NDERROI JETE MESHTARI HERO DON SIMON JUBANI NE MOSHEN 84 VJEÇARE

Dom Simon Jubani gjatë meshës së 11 nëntorit 1990


Dom Simon Jubani u lind më 8 mars të vitit 1927 në Shkodër prej një familje të devotshme katolike, e cila i fali Kishës e Atdheut dy meshtarë: martirin e intelektualin Dom Lazër Jubani, i cili u helmua me arsenik ngapolicia sekrete komuniste në vitin 1982, dhe të guximshmin Dom Simon Jubani. Me 4 maj të vitit 1958 shugurohet meshtar nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbejë në Abacinë e Mirditës. Arrestohet në vitit 1963 dhe vuan plot 26 vite të burgut. Gjithnjë militant aktiv, ballë për ballë dhe i papërkulur përballë torturave të komunistëve dhe gjithmonë nën vëzhgimin e spiunëve, lirohet me 13 prill të 1989 së bashku me klerikë të tjerë. 20 vite më pare, më 4 nëntor fillimisht e më pas me 11 nëntor të vitit 1990 kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Për këto ditë në librin e tij “Mesha e parë” Dom Simoni do të shkruante: “Bana gadi shejt çka kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji corporal dhe nji kryq. Kur mbërrijta nder vorre, Marku që kishte shtëpinë aty afër solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme… Fjalën e mora para Meshe tue falenderue Markun dhe praninë e nja 300 vetve të ndodhun nder varreza për nji Meshë të pasigurtë, ma tepër për lutje e divocjon personal tue pastrue barnat e tue përkdhelë banesen prej dheut nga ku do të ngjallemi një ditë me të dashtunit dhe të parët tonë…”
Më 4 nëntor fillimisht e më pas me 11 nëntor të vitit 1990 kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Për këto ditë në librin e tij “Mesha e parë” Dom Simoni do të shkruante: “Bana gadi shpejt çka kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji corporal dhe nji kryq. Kur mbërrijta nder vorre, Marku që kishte shtëpinë aty afër solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme… Fjalën e mora para Meshe tue falenderue Markun dhe praninë e nja 300 vetve të ndodhun nder varreza për nji Meshë të pasigurtë, ma tepër për lutje e divocjon personal tue pastrue barnat e tue përkdhelë banesen prej dheut nga ku do të ngjallemi një ditë me të dashtunit dhe të parët tonë…”
Për kontributin e çmueshëm mbarëkombëtar që Zoti i besoi, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi diplomën “ Doctor Honoris Causa” në shkenca humane me motivacion: “Protagonist i një epoke të re në Shqipëri”. Pas rënies së komunizmit shërben për disa vite përsëri në malet e Mirditës dhe dekadën e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodrës.