prifte, duke studiua ne Teologji dhe shkolle te Larte ne Rom. Eshte me gjendje ekonomike te varfer. …Ne baze te ligjit nr. 382 mbi dispozitat e pergjitheshme Ded Gjeto Maçaj denohet me v d e k j e me pushkatim


DESHMI E MINISTRISE DREJTESISE

Per te quajturin Ded Gjonaj.i biri i Gjetos dhe i Tringes.
I lindur me 20 Tetor 1920 Qarku Shkoder.
i arrestuar me date 10.3,1947
Ne baze te vendimit nr.55 dat.15.3.1947 Gjykata Ushtarake Gjirokaster e ka deklaruar fajtor per krimin ..Agjitacion e propogande..dhe ne baze…te nenit 17 paragrafi 13 te ligjit Nr.41 date 14 .1. te vitit 1945. Te ligjit 382 i miratuar ne vitin 1946 ..Denohet me vdekje dhe konfiskim te pasurise te lujteshme e te pa lujteshme persa i takon pjeses tija.
Eshte ekzekutuar me date 28.3.1947
Kjo deshmi u leshua nga Ministria e Mbrendeshme me Nr. protokolli 3159. me date 14 .12.1995

Por…megjithese kje gjygje i paligjeshm per nga menyra si u gjykua…Sepse
1.Ai gjykim nuk pati mbrojteje,
2. Vendimi nuk u caktua denimi i formes prer.
3.Gjykim pa te drejte ankimimi.
5.Ku nuk i caktohet as data e pushkatimit.
Tragjikishte vendimi ekzekutohet po ate dite me 15 marse te vitit 1947.
Mizorishte ate momente e Dom Deden e moren ashtu te lidhur me paranga, e larguan ne nje distance vetem 50 metra nga ushtaret e shumet. Dhe e vendosen buze murit prane Bregut te Vjoses.
Papritmas ate minut Dedë Maçaj i drejtohet turmes me një za vibrues duke bertit…
"Shpall para Zotit, përpara juve të dashur ushtar, qe po vritem për shkak të urrejtjes ndaj Besimit Katolik. E them kete,pa urrejtje për ata të cilet pas pakë do me vrasin"
Pastaj ai ngriti syte nga Qiella ashtu eci pak hapa drejt platonit murit, si për tu tregua ekzekutorve se nuk kishte frige nga vdekja.
Fytyra e tija rrezatonte një bukuri mbinatyrore.
Për habin e të gjithve Ai u ul ngadal në gjunjë,lutej në heshtje...Ati yne…çoj dy duart per her te fundit drejt qellit e thirri sa mundi…
Rrofte Krishti Mbret!  Rrnofte Shqypnia.!
Sapo skuadra e pushkatimit te vdekjes drejtoj armet per ekzekutim
Urdheri u dha per zjarr, ku bresheria e pare e plumbave nuk e shtriu per toke Dom Deden, por u perjetua çasti me besua se Zoti po e merrte shpirtin e tija ne Parrize.
Tu e pa ate merkulli para Rregjimenti, disa zera thërritën nga rreshtat e ushtarve ;
- Ai është i pa fajshëm.
- Kursenja jetën"!
Por menjëher kjo thirrje për falje u mbyt nga ulurima e ushtarve komunist: "Plumbin ballit...plumbin ballit"!
Ne ate diten te zeze te ekzekutimit prej lukunise se diktatures komuniste, meshtarit Ded Maçajt ishte me uniform ushtar...Por ne shpirte e tije qelibar, kje ushtar i Krishtit.
Detyrimishte mbas breshris dyte te plumbave Meshtari ashtu i lame ne gjake ra per dhe…Ai gjak i shejt i pagzuem e I shuguruem ne Jezusin, Dom Deda e bajti Kryqin e kalvarit tija ne emer te KRISHTIT.
Komisari i Regjimentit nje kapadaji e injorant e i pa shkolle,nxjerre me gjithe inad Pistoleten e tije leshon dy plumba Dom Dedes ne krye…Ashtu kthehet ai gjakpires Komisar nga ushtaret dhe bertet duke pohua se tani kemi nje armik me pake.
Oh, çkobe, !!
O ç’faqezi !? Ai Oficer si Kryexhelat i Enverit… Mostrat te urryer komuniste…
E Popullli do leshonte namen e tija per ata gjakpirsa kanibal
”U humbet fara Komunistave edhe 50 breza pas tyre”
Kush jeton me Krishtin nuk vdes kurre.
Kush e jep jeten per fe
Ai ate dite ka le
Po afrohen gadi 70 vjete
Ne Qille te lart jehona buçet
Dom Deda me Engjuit therret
Lavdi ne perjetesi Krishtit Mbret.
Selia e shejte e shpalli Martire
Dom Dede Maçajt me shpirte te dlire
Malsorin e denje i Kelmendit legjendar
Per amshim rrin prane Jezusit ne Altar.
...Vargjet e mija Gj T.
Ne perfundim te keti shkrimi lexuesi ndoshta ka me thane perse keto fakete te shkrueme kaqe te zgjanueme si deshmia, apo vendimi gjygjesor e te tjera ??
Pergjegja eshte e kjarte, se per kete Martir te shejet, jane shkrua disa tregime te cilat nuk kan edhe aqe vertetsi,mbasi jan kontraditore njera me tjetren duke hamensua apo aludua jo me dekumenta,
Prandaj Gjergj Nike Gjonaj nipi i Dom Dedes duke marre persiper nje barre te veshtir ka hulumtua me shume mundime duke nxjerre ne pah kete figure me ato permasa pa deformime qe jane ne kete shkrim
Gjate keti shkrimit me ka emocionua shume puna e palodheshme e pamohueshme qe Gjergji apo siç thrritet ne rrethin shoqnor Gjushi, i cili eshte orvate me dite e me muaj neper zyrat burokratike
ne perjudhen pas viteve 1990 me nxjerre ekzaktesisht me akte gjygji, me letra e deshmi Gjykate per figuren e duke udhtua mbi 13 here nga Velipoja per ne qytetin e Permetit me qellim qe te munde gjente varrin e Dom Dedes dhe deshiren e madhe te rivarroste eshtenat e Dajes vet, por koha shume e larget gadit 70 vjte e nuke u gjenden asnje gjuremet se ku ishte Varrose,sigurishte edhe nga shkatrrimet qe kishte psua vendi i repartit ushtarak, pore edhe ndertimet ma vone.
Keshtu qe Gjushi ne pamundsi per te gjet varrin, ka marre me vetem ne zemer Eshtrat e dhimbjen pa kufi, duke i lane vend Dajes ta varros ne zemren e tija, me imazhet e shpirtit, Dhe me besimin e shpresen se Dom Deda eshte nje Engjull i shejt ne qielle pran Hyijt.
 
Materiali
1.Nga Libri Martiret e Kishes Katolike ne Shqipri.
2. Gjergj Nik Gjonaj i cili ka sigurua matriale fotokopje
-a. nga Ministriai e drejtesise.
-b. nga deshmi tjera dekumentare
-c. nga biseda gojore.

*
Gjeto Turmalaj New-York. Dimer. 2015.

Vetvrasja e prof. Prenkë Kaçinari 1956

prenke_kacinari
Prof. Prenkë Kaçinari 1910-1956
VETVRASJA  E  NJË  FILOZOFI
Në 105 vjetorin e lindjes së Profesor Prenkë KAÇINARI

Nga : Fritz RADOVANI


  Profesor Prenkë KAÇINARI
  1910 – 1956

DOSJA 1167: U  MBYLL  ME  3 SHTATOR 1956, ORA 5 MBAS DREKE.

■ PROF. PRENKË KAÇINARI
Asht lé në Mitrovicë më 17 korrik 1910 . Ka përfundue studimet e nalta në fakultetin e Filozofisë, në vitin 1937 në Lion të Francës. Vjen profesor në Shkodër. Ka miqësi me Dr. Federik Shirokën, me të cilin asht mjekue dhe ka ba pjesë bashkë me Te në Organizatën “Balli Kombëtar”. Në vitin 1946, transfërohet mësues në Korçë, ku arrestohet pikërisht kur ishte tue verue mbasi ishte randue nga sëmundja tbc dhe “… Akuzohët:
– Se ka vazhduar shkollën nëpërmjet të Klerit Katolik.
– Ka bashkpunuar për ardhjën e fashizmit.
– Kur erdhi Italia u holl në mal me “Ballin Kombëtar” dhe në Kishë tek priftërijtë shtypte trakte, merrte udhzime nga kleri katolik dhe elementët e pakënaqur në Tiranë, gjoja i sëmurë rrinte i mbyllur në shtëpi.
– Ka bërë pjesë në grupe Social-Demokrate, kishte lidhje me profesorët e Korçës, Foto Bala, Sulo Klosi etj. – Ka punuar për të rrëzuar Pushtetin Popullor dhe për shkëputjet e lidhjeve me Bashkimin Sovjetik për t’u lidhë gjoja me popuj përparimtarë sipas tij, që donte të thonte të lidhesh me Anglo-Amerikanët. – Ka propaganduar për të rrëzuar Pushtetin me vjolencë. – Ka punuar me elementët e rinjë për të patur lidhje me demokristjanën dhe grupet e social-demokratës të udhëzuara nga Prenka.

■Me kalimin e kohës Sigurimi i Shtetit sa vinte e bahej ma i ashpër dhe i rrezikshëm. Përditë e ma tepër specializohej në drejtim të së keqes. Sigurisht, që në fillim i mungonte eksperienca por shpirti i keq dhe i mbrujtun me krime, ishte zgjedhë me kujdesin ma të madh ndër këta organe të mnershme e terroriste. Bie në sy që në fillim të vëprimëve të para të sigurimit mënyra e përzgjedhjes së elementit që kanë ndër mend me arrestue, ku merrët pikë orientuese shkolla që ka krye ose vendi ku ka përfundue shkollën e mesme ose të naltë. Kontrollohej rrethi familjar dhe shoqnor, e para, a ka simpatizue doktrinën komuniste ose jo dhe se a mund të na shërbejnë ne ose jo. Në shenjë janë shkollat e Françeskanëve dhe të Jezuitëve, ndërsa në pikëpamje mbarshtetnore janë në shënjestër edhe ata që kanë përfundue Gjimnazin e shtetit në Shkodër.
Ishte koha kur ishstudentët e vitëve maparë kishin mundësinë me u hakmarrë ndaj atyne që nuk ishin angazhue në rrethët  komuniste, që nuk i kanë simpatizue, ose kanë kenë indiferent ndaj vëprimëve të tyne. Kush mund të kishte shprehë ndonjë fjalë u quejt menjëherë “armik i popullit”, ose u mendue si “zog” i çelun në çerdhën e reaksionit që ishte “Shkodra”. Shumë nga studentët e ardhun në Shkodër, pa përjashtue ata që jetuen në Konviktin e njohun “Malet tona”, ose që kanë banue në Shkodër, por që kanë ndjekë shkollën në këtë qytet kjoftë edhe atë femnore të Motrave Stigmatine apo “Donika Kastrioti”, u ndoqën njësoj si nxanësit e shkollës Fullcit.

■Hys Zaja me një copë letër, madje, pafarë kursimi të çonte në duertë e kriminelëve: Zoji Themeli, Cuf Lohës, Ali Qorrit, Filip Pemës, Qamil Gavoçit, Kolec Ilisë, Petro Ballatës, Qazim e Fadil Kapisyzit, Jonuz Dinit, Dul Rrjollit, Ali Xhungës, Lilo Zenelit, Nesti Kopalit etj., ose një telefon nga “qendra” dhe të merrte dreqi sa nuk dijshe a do të shihësh ma dritën e diellit. E, sa të pafajshëm u zhdukën prej duerve të katilave?
As nuk bahet fjalë se ka me u dijtë e vërteta. Derisa mbulohet Gjenocidi që i asht ba gjithë Popullit Shqiptar, Shqiptarët do të vazhdojnë me kenë të fyem dhe të poshtnuem. ■Prof. PRENKË  KAÇINARI e Prof. ARSHI PIPA ishin të burgosun që në vitin 1946.
Të dy “armiqë të popullit”, të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem …

■Vëprimtaria armiqësore e Prenkës vërtetohet edhe nga të pandehurit:
– Sulo Konjari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i partisë Social-Demokrate.
– Gjovalin Vlashi thotë: Unë kam folë rreth gjendjes së formueme në Shqipni, gjithmonë kundër Pushtetit. Ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Xheudet Tirana thotë: Elementët që unë kam biseduar kundër Pushtetit Popullor dhe që ishin një mendimi me mue, ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Pashko Gjeçi: Në mbledhjën e parë që kemi ba në Lice në Durrës, ka kenë edhe Prenkë Kaçinari… Një mbledhje e kemi ba në shtëpi të Vasil Zirit, dhe një tek Simon Deda(gjoja i vetvramë në sigurim), një tek Stavro Frashëri…Ndër të gjitha ka kenë Prenkë Kaçinari…

■Në grup kishim edhe Pjetër Gjinin, Nush Radovanin, Kol Ashtën, Ndrekë Demën, Prenkë Kaçinarin, Simon Dedën, Luigj Ljarjen, Gaspër Jakovën, këta ishin për Social-Demokratën.” Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë prap edhe Prof. Prenkë Kaçinarin bashkë me Arshi Pipen para Gjyqit…

■Pyetet PROF. PRENKË  KAÇINARI, i cili deklaron:
“Kam kenë profesor në Shkodër. Atëherë nuk kishte Këshill të Lëvizjes N.Çl., por Lëvizje N.Çl. kishte. Në korrik të 1943 kam shkue në Shllak me “Ballin Kombëtar” për t’i ikë kuesturës. Me Mit-hat Frashërin jam takue në fillim të 1943 dhe bashkë me Zef Palin, jam organizue me “Ballin Kombëtar”. Në Tiranë jam takue me R. Barbullushin që më foli për Social-Demokratën, por unë i thashë, se jam i sëmurë e nuk due me dijtë gja për këtë punë. Pashko Gjeçin e njof, por nuk kam ba pjesë në ndonjë organizatë me té. Thanjet tjera nuk i pranoj, mbasi me ata përsona nuk kam asnjë lidhje. Me Klerin Katolik nuk kam pasë asnjë lidhje. Kam njoftë Don Mikel Koliqin dhe Don Ndre Zadejën. Me Don Ndreun kam bisedue vetëm për probleme filozofike dhe letrare.
Nuk dij se ka pasë ndonjëherë në Shqipni organizatë apo parti demokristjane.
Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti apo organizatë trathtare klandestine.
Jam kenë antifashist. Don Ndre Zadeja dhe në përgjithsi Kleri nuk e ka simpatizue okupacionin e fashizmin. Mbas 1944 nuk jam angazhue në politikë, ata që më akuzojnë nuk dij mbi ç’baza më akuzojnë.”(Dosja 1167, po aty).

■Thirret Pashko Gjeçi, i cili deklaron: “Preka më duket se ka kenë në mbledhje në Durrës me Partinë Social-Demokrate, kështu e dij unë.”
“Prenkë Kaçinari i përgjegjet: Unë nuk kam ndonjë anmiqësi, por le të pohojnë drejtë!”

■Edhe ndonjë dëshmitarit tjetër të parapergatitun Prenka, gjakftohët dhe me ton burrnor i jep atë përgjegje që meriton. Jam i sigurt, se këta dëshmitarë të topitun para qëndrimit të palëkundun të Prenkë Kaçinarit, fillojnë që në gjyq me mohue jo aq nga turpi, sa nga mendimi i gabuem i tyne, se në gjyq ata nuk kanë me kenë ndonjëherë përballë Prenkës.
Vetë përdorimi i fjalës “më duket” se ka qenë edhe Prenka!…, tregon lëkundje, një lojë që gënjeshtarët e përdorin shpesh me mendimin që i akuzuemi  me u lëkundë në qëndrimin e tij dhe po e hangri “ullinin”, hyni në grackë, ose ma vonë me pasë mundësinë me i thanë viktimës: “Të dhashë një mundësi me mohue!”.

■Faktet tregojnë se ata mbetën gjithmonë akuzues dhe shpifës, ndërsa burra u rikëthyen vetëm ata që para gjyqit thanë: “E kemi pranue me shtërngim, por e vërteta asht kjo që po tham tashti këtu !” e, nuk janë kenë të paktë edhe burrat që mbas dhunimit të mnershëm në hetuesi, kanë gjetë forca me thanë të vërtetën.

■Tue mos pasë fakte për gjykimin që mund t’i kenë ba gjykata, Prenka ose Arshiu ma vonë prap do të përsërisnin gjyqin. Unë po vazhdoj me thanjet e tyne mbasi jam i bindun se edhe Prenka edhe Arshiu, do të ridënoheshin njësoj edhe sikur kurrkush mos t’i kishte dalë dëshmitar i rremë në gjyq ose në hetuesi, madje, ma vonë edhe do t’ishin pushkatue si shumë shokë të tyne.

■Por, për me kenë të qetë shpirtnisht të paktën sot, ata që jetojnë nuk duhët të mendojnë se ata burra vdiqën pa folë për dobësinë tonë e, “ishalla edhe dokumentat janë djegë, se ashtu po flitët!” Jo, jo! Mos rreni veten gjithë jetën! Të gjithë dokumentat janë! Koha ka me provue dhe ka me vulosë ndër fletët e historisë se të gjitha poshtërsitë Enver Hoxha, me shokët e tij i ka lanë këtu e askush mos të mendojnë, se i kanë marrë me vedi në varr!
***

■Me datën 24 dhetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës, major Gjon Banushi, jep vendimin nr. 704 themel. Si mbas zhvillimit të gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:
“… Në emër të Popullit Shqiptar”:
“… Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore dhe antarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë.
I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin, Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin, Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e qytetit.
Prandaj: … Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:
  1. Prenkë Kaçinari, me privim lirije për jetë, konfiskim të pasurisë së tij të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
  2. Arshi Pipa, me 20 vjet privim lirije.
  3. Hysen Ballhysa, me 15 vjet privim lirije.
  4. Pashko Gjeçi, me qenë se u tregua shumë i sinqertë para Gjyqit dhe deponoi vullnetarisht jo vetëm fajsinë e tij, por edhe të shokve të tij pjestarë të po një organizate, i akordohën shkaqe lehtësore në konformitet me nenin 45, të ligjës 382, dt.12 dhjetor 1946, dhe vendosë: dënimin e tij me 5 vjet privim lirije, dhe konfiskimin e pasurisë.
Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit. Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga: Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku dhe Kap. I Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.
Durrës 24 dhjetor 1947.  Sekretari d.v.  Antar d.v.  Antar d.v.  Kryetari d.v. (vetëm firmat)
***

■Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument:  “Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:
Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të organizatës agjento-sabotatore… Organizata është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të rregullta.
Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në sektorët e tyre, kanë agjituar për të përgatitur terrenin për ndërhyrjen e Anglo-Amerikanve. Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.
Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut…
24 shkurt 1948 Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare; Kapiten I. Nevzat Haznedari  d.v.
***

■Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë, kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino,
mbasi shqyrtoi dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:
  1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.
  2. ARSHI MUSTAFA  PIPA, me 20 vjet privim lirije.
  3. HYSEN NAMIK  BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.
  4. PASHKO VASË  GJEÇI, me 5 vjet  privim lirije.
Kryesekretari  d.v.  Antar d.v.   Antar  d. v.    Kryetari  d.v. (vetëm firmat). “
  • Këtu mbyllet vetëm dosja…
***

■Prof. Prenkë Kaçinari, provoi, se ka rasë që jeta tregohët e ashpër dhe mizore e ndonjëherë, jo e meritueme kjo veper për atë që e provoi…
  • Lexoni me kujdes këta pak rreshta, (pa koment):

■“I dashtuni Mark, (Të dashtunit e mi)
Edhe pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithve: kunatën, motra, nipa e mbesa që kaq fort ju kam dashtë. Vëndosa me e krye këtë akt dobësije do ta quani, por për mue kje akt kurajoz. Vuajta tepër e tash ma s’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuajtjeve të mija. Kjeshë te ju; nuk dhashë me kuptue gja; nuk dojshe me tradhtue veten, kisha frigë të mos më mbusheshin sytë me lotë. Nuk e pashë edhe motrën time të dashur, Luljen, që ishte e shtrueme në spital. Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t’i përshkruej. Po e shkruej këtë letër me lot ndër sy.
Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.
Një dëshirë tjetër e, që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.
E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’ju shkruajshe ma gjatë. S’po më punojnë ma as mendja, as dora.
Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat tuaja, jam i juaji
Prenkë  Kaçinari
Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.”


■Kjo letër iu postue nga Tirana nga vetë Prenka, z. Mark Lezhja në Durrës, që ishte burri i motrës së Prenkës, Karrolinës, ku ruhet origjinali. (shënimi i FR).

■Vetvrasja u krye nder varrezat Ortodokse të Tiranës, ku edhe u varros mbas veprimeve të Prokurorit të Tiranës, Minir Tirana. Ai njoftoi per vetvrasjen Lajde Kaçinarin.

■Në kjoftë se Prof. Prenkë Kaçinari u vetvra si pasojë dishprimi nga Vendimet e Jaltës…

■Po të njajtin fat pësoi edhe Shqipnia nen thundren sllave, gja të cilen, sot e kemi të dokumentueme në librin e Kolë Mirakaj “VETVRASJA E NJË KOMBI”…
          

  Melbourne, Gusht 2015.

Kriminelët e komunizmit

KRIMINELET E KOMUNIZMIT




-Funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme si:
1. Koçi Xoxe,
2. Nesti Kerenxhi,
3. Mehmet Shehu,
4. Kadri Hasbiu,
5. Feqor Shehu,
6. Hekuran Isai,
7. Simon Stefani,
8. Vaskë Koleci,
9. Mihallaq Ziçishti etj.

-Prokurorë dhe gjykatës, që kanë gjykuar për motive politike si:
1. Bedri Spahiu,
2. Aranit Çela,
3. Faik Minarolli,
4. Ago Çela,
5. Mithat Goskova,
6. Llazi Polena,
7. Dhori Panariti,
8. Sotir Qirjaqi etj.

-Hetues për çështje politike, që kanë ushtruar torturën gjatë proçesit hetimor si:
1. Nevzat Haznedari,
2. Avram Koja,
3. Myftar Tare,
4. Dilaver Bregasi,
5. Muço Saliu etj.

-Shefa Sigurimi në qendër dhe në rrethe, që kanë ushtruar dhunë e tortura si:
1. Banush Goxhaj,
2. Besim Selita,
3. Dhosi Progri,
4. Petrit Hakani,
5. Lilo Zeneli,
6. Qatip Dervishi,
7. Kopi Niko
8. Zoi Themeli
9. Halim Xhelo
10. Hilmi Seiti
11. Gjolek Aliu
12. Nuri Çakerri
13. Mehdi Bushati.

-Komandantë burgjesh dhe kampesh me punë të detyruar me të burgosur politikë, që kanë ushtruar dhunë dhe tortura, gjatë ushtrimit të detyres si:
1. Tasi Marko,
2. Besnik Çomo,
3. Beqir Baja,
4. Çelo Arrza,
5. Bajram Korvafaj,
6. Janaq Karapataqi,
7. Vangjel Rrëmbeci,
8. Niko Kolitari,
9. Qamil Mane,
10. Haxhi Pela,
11. Haxhi Gora,
12. Beqir Liço,
13. Hazbi Lamçe,
14. Burhan Beqari, etj

-Lista e përsonave që janë denoncuar se kanë ushtruar terror, dhunë, tortura dhe kanë dhënë dënime politike në kohën e Diktatures Komuniste në Shqiperi:
1. Aranit Çela,
2. Arzem Leskoviku,
3. Avram Koja,
4. Azbi Lamçe,
5. Ali Kubati,
6. Angji Faberi,
7. Angji Lubonja,
8. Anastas Dushku,
9. Ali Korbi,
10. Ago Çela,
11. Abedin Topi,
12. Agim Shkupi,
13. Ali Shtino,
14. Arben Meço,
15. Agron Tafa,
16. Aleksander Nakolli,
17. Adil Prishtina,
18. Agim Alimeta,
19. Ali Xhunga
20. Asllan Liçi,
21. Anastas Koroveshi,
22. Aleksander Shundi,
23. Asaf Kondi,
24. Arqile Lole,
25. Besnik Çomo,
26. Bexhet Mema,
27. Beqir Baja,
28. Banush Goxho,
29. Bujar Jazexhiu,
30. Behar Xheka,
31. Besim Selita,
32. Bajram Tresova,
33. Bedri Spahiu,
34. Bajram Korvafa,
35. Bejtash Kore,
36. Burhan Beqari,
37. Bilo Bregu,
38. Çelo Arrëza,
39. Çome Simaqi,
40. Çome Vodica,
41. Delo Balili,
42. Dilaver Bregasi,
43. Demir Prodani,
44. Dusho Dushaj,
45. Dulaq Lekiqi,
46. Dyl Rrjolli,
47. Dhosi Mborja,
48. Dhosi Progri,
49. Dhimiter Bonata,
50. Dhori Panariti,
51. Dhimiter Shahini,
52. Dhimiter Shkodrani,
53. Dhimiter Berati,
54. Dhimo Sinani,
55. Enrike Bilbili,
56. Engjëll Backa,
57. Edmond Caja,
58. Qerem Anxhaku,
59. Eleni Hado,
60. Edmond Vodica,
61. Qerem Xhafa,
62. Esad Mane,
63. Faik Minarolli,
64. Florian Kolaneci,
65. Ferhat Matohiti,
66. Fadil Pineti,
67. Fadil Kapisyzi,
68. Flamur xhemali,
69. Fuat Brinja,
70. Fatos Trebeshina,
71. Fejzo aloci,
72. Frederik Nosi,
73. Farudin Poçari,
74. Faredin Jaho,
75. Feçor Shehu,
76. Feti Smokthina,
77. Filat Muço,
78. Gole Boshari,
79. Gani Vajza,
80. Gaqo Meçi,
81. Galip Sojli,
82. Gaqo Progri,
83. Gani Kodra
84. Gjolek Gërbi,
85. Gjolek aliu,
86. Gjon Banushi,
87. Gjeli Argjiri,
88. Gjysh Tafili,
89. Gjovalin Ndoi,
90. Halim Xhelo,
91. Hasaf Kondi,
92. Hilmi Seiti,
93. Hajdar Aranitasi,
94. Hysen Hoxhati,
95. Haki Dule,
96. Hava Bekteshi,
97. Haki Keta,
98. Haki Vinçani,
99. Hilmi Telegrafi,
100. Hadër Isaj,
101. Hamdi Meta,
102. Hasan Ulqinaku,
103. Harun Ismaili,
104. Him Kolli,
105. Haxhi Pela,
106. Haxhi Gora,
107. Hodo Habibi (toger Baba),
108. Hazbi Lamçe,
109. Hysni Ndoja,
110. Hekuran Pobrati,
111. Irakli Kocani,
112. Irakli Bozo,
113. Isuf Keçi,
114. Ilo Vera,
115. Ismail Qineti,
116. Irfan Devolli,
117. Ilo Qafa,
118. Irfan Shaqiri,
119. Isuf Çobani,
120. Ilia Gaqo,
121. Ilo Bodeci,
122. Ilo Pano,
123. Isamedin Resmja,
124. Isa Halili,
125. Idris Çoba,
126. Janq Karapataqi,
127. Jani Naska,
128. Josif Gjika,
129. Josif Gjipali,
130. Josif Gegprifti,
131. Jorgo Sulioti,
132. Jaho Gjoliku,
133. Janaq Syko,
134. Koçi Xoxe,
135. Kadri Hasbiu,
136. Kadri Ismailati,
137. Ksenofon Nushi,
138. Koli Rrëmbeci,
139. Koço Josifi,
140. Kristo Mushi,
141. Koço Konstandini,
142. Kasem Kaçi,
143. Kristofor Mërtiri,
144. Kadri Bojaxhi,
145. Kiço Caja,
146. Kosta Prela,
147. Kiço Gjonçi,
148. Kapllan Sako,
149. Kapo Kapaj,
150. Kiço Proko,
151. Kasem Troshani,
152. Kamber Lipeshani,
153. Kopi Niko,
154. Lefter Lakrori,
155. Lake Devolli,
156. Luki Misha,
157. Lola Mano,
158. Lilo Zeneli,
159. Laudin Bardhi,
160. Lefter Kasneci,
161. Luan Avdia,
162. Lufter Hoxha,
163. Leo Baba,
164. Loni Dimoshi,
165. Llambi Peçini,
166. Llazi Stratobërdha,
167. Llazi Polena,
168. Llambi Titani,
169. Llazi Petro,
170. Mehmet Shehu,
171. Mihallaq Ziçishti,
172. Manush Myftiu,
173. Muço Saliu,
174. Myftar Tare,
175. Memisha Stepa,
176. Mustafa Iljazi,
177. Manol Milo,
178. Maqo Pecani,
179. Mexhit Metohu,
180. Mane Sevrani,
181. Muharrem Shehu,
182. Mynyr Tirana,
183. Muharrem Vasjari,
184. Mine Bejko,
185. Mehdi Bushati,
186. Meço Ahmeti,
187. Mustafa Rrapushi,
188. Mustafa Beqo,
189. Mëhill Doçi,
190. Mark Dodani,
191. Mehmet Jaho,
192. Mustafa Qilimi,
193. Nevzat Hazdenari,
194. Nesti Kerenxhi,
195. Niko Ceta,
196. Nexhat Hyseni,
197. Naum Bezhani,
198. Niko Paskali,
199. Nysret Dautaj,
200. Nuri Çakerri,
201. Nasi Poloska,
202. Niko Popllo,
203. Nesti Saraçi,
204. Ndreçi Plasari,
205. Niko Kolitari,
206. Nazmi Brinja,
207. Nuçi Tira,
208. Njazi Zjarri,
209. Namik Cakrani,
210. Namik Veizi,
211. Nuredin Dobrusha,
212. Nuri Luçi,
213. Nazmi Biçoku,
214. Namik Qemali,
215. Nuçi Tira,
216. Petrit Hakani,
217. Pilo Shanto,
218. Paskal Andoni,
219. Petrit Arbana,
220. Peçi Kalluci,
221. Petrit Çakerri,
222. Piro Laska,
223. Petrika Mushi,
224. Pelivan Luci,
225. Pëllumb Kokona,
226. Pëllumb Karkanaqe,
227. Pandi Prifti,
228. Qemal Bulluku,
229. Qamil Mane,
230. Qazim Myftiu,
231. Qamil Gavoçi,
232. Qemal Nallbani,
233. Qatip Dervishi,
234. Qazim Kondi,
235. Qamil Lamaj,
236. Qamil Meçe,
237. Qazim Mysliu,
238. Rexhep Kolli,
239. Rasim Deda,
240. Riza Lubonja,
241. Raqi Iftica,
242. Raqi Zavalani,
243. Rexho Hyseni,
244. Rustem Çipi,
245. Ramazan Hoxha,
246. Rrapi Dhima,
247. Rrapi Mino,
248. Stavri Xhara,
249. Stefo Grabocka,
250. Skënder Konica,
251. Skënder Kosova,
252. Sali Hoxha,
253. Stavri Madhi,
254. Sabri Bebeti,
255. Skënder Backa,
256. Skënder Baftjari,
257. Sabri Hoti,
258. Sylejman Maloku,
259. Serafin Meçe,
260. Sotir Vullkani,
261. Stavri Naçi,
262. Selman Vishocica,
263. Stefi Trebicka,
264. Siri Çarçani,
265. Sotir Xheka,
266. Spiro Xhai,
267. Subi Bakiri,
268. Sotir Mero,
269. Salo Petroshati,
270. Sotir Spiro,
271. Selim Alimerko,
272. Sami abazi,
273. Spiro Lame,
274. Sali Bundo,
275. Skënder Myftari,
276. simon Stefani,
277. Sulo Gradeci,
278. Skënder Tashollari,
279. Skënder Breca,
280. Shefqet Peçi,
281. Shemsi Totozani,
282. Shim Kolli,
283. Shuap Panariti,
284. Shyqyri Kusi,
285. Shkëlzen Bajraktari,
286. Shkëlqim Zaloshnja,
287. Tasi Marko,
288. Tamaz Beqari,
289. Tamaz Nepravishta,
290. Thoma Karamelo,
291. Thoma Fisniku,
292. Thoma Nako,
293. Thoma Napo,
294. Thanas Caku,
295. Vaske Koleci,
296. Veli Hoxha,
297. Vasil Milo,
298. Vaskë Afezolli,
299. Vangjo Mitrojorgji,
300. Vangjel Pecani,
301. Vilson Pecani,
302. Vaniamin Martini,
303. Veli Bakiri,
304. Vaskë Dimoshi,
305. Xhule Ciraku,
306. Xhevdet Gavoci,
307. Xhavit Struga,
308. Xahvit Miloti,
309. Xhafer Ramadani,
310. Xhemal Selimi,
311. Xhafer Pogaçe,
312. Xhako Bubësi,
313. Zoi Themeli,
314. Zylfi Saliu,
315. Zyhdi Aga,
316. Zajë Hysa,
317. Zihni Muço,
318. Zef Lokja,
319. Zoi Shkurti,
320.Asllan Lici.

Kush nuk flet me emna?!- nga Fritz Radovani



KUSH  NUK  FLET  ME  EMNA ?!
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

            Nga Fritz RADOVANI

                      NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE...”

Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”...
Me rasën e shumë të përfolunave “hapje dosjesh”, lexoj artikuj e shumë mendime që jepen për këte veprim që asht një “dëshirë” ma shumë se 24 vjeçare e zhvillimeve demokratike në Shqipni. Më kujtohet mirë kur kam kerkue në mbledhjen e zhvillueme në Komitetin Ekz. K.P. të Rrethit Shkodres, në Shtator të vitit 1991 nga z. Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Përsekutuemëve Politik të Shkodres”, dhe mbas pak ditësh, z. Pashko, erdhi në Shkoder dhe komunikoj kerkesen time, që bana në emnin e BSPSh së Shkodres. Me komunikimin e Tij, shoqnohej edhe një porosi: “Kini kujdes në
zgjedhjen e drejtuesit, që të përfaqsohet nga një figure e paster!..”. Për këte figurë kam shkue tek z. Bardh Shiroka, Karlet Luka, ku ishte prezent Dedë Gjomarkaj...dhe mbasi këta nuk u zotuen, kryesisht nga mosbesimi tek e ardhmja, dhe jo nga papestërtia e vet, kemi bisedue me Lin Martinin, për të cilin ishe plotsisht dakord, mbasi kishe edhe një thanje për Te, vite ma parë nga At Pjeter Mëshkalla: “Ndër djelmët shkodranë që kanë vuejtë dënimin në Burrel, Lini asht kenë ma i miri djalë me qendrimin e Tij”. Dhe Lini u zgjodh Kryetar i Shoqatës. Një ditë pa u kujtue askush, mora vesh se Pjeter Arbnori dhe Ali Kazazi, kishin formue një fraksion tjetër me epitetin “shoqata ‘antikomuniste”...
            Kështu, si gjithkund, “demokratët”, edhe këtu filluene përçamjen...
            Në vitin 1992, PD fitoi zgjedhjet, dhe qeverisja kaloi në drejtimin e saj.
Me zgjedhjen e Filip Guraziut kryetar Bashkije i Shkodres, kam shkue dhe i kam paraqitë edhe një projekt të vizatuem për një Monument të Viktimave të komunizmit në Zallin e Kirit, pikrisht aty, ku janë krye vrasjet ma të shumta. Shoqata bani edhe një njohtim në gazeten “Pishtari” për idenë time në lidhje me Monumentin, dhe mbas pak ditësh u njohtue se nga Amerika kishin dergue “disa” dollarë ndihmë për ndertimin e tij.
Deri sot, me sa dij unë, nuk asht ba asnjë veprim në këte drejtim. E hapa këte temë, mbasi “hapja e Dosjeve” ka me tregue edhe kush i saboton veprimet e Shoqatave të të Persekutuemëve Politik në Shqipni? – Po, si do të merren vesh këta sabotime?
Kryesisht, veprimet antidemokratike, duhet të publikohen me Emna! Autorët që veprojnë ashtu, duhen publikue haptas dhe PA FRIKË, kush nuk do me shkrue haptas të mbyllin gojen dhe të mos gabojnë me shkrue me sigla, ose njeni apo dikush... Ata që do të vazhdojnë me shkrue me “nënkuptime” ase sigla, nuk kanë nevojë fare me ua hapë dosjet, mbasi ua kanë hapë vetes së vet. Shkrimet me sigla kanë autorë të gjithë “ata”, që “i ka çue e ama, me la gojën...”, deri ndër tavolinat e Kuvendit Popullor apo Presidencë, dhe nuk kanë kurajo me thanë haptas: “Ne nuk jemi për këte vend, mbasi na mungon kryesoria, Pastertia e figurës së Shtetasit Shqiptar”! Ka ardhë koha me ua thanë haptas: “Pusho, dhe qerou nga ky vend, se ishe dhe mbetesh agjent i sigurimit të PPSh”!
Hapja e Dosjeve vërtetë asht një pastrim i dëshrueshëm prej shumë vitësh, nga të gjithë ne që endè nuk njohim vrasësit e njerëzve tanë shumë të dashtun, po njëheri asht edhe një qetësi shpirtnore për të gjithë ata që me dekada kanë jetue tue mendue me vete: “Kush ishte gjakbasi i njeriut tim?!”, dhe kjo, asht ma e randsishmja e hapjes së tyne.
Porsa, rifilloi tashti diskutimi i “Hapjes së Dosjeve”, rifilloi njëheri edhe akuza ndaj të burgosunve politik, që kishte bazë imorale shpifjen! Agjentët e vjetër fillojnë me shpifë kundër mjaftë figurave të Nderueme Atdhetare, madje deri tek i pavdekshmi dhe i panjollosuni asnjëherë, Martiri Prof. Arshi Pipa! Edhe ajo shpifje ka bazen e vet, po aty, ku asht “fabrikue” gjithmonë ma e flliquna mënyrë njollosje ndaj Atyne Figurave!
Sot, lexova, z. Kolec Traboini, botoi emnat e nënshkruesëve për pushkatimin e të Ndjerëve Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj, me 24 Maji 1973...
Nënshkruesit ishin: “Haxhi Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Dhimiter Shuteriqi,Vito Kapo dhe Spiro Moisiu.” Asnjë nga këta emna nuk më çuditë. Ishte vendi dhe detyra!
Madje, as edhe ata që do të vijnë ma vonë ndër shkrimet pasuese. Ky dokument u thotë shpifësve haptas dhe “me shkronja të mëdha”, si dikur, “fletë rrufetë”: “Ndaloni pak “vrapin” kur kerkoni me akuzue njerëz të pafajshëm, dhe veshtroni me kujdes se deri ku kishte mërrijtë “pushka dhe thika e pabesë” e agjentave të vjeter dhe të rijë e komunistëve agjenta: “Me nënshkrue me vra njerëz të Pafajshëm” ministri i arësimit Kahreman Ylli dhe, kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipnisë, Dhimiter Shuteriqi... apo do të shohim shpejtë edhe “dr. prof e akademikët”, që nuk asht larg mjerisht ajo kohë, bashkë me publikimin atyne që predikojnë “demokracinë”...
Po kje se, asht thanë se vërtetë do të hapen dosjet, ata duhen hapë pa kushte dhe pa asnjë ndryshim nga e verteta sado e hidhun kjoftë për ata që i kanë sherbye atij vend vllavrasës, torturues, shpifës, hakmarrës, shnjerzor, shnderues, kriminal dhe terrorist!
Betimit të Presidentit dhe Figurave të tjera të Shtetit Shqiptar, duhet ti shtohet se: “Nuk jam kenë as nuk jam agjent i sigurimit shtetit komunist, dhe agjent i huej...etj.” Nëse, mbas Betimit vertetohet e kunderta, ai duhet dënue per tradhëti të naltë!
Unë jam për publikimin e plotë të listave emnore të nëpunësve agjentë, dhe të gjithë atyne që kanë marrë edhe rroga apo dekorata e shperblime për agjenturë, tue fillue nga viti i parë i thëmelimit të Sigurimit Shtetit komunist, 21 Prill 1943, dhe me vazhdue me organet e Ndjekjes, brigadat e pushkatimit, hetuesitë, gjykatat, vrasësit e mësheftë të  organeve të PKSh (PPSh), që mëshefeshin nën masken e Frontit Demokratik... dhe, kur të jenë ba të njohun këta bisha, duhet vazhdue me emnat e vitëve pasuese deri në vitin 1992. Atëherë, mund të fillohet me të “dhunuemit” ndër hetuesi apo kampe pune, reparte ushtarake etj...Për të mërrijtë në vazhdimsinë e tyne deri ndër ditët tona, ku nuk duhet të perjashtohen asnjëherë, datlindja, vend lindja, vendpunimi, koha e saktë e shërbimit, dhe vdekja, për mos me krijue analogji tjera me emnat e vërtetë të agjentëve. 
Ata përsona që kërkojnë saktësi për shpifsat, vrasësit apo dhunuesit ndaj tyne, duhet me çdo kusht, ti drejtohen Zyres përkatëse të Arshivave dhe dokumentave, që asnjëherë, nuk duhet të jenë në varësinë e institucioneve të njollosuna me ata krime.
Njerzit ma të “pafalshmit” e të mësheftit deri sot, janë hartuesit dhe projektuesit e Dosjeve Konsultative, ku projektohej arrestimi, dënimi dhe përfundimi i Viktimave të Pafajshme, për me ushtrue terrorin që kerkonte ideatori terrorist Enver Hoxha.
Rrugët tjera vetem të çojnë tek thanja popullore: “Më ka çue nana..me la gojën”!

Melbourne, 2014.